Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Moska planifikon sulm afatgjatë me dron! Shefi i grupit Wagner: I vështirë përparimi në Bakhmut

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Moska planifikon sulm afatgjatë me dron! Shefi i grupit Wagner: I vështirë përparimi në Bakhmut

Foto nga lufta në Ukrainë

Tensioni nuk zbutet dhe konflikti në Ukrainë nuk po gjen ende zgjidhje. Gjatë orëve të fundit pati alarm për sulm ajror në rajonet ukrainase të Kirovograd, Nikolaev, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk. Po ashtu pati sulme edhe në territoret e kontrolluara nga Kievi në rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, "Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me drone Shahed". Po ashtu thotë se Rusia mund të synojë "shfarosjen e popullit ukrainas, të mbrojtjes ajrore, të energjisë”. Por Zelensky i jep forcë ukrainasve duke thënë se do të bëjnë gjithçka që forcat ruse të dështojnë.

Ndërkohë, një samit me BE-në është planifikuar për në 3 shkurt në Kiev për të diskutuar ndihmën ushtarake dhe financiare. Ukraina ka deklaruar se ka vrarë rreth 538 ushtarë rusë në 3 muajt e fundit, por shifrat nuk janë verifikuar ende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
Kiev: 500 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur në Kherson

1672739933_hjn.JPG

Forcat ukrainase thonë se ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë ose të plagosur në një sulm artilerie në rajonin Kherson. Kjo është ajo që pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, që tregon bilancin, sa i takon sulmi të 31 dhjetorit të kaluar pranë fshatit Chulakivka. 

Shtabi i Përgjithshëm raportoi gjithashtu një sulm ndaj njësive ruse më 1 janar në fshatin Fedorivka, pa dhënë detaje për numrin e viktimave. Fedorivka dhe Chulakivka ndodhen të dyja në anën juglindore të lumit Dnipro. Dje Forcat e Armatosura të Ukrainës morën përgjegjësinë për vrasjen e 400 ushtarëve rusë në natën e Vitit të Ri në një sulm me raketa Himars në Makiivka, në Donetsk, ndërsa Moska ka konfirmuar vdekjen e “vetëm” 63 ushtarëve.

Ora 20:25
Ankaraja: Erdogan do të zhvillojë nesër bisedë telefonike me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë bisedime telefonike nesër me presidentin Vladimir Putinin e Rusisë dhe atë të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Këtë e ka raportuar zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin për NTV , cituar nga Tass .

Ora 18:49
Putin urdhëron që spitalet civile të përdoren për të plagosurit

1672503493_fgfsgsg.jpg

Vladimir Putin ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes që të përdorin spitalet civile për trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve të lënduar në operacionin special ushtarak. Të dy departamentet, shkruan agjencia e lajmeve Tass, do të duhet të paraqesin një raport mbi mundësinë e përdorimit të objekteve mjekësore civile që i përkasin Ministrisë së Shëndetësisë deri më 15 janar.

Ora 15:40
Mediat ruse: Shpërthim në rajonin e Belgorodit të Rusisë

Qytetarët e Novy Oskol në rajonin Belgorod të Rusisë raportuan shpërthime në qytet. Kjo është raportuar nga kanali Telegram ‘My Belgorod’, sipas të cilit një objekt ushtarak ka marrë flakë. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov nuk e komentoi këtë informacion.

Ora 13:27
Zbulohen 25 dhoma torture në Kharkiv, dyshohet se rusët mbanin civilët në kushte çnjerëzore

1671209834_krime.JPG

Autoritetet ukrainase kanë denoncuar zbulimin e 25 dhomave të torturës pranë qytetit të Kharkiv në lindje të Ukrainës, të çliruar së fundmi pas disa muajsh pushtimi rus. 

Kreu i policisë rajonale, Volodìmir Tymoshko , raportoi në Facebook zbulimin e këtyre vendndodhjeve ku rusët dyshohet se mbanin civilë në kushte çnjerëzore. 

Rajoni i Kharkivit u pushtua për muaj të tërë nga forcat ruse, derisa në fillim të shtatorit, trupat ukrainase arritën të rimarrin kontrollin. Pas tërheqjes së trupave ruse, sipas të dhënave nga policia rajonale, u raportua zbulimi i varrezave masive me trupat e rreth 920 civilëve, mes të cilëve 25 fëmijë.

Ora 11:59
Presidenti Zelensky: Rusia planifikon një sulm afatgjatë me dron

1671696886_dsdsfd.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po planifikon sulm afatgjatë me dron.

“Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm afatgjatë me dronët Shahed. Ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka që ky objektiv i terroristëve të dështojë, si gjithë të tjerët.

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga fillimi i vitit dhe numri i dronëve iranianë të rrëzuar mbi Ukrainë tashmë ka kaluar 80. Dhe në të ardhmen e afërt, ky numër mund të rritet," tha Zelensky.

Ora 11:52
Ukrainë/ Udhëheqësi i grupit Wagner: Përparimi rus në Bakhmut është i vështirë

1672743228_nooo.JPG

Në Bakhmut ushtria ukrainase ka krijuar "500 linja mbrojtjeje", kështu që përparimi i forcave ruse është shumë i vështirë. Kështu deklaroi Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit Wagner. 

"Bakhmut është një kështjellë. Djemtë luftojnë shtëpi më shtëpi. Sot, në mëngjes, ata morën një shtëpi dhe thyen mbrojtjen. Por ka të tjera linja mbrojtjeje. Nëse themi 500, ndoshta nuk gabojmë. Çdo 10 metra ka një vijë mbrojtëse”, tha Prigozhin, i cili ndryshe quhet ‘kuzhinieri i Putin’.

Ora 10:53
Bombardimet ruse dëmtojnë hotelin e gazetarëve në Kramatorsk, dyshohet për sulm me dron

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në Ukrainë, por kësaj here është goditur hoteli ku qëndronin gazetarët. Momenti i shpërthimit është xhiruar live nga gazetarët dhe frika e një sulmi të dytë qëndron ende për ta.  Gazetari  i Bild , Björn Stritzel , u plagos në kokë po atë natë.

“Vendi i shpërthimit është jashtë rrezes së artilerisë ruse, kështu që mund të ketë qenë një sulm me dron”, tha Stritzel.

Gazetari tha se ka pasur disa shpërthime dhe disa kolegë francezë që kanë qenë live kanë filmuar mbërritjen e një rakete në Kramatorsk. European Pravda raporton se Paul Gasnier, Heloise Grégoire dhe Theo Palfrai ishin në transmetim në TF1-TMC nga Kramatorsk kur një shpërthim rakete hyri në kornizë.

Ora 09:34
Forcat ruse bombardojnë rajonin Kherson 80 herë brenda 24 orëve! Vdesin dy persona, plagosen 9 të tjerë

1672320566_dfdsfdsd.png

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka bombarduar rajonin Kherson 80 herë, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur nëntë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Yaroslav Yanushevich . 

"Okupatorët rusë granatuan territorin e rajonit të Khersonit 70 herë. Armiku sulmoi vendbanimet në rajon me artileri, raketahedhës, mortaja dhe tanke", tha ai. 

Yanushevich theksoi se vetëm qyteti Kherson u sulmua 32 herë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 03/01/2023 21:32

    Ky prostituta zelensky perse nuk thote sa ushtare Ukraines e kane henger sallatorin por eshte i gatshem te mashtroje gjoja ka ber namin me ushtare Rus ? Nuk e fiton dot luften me propagande o komik , gjynah ai populli qe po e peson per interesat e tua se ti nje qelbesire e ndyre je ke mbushur llogarite plot dhe je kurve e Amerikes jo si te bejne mediat gjoja je hero nje bajge gomari je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)