Lufta në Ukrainë/ Kollçaku: Ushtria ruse ka dështuar në të gjitha komponentët! NATO tregoi se ishte e bashkuar

Po bëhet gati një vit që nga agresioni rus në Ukrainë, ndërsa dëmet e luftës në terren janë çdo ditë e më të mëdha! Ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se kjo është tragjedia me e madhe e kohës moderne, mbas Luftës së Dytë Botërore. Duke analizuar zhvillimet e fundit të asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, u shpreh se nga pikëpamja ushtarake, Rusia ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, të aseteve logjistike si dhe teknike.

‘Fatkeqësisht vazhdon një luftë me ritëm ose temp të ulët, por dëme të mëdha. Mbas Luftë së Dytë Botërore është tragjedia më e madhe e kohës moderne. Është jo e saktë kur themi se do të marrë vetëm tanke Leopard 2, por edhe tankun Abrahams që është tanku më i mirë amerikan, por ashtu edhe tanke britanikë.  Leopardi ka avantazhin, sepse është më i lehtë në përdorim, më i lehtë për tu mirëmbajtur dhe më afër për t’u dislokuar. Shumë shpejt mund të mësohen nga forcat mbrojtës ukrainase. Shumë shpejt mund të bëjnë ndryshimin. Ti mund të kesh arsenalin por nëse nuk përdoret me efikasitet dështon. Nga pikëpamja ushtarake jemi surpizuar nga ajo forcë që mendohej se është fuqia ushtarake më e fortë në botë. Ajo që tregoi Rusia në Ukrainë ishte ana më e keqe që mendohet për një forcë ushtarake që ka shpenzuar aq shumë. Zemra e një ushtrie është tek morali dhe kombinimi i të gjitha aseteve të teknikës e personelit. Rusët dështuan më sukses në të gjitha komponentët. Pjesa logjistikë qoftë tek teknika ilaçe e ushqime të skaduara. Për një ushtri që e kishte ngrirë nga brenda korrupsioni, ishe 0. Tanket nëse nuk përdoren të kombinuar me inteligjencë, me artileri, me këmbësori, ngelen aty.’- u shpreh Kollçaku.

Kollçaku tha se një nga elementët se pse dështoi Rusia ishte edhe fakti se aleanca tregoi se ishte e bashkuar dhe sanksionet ndaj Rusisë e katandisën atë.

‘Embargoja e perëndimit e ka katandisur shumë keq agresorët rus. Putin po korr atë dështimin e tij mbi ato supozime të gabuara që do të përçante Europën. Mendoi se Ukraina do të ishte një gjë e lehtë siç ndodhi me Krimenë dhe Donbasnin. Aleanca tregoi se është e bashkuar.’- u shpreh Kollçaku.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/01/2023 23:25

    Bla bla ngelet ju Rusia po lufton me ter boten si nga armet dhe nga trupat mercenare qe jane aty dhe po i ve para kurse ky eksperti i midhjes po parasikon si do jete koha , ik ore hani bathe andej se ajo lufte ka mbaruar dergoni dhe leshin ju atje i shkriu ai miku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin