Lufta në Ukrainë/ Holanda dhe Danimarka nuk do t'i japin tanke Leopard Kievit

Lufta në Ukrainë/ Holanda dhe Danimarka nuk do t'i japin tanke Leopard Kievit

Është diskutuar gjithmonë se Holanda dhe Danimarka nëse do t'i dhuronin ose jo Ukrainës tanket gjermane Leopard 2. 

Holanda dhe Danimarka kanë njoftuar se nuk do të dorëzojnë tanke Leopard-2 në Ukrainë, kjo sipas mediave gjermane. Kryeministri holandez Mark Rutte tha se të vetmet tanke që vendi i tij mund të furnizonte teorikisht ishin 18 tanke Leopard-2 të dhëna vendit me qira nga Gjermania. Por të dyja vendet kanë vendosur që këto tanke nuk janë të disponueshme për Kievin. Qeveria daneze, e cila ka 44 tanke në arsenalin e saj tha për media gjermane se nuk do të merrte pjesë në koalicionin gjerman të tankeve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania