Lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike shqiptare, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin për rritjen ekonomike

Lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike shqiptare, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin për rritjen ekonomike

Foto ilustruese

Instituti i Vjenës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare ka qenë institucioni i radhës që ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Ekonomia pritet të rritet me 3.5% këtë vit, me rënie prej 0.7 pikë përqindje me vlerësimin e mëparshëm, është ky parashikimi i Institutit.

Në raport argumentohet se Shqipëria ka një vëllim të ulët të tregtisë me Rusinë dhe Ukrainën, por do të përjetojë pasoja negative nga lufta në Ukrainë, për shkak të marrëdhënieve të forta tregtare me BE-në.

Sipas këtij skenari, inflacioni këtë vit do të jetë 6% dhe rritja 3.5%. Në periudhën afatmesme, inflacioni do të bjerë në 3% dhe rritja do të rritet në 3.9.

Kujtojmë se më herët edhe FMN parashikoi që ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor, ndërsa sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% , një ulje me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri