
Foto: Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për dialog me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston “vullnet politik” për një gjë të tillë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
“Nëse ekziston një vullnet i ndërsjellë politik, kjo mund të shihet vetëm pozitivisht”, tha zëdhënësi i presidencës ruse.
Macron, menjëherë pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian, deklaroi se “është i gatshëm të bisedojë me Putinin”.
Në këtë kontekst, Peskov theksoi se “është e rëndësishme të kujtohet se çfarë tha presidenti i Rusisë” në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, ku ai u shpreh se “është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin”.
Lajmi kryesor:
Ukraina për Rusinë, një takim tripalësh Uashington-Moskë-Kiev 'nuk po merret në konsideratë'
Komente








Opaaa.., tani vjen dhe pazari në kurriz të Europës dhe shteteve të vogla sidomos. Këtu përfshihemi edhe ne. Kur them ne, e kam fjalën për Kosovën se Shqipëria nuk ka çfarë rrezikohet. Por duke parë dhe historinë, Franca ka qenë 90% e kohës pro serbe, dhe atë 10% që mund të quhet pro nesh, e ka pasur një as nën mëngë
Përgjigju