Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

‘Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është futur në një stad të ri’, kështu është është shprehur Lufti Bilalli, diplomat dhe ish- konsull i Kosovës në Gjermani.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me Arbër Hitaj, ai u shpreh se raketat Oreshnik të Rusisë janë duke cenuar edhe Europën.

‘Kemi kaluar në një stad të ri të luftës. Viktimat dhe dëmet mund të jenë të mëdha. Raketa me rreze të mesme të veprimit Oreshnik ka ndryshuar dhe ka cënuar edhe situatën jashtë Ukrainës dhe në të gjithë Europën. Putin ka thënë se mund të ketë goditje deri në 5 mijë km, goditja e saj, mund të godas të gjithë Europën. Oreshnik për 19 minuta mund të arrijë në Angli, 14 në Bruksel dhe për 8 minuta në Poloni’, tha ai.

Ai u shpreh se Rusia mund të godas vende të cilat furnizojnë Ukrainën me armë.

‘Situata do të agravojë në atë aspekt që na presin situata të rënda, mund të ketë plan që të godas edhe vende që furnizojnë Ukrainën me armë. Por Putin dhe Rusia po luajnë një lojë të rrezikshme për sigurinë globale dhe jo vetëm për territorin e Ukrainës’, tha ai.

I pyetur nëse Ukraina po e humb luftën me Rusinë, Bilalli tha se në disa zona Rusia ka avancuar. 

‘Në terren është vështirë që të shihet kjo. Në Donbas kemi goditje shumë të rënda. Por situata në pjesën në pjesën lindore të Ukrainës është se ka përparime të forcave ruse më një fshat. Luftimet më të rrepta tani i kemi në zonën e Donbas, ku rusët tentojnë që të zaptojnë që ta marrin këtë zonë', tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!