Moskë, Rusi
Një dezertor rus, i intervistuar në mënyrë anonime nga BBC, rrëfen se ditën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, baza bërthamore ku ai shërbente u vu në gjendje gatishmërie totale.
“Para asaj kohe, kishim vetëm stërvitje. Por ditën kur filloi lufta, armët ishin plotësisht në pozicion,” thotë ish-oficeri i forcave bërthamore ruse.
“Ishim gati të lëshonim forcat në det dhe në ajër dhe, teorikisht, të kryenim një sulm bërthamor",-shtoi ai.
Ushtaraku pohon se gjendja e gatishmërisë ishte në fuqi që në ditën e parë të luftës dhe se njësia e tij ishte “e izoluar brenda bazës”.
“E vetmja gjë që kishim ishte televizioni shtetëror rus, Nuk e dija vërtet se çfarë kuptonte e gjithë kjo. Nuk po luftonim në luftë, thjesht po ruanim armët bërthamore",- thotë ish-oficeri.
Ai shton se gjendja e gatishmërisë u hoq pas dy ose tre javësh.
Lajmi kryesor: