Lufta në PD, përkrahësit e Bashës
dhe Olldashit të ndarë dhe në kafene

Lufta në PD, përkrahësit e Bashës<br />dhe Olldashit të ndarë dhe në kafene
TIRANE - Demokratët pavarësisht se ka mbi një muaj që e kanë zgjidhur problemin e zgjedhjes së kryetarit, teksa sipas parimit “një anëtar një votë” në krye të PD u zgjodh Lulzim Basha, ende nuk po gjejnë paqe mes tyre.

Ndërkohë që tashmë janë në opozitë me kohë të plotë, për shkak se qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Edi Rama e ka marrë detyrën pas seancës së tejzgjatur të debatit në Kuvend dhe betimit para presidentit të Republikës Nishani, demokratët nuk rreshtin përplasjen mes tyre, në vigjilje të përgatitjes së zgjedhjeve brenda PD dhe Kuvendit Kombëtar.

Kështu, kundërshtarët e linjës zyrtare në PD, duke parë se Basha është jashtë Kuvendit dhe fjalët e deklaratat e tij po ngjisin pak në publik, si dhe sjelljen prej lideri të Berishës në Kuvend, pavarësisht se është Paloka kryetar grupi parlamentar por dhe në publik me deklarata të forta, kanë vendosur të marrin revansh për zgjedhjet brenda PD.

Kështu, të grumbulluar rreth rivalit të Bashës për postin e kryetarit, Sokol Olldashi kundërshtarët e linjës zyrtare të PD kanë nisur përgatitjet për të vendosur dominancën në drejtimin e degëve të PD në qarqe, por dhe për të pasur shumicën në përzgjedhjen e delegatëve të Kuvendit Kombëtar që mblidhet në dhjetor, i cili vendos për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

Nëse merret shumica në këtë këshill atëherë ajo vendos për anëtarët e kryesisë, për sekretariatin e PD por dhe për nënkryetarët e partisë. Mësohet se deri më tani emisarët e grupeve brenda PD kanë nisur përpunimin e anëtarësisë së partisë në Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan e Berat për të arritur dhe përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme që do mundësojë që kur të fillojë fushata për zgjedhjen e drejtuesve të degëve të PD, fushatë e cila pritet të fillojë në fund të muajit shtator apo në fillim të muajit tetor, grupet mbështetëse të jenë gati.

Që tani, ndonëse i komanduar kryetari i grupit Edi Paloka ka nisur që të bëjë fushatë për të qënë nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit të PD. Ndërsa Imami, Halimi e drejtuesit e tjerë të PD po mbështesin Bashën për të marrë shumicën e kryetarëve të degëve në qarqe por dhe të forumeve drejtuese, Olldashi me mbështetësit e tij po lufton fort për të mbajtur pozicionin dominues në parti.

Ndërkohë përplasjet brenda PD reflektohen dhe në ambjentet e selisë së re të kësaj partie te ish-SHQUP. Pasi të gjithë ata që kanë qënë qëndrestarë por dhe nuk kanë qënë të punësuar gjatë qeverisjes së PD i shohin të rinjtë në këtë parti si ozurpatorë, duke sjellë në këtë mënyrë vendosjen e një vije ndarëse dhe në kafenetë në ambjentet e selisë blu. Kështu përkrahësisht e Bashës qëndrojnë më vete ndërsa ata të Olldashit qëndrojnë më vete, duke shënuar në këtë mënyrë një vijë të rrezikshme përçarjeje brenda kësaj partie, ndonëse e zakonshme për një parti politike që pas tetë viteve në qeverisje, ikën nga pushteti.

Aq më tepër që PD ka ndryshuar liderin e saj historik Berisha, e ka shumë të vështirë që të përshtatet me një kryetar tjetër partie, pasi janë mësuar që për 23 vite me radhë të protestojnë, bëjnë fushatë dhe të gëzojnë me emrin e tij.
 
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane