TIRANE - Zbardhen identitetet e 6 shqiptarëve të plagosur në luftimet e grupeve rivale në luftën civile në Siri. Sipas raportit më të fundit të Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, i cili ka dalë në maj të këtij viti, veç 9 shqiptarëve të vrarë në Siri, janë edhe 6 të plagosur. 

Nga këta vetëm 2 janë kthyer në Shqipëri, 3 janë kthyer të luftojnë në Siri dhe një, i cili është dëmtuar më rëndë është duke marrë trajtim të specializuar mjekësor në një klinikë në Larisa në Greqi. Bëhet fjalë për Ervin Dukën, i cili ka dalë nga Shqipëri për në Siri në 8 shkurtin e vitit të kaluar. Është plagosur nga një predhë dhe pas mjekimit të parë në Turqi është transferuar në një klinikë në Larisa

Të plagosur të tjerë janë edhe Bajram Sulaj, Mariglen Dervishllari, Arbër Zani, Gramoz Çengeli dhe Eduart Dursi porn ë gjëndje më të mirë se Duka, dhe plotësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Dervishllari i cili ka dalë nga Shqipëria janarin e vitit të kaluar është plagosur në të njëjtën ngjarje ku janë vrarë Bledian Hamza dhe Hamit Muslija. Edhe pse është mjekuar në Tiranë, Dervishllari, pasi është përmirësuar është kthyer në Siri ku dyshohet se vijon të jetë aktiv në luftime. 

Zani është plagosur në 18 shkurt të këtij viti bashkë me 3 persona të tjerë, pasi automjeti i tyre hasi në një minë. 

Ndërsa Çengeli dhe Dursi, gjenden në Shqipëri ku janë kuruar dhe janë plotësisht jashtë rrezikut. 

Në dy vitet e fundit në Siri sipas raportit janë vrarë
Anri Maliqaj, 33 vjeç, banues në Prush të Tiranës, me tre fëmijë; Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora, i martuar;
Diamant Rasha, me banim në Tiranë, me dy fëmijë;
Hasan Korvafaj, 58 vjeç, nga Kuçi i Vlorës me banim në Tiranë, me tre fëmijë;
Hamit Myslija, 41 vjeç, banues në Laprakë, i martuar me katër fëmijë;
Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë, i martuar e me dy fëmijë
Ervis Alianji dhe Bledar Hamza nga Pogradeci, për të cilët të afërmit janë njoftuar për vdekjen

Policia e Shtetit dhe Prokuoria e Krimeve të Rënda në fillim të janarit arrestuan 14 persona të akuzuar se kanë dërguar të luftojnë përkrah grupeve terroriste në Siri rreth 90 besimtar muliman nga Shqipëria.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)