Forcat ruse sulmuan sërish qytetin Avdiivka në Ukrainën lindore për të katërtën ditë radhazi, ndërsa Moska dhe Uashingtoni besojnë se sulmet e përsëritura nënkuptojnë një ofensivë të re në pushtim.
Ofensiva e madhe po bëhet me mjete të blinduara dhe mbështetje ajrore. Situata duket se është bërë sërish jashtëzakonisht e vështirë për forcat e rezistencës ukrainase. Kjo konfirmohet nga burime ruse, ukrainase dhe amerikane. Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, shpjegoi se betejat e vazhdueshme në lindje të vendit shënuan një fazë të re, ndërsa kundërofensiva ukrainase kishte përfunduar.
“Trupat ruse kanë qenë në ofensivë përgjatë gjithë frontit për disa ditë tashmë”, tha Nebenzia në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Prandaj, e ashtuquajtura kundërofensivë ukrainase mund të konsiderohet e përfunduar. Në Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, se cilësoi këtë një "sulm të ri", por ai gjithashtu u shpreh i sigurt se "ushtria ukrainase do të jetë gati për t'i zmbrapsur forcat ruse”.
Në Avdiivka, luftimet kanë vazhduar për katër ditë rresht. Rusia e ka përqendruar sulmin në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk.
Vështirësitë e mëdha për ushtrinë ukrainase i konfirmoi edhe komandanti i forcave tokësore të Kievit, Oleksandr Syrskyi.
Sulmi i ri i Rusisë në qytetin ukrainas Avdiivka në Donetsk ka kapur pa përgatitur forcat ukrainase. Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, shpjegoi se betejat e vazhdueshme në lindje të vendit shënuan një fazë të re, ndërsa kundërofensiva ukrainase kishte përfunduar.
“Trupat ruse kanë qenë në ofensivë përgjatë gjithë frontit për disa ditë”, tha Nebenzia.
Edhe Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby, shpjegoi ky “është një sulm i ri”. Megjithatë ai tha se beson që ushtria ukrainase do të jetë në "gjendje që t'i zbrapsë forcat ruse".
Vështirësitë e mëdha për ushtrinë ukrainase i konfirmoi edhe komandanti i forcave tokësore të Kievit, Oleksandr Syrskyi