Lufta në Ukrainë/ Nisen dy anije të tjera me drithëra nga Ukraina! Kievi: Mbi 42 mijë ushtarë rusë të vrarë deri tani

Lufta në Ukrainë/ Nisen dy anije të tjera me drithëra nga Ukraina! Kievi: Mbi 42 mijë ushtarë rusë të vrarë deri tani

Anije me drithëra nga Ukraina

Dy anije të reja me misër dhe sojë u nisën nga portet ukrainase të hënën, deklaruan Turqia dhe Ukraina, duke e çuar totalin në dhjetë që kur anija e parë lundroi javën e kaluar. Këto anije kanë kaluar përmes Turqisë, sipas një marrëveshjeje mes Ukrainës e Rusisë për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore në botë.

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës tha se Korridori operacional i formuar nga tre portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdennyi do të lejojë që brenda një muaji të arrijë 3 milion ton eksporte bujqësore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
SHBA: 1 miliardë dollarë ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën

Pentagoni ka njoftuar një këst të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë prej 1 miliardë dollarësh. Në paketën e re përfshihen sisteme të tjera raketore “Himars”, të cilat kanë ndihmuar forcat e Kievit të sulmojnë trupat ruse shumë përtej vijës kufitare, raketa tokë-ajër për mbrojtje kundër avionëve dhe raketave ruse, armë dhe municione antitank “Javelin”, njoftohet nga Departamenti i Mbrojtjes.

Ora 19:19
SHBA-të i bëjnë thirrje Rusisë të ndërpresë operacionet ushtarake pranë objekteve bërthamore


Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime rreth centralit bërthamor të Zaporizhia, i cili është më i madhi në Evropë. Lidhur me zhvillimet më të fundit, Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake rreth objekteve bërthamore në Ukrainë.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se "luftimi pranë një centrali bërthamor është i rrezikshëm" dhe "kontrolli i plotë" i objekteve bërthamore duhet t'i kthehet Ukrainës. Ajo thotë se SHBA-ja po vazhdon të monitorojë situatën në objekt dhe sensorët e rrezatimit "fatmirësisht" nuk kanë treguar asnjë tregues të rritjes ose niveleve jonormale të rrezatimit. Jean-Pierre thotë se SHBA-të janë të vetëdijshme për raportet e keqtrajtimit të stafit në uzinë.

“Në duartrokasim autoritetet dhe operatorët ukrainas për angazhimin e tyre ndaj sigurisë dhe sigurisë bërthamore në rrethana të vështira", shtoi ajo.

Ora 15:53
Zaporzhia drejt referendumit për bashkimin me Rusinë , Kreu i rajonit i zgjedhur nga Moska nënshkruan dekretin

Kreu i rajonit të Zaporzhias, në Ukrainën jugore, i zgjedhur nga Moska ka nënshkruar një dekret që parashikon mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Rusinë, sipas raportimit të Agjencisë së Lajmeve “RIA Novosti”.

Ditën e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia vazhdon me referendume të tilla në zonat e pushtuara, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën ose aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin për vete çdo mundësi për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, gjë që pala ruse do t'i duhet qartë në një moment”, tha Zelensky.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh menjëherë pasi forcat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë.  Por asnjë takim nuk është mbajtur që nga fundi i marsit, ku secila palë fajëson tjetrën për ndërprerjen e kontakteve. 

 

Ora 10:23
Bilanci i luftës sipas Kievit: Mbi 42 mijë ushtarë rusë të vrarë

Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas asaj që konfirmojnë dhe autoritetet e Kievit zyrtar që nga nisja e ofensivës më 24 shkurt, të paktën 42 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ministria e Brendshme ukrainase, në bilancin e saj, thotë se janë shkatërruar 223 avionë, 192 helikopterë, 754 dronë, 1811 tanke, 960 sisteme artilerie dhe 4070 mjete të blinduara.

Humbjet e rënda kanë detyruar autoritetet ruse të nisin rekrutimin e ushtarëve të rinj në radhët e ushtrisë, duke hequr dhe kufizimin e moshës.

Ora 09:14
Alarm për luftimet në centralin bërthamor në Ukrainë, shefi i OKB-së bën thirrje për qasje të inspektorëve ndërkombëtarë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhjas inspektorëve ndërkombëtarë, më 8 gusht.

Kjo thirrje vjen pasi Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza lidhur me granatimet gjatë fundjavës në centralin më të madh bërthamor në Evropë.

“Çdo sulm në centralin bërthamor do të ishte një akt vetëvrasjeje”, tha Guterres gjatë një konference në Japoni.

Komentet e Guterres vijnë pasi ky i fundit vizitoi vizitoi Hiroshimën në fundjavë, ku mbajti fjalim në 77-vjetorin e sulmit të parë me bombë bërthamore në botë.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.

Luftimet në Zaporizhja kanë alarmuar botën.

Guterres tha se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), duhet të ketë qasje në këtë central.bpta

“Ne mbështesim plotësisht AIEA-n në përpjekjet e tyre në lidhje me krijimin e kushteve për stabilizimin e centralit”, tha Guterres.

D.GJ/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka