Lufta në Ukrainë, Mici: Sot Putin i vetëm, pa aleat! Cuko: Shqipëria të armatoset, asnjë aleancë s’është e përjetshme! Nesturi: Europa më e interesuar se SHBA për paqen

Analisti Ervin Mici i ftuar në Report Tv për të folur rreth agresionit dhe luftës në Ukrainë, tha se Putin ka mbetur i vetëm dhe Rusia pa asnjë aleatë.

Sipas tij Kina do të ishte mbështetëse e Rusisë nëse do të kishte pushtuar Ukrainën për vetëm 48 orë siç kishte thënë në fillim të agresionit më 24 shkurt.

“Kina dhe Rusia nuk janë aleat, Kina ka hezitim te mbështetja me vendin fqinj. Do ta brohoriste o të kishte ndodhur pushtimi brenda 48-orësh, prej vërteti. Nuk i intereson kjo rritja e çmimeve, nuk i intereson destabiliteti. Kina nuk është aq e kuqe sa duket në hartë. Kjo është një luftë për dominimin botëror. Rusia e ka humbur faktor dominonte. Rusia mbas kësaj lufte do të dali e dëmtuar për shumë dekada dhe me një fuqi që do të duhet ta ndërtojë për më shumë se 10 vite. Europa e ka lakun në sytë me gazin, kjo sjellë edhe përçarjen e Europës, por në fund të ditës janë ato interesat. Gjithçka varet nga vota dhe vota varet nga çmimi.”, tha ai.

Në “Repolitix” me gazetarin Denis Minga ishte i ftuar edhe analisti Plator Nesturi, i cili theksoi se Europa e do paqen më shumë se SHBA, pasi është ajo qëe po i vuan pasojat e kësaj lufte.

"Riarmatimi i Gjermanisë, zhvillim jo i pakët, do sjellë shumë zhvillime te tjera. SHBA mund të jenë të interesuar të shtyjë krijimin e ushtrisë europiane. Gjermania ka qenë e kushtëzuar nga marrëveshjet e pas luftës së dytë botërorë. Në vetvete ky zhvillim Macron Biden, nuk duhet parë si qëndrim ndryshe, pasi Macron kërkon të vendose një paqe, pasi evropianët e pësojnë më së shumti, janë më të interesuarit për të përfunduar lufta.”, tha Nesturi.

Ish-deputeti Arben Cuko tha se Shqipëria duhet patjetër të riformatojë ushtrinë e saj, pasi të nëjtën gjë po bëjnë të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

“Ne nuk ndikojmë dhe nuk ndryshojmë asgjë në rendin botëror, jemi vend shumë i vogël! Të gjithë ekspertët janë të shqetësuar për Shqipërinë dhe pozicionin e saj në aleancën e madhe.  Pse duhet të armatosemi? NATO ka rol mbrojtës, jo sulmues. Atëherë përse është armatosur Gjermania? Pse Suedia që është 300 vite vend neutral, pse ka vënë shërbimin ushtarak me detyrim? Janë shtetet mbrojtëse, përse ne jo? Ne duhet të jemi dinjitozë në këtë aleanca. Kapacitetet tona ushtarake janë të limituara. Ne si shoqëri duhet të ndjekim konceptin e të pasurit siguri të plotë. Një pjesë e kemi në NATO dhe një tjetër është të jemi të përgatitur vetë! Nuk mund të vritet ushtarit grekë, italianë, po nuk u vranë djemtë tanë për vendin tonë. Asnjë aleancë politike-ushtarake nuk është e përjetshme.”, tha ai.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 14/04/2022 05:06

    pse te armtoset shqiperia ne te armatosure ishim kushe na i prishi ushtrin hyy plerat e kombite te gjithe e shani Enverin ju qe la gjithe ate pasuri ,doni te armatoseni tashi yyy

    Përgjigju
    • Idreks: 14/04/2022 11:25

      Plotesisht e drejte, ajo qe thua. E njejta dukuri ndodhi ne te gjitha vendent ish-socialiste. Me privatizimi e ekonomise u krijuar borgjezia e re, qe sot ka nen kontroll ekonomine si dhe pushtetin politik. Gurin dhe attente. E tera kjo shpjegon rrethanat e renda shoqerore, ekonomike dhe politike qe çuan ne varferimin e vendit.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij