Në një kohë kur Rusia po pushton çdo ditë e më shumë territore ukrainase dhe njerëz humbin jetën në përpjekje për të jetuar të lirë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë historinë e Polinës, vajzës 3-vjeçare që është bllokuar në Kharkiv.
Rama shkruan se e vogla e cila vuan nga kanceri dhe ilaçet e sa po mbarojnë, kalon pjesën më të madhe duke luajtur dhe fjetur në banjë. Ai shkruan se bombardimet janë kudo dhe shumë të rënda për të arritur në stacion dhe për të dalë, dhe se nëna e vogëlushes është shumë e frikësuar.
Kjo është një histori e dhimbshme mes mjerave, një histori lufte, frike dhe rreziku për jetën.
“Polina, 3 vjeç, është bllokuar në Kharkiv Ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur dhe duke fjetur në banjë, ku nëna e saj shpreson se mund të jetë më e sigurt se Polina ka kancer dhe ilaçet e saj po i mbarojnë. Granatimet janë shumë të rënda për të arritur në stacion dhe për të dalë Nëna e saj është e frikësuar nga mendja.”, shkruan Rama.
Kharkiv është qyteti i dytë më i rëndësishëm pas kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe në të njëjtën kohë më i sulmuari nga rusët. Deri më tani raportohen 21 të vrarë dhe 112 të plagosur.
Si mund ta ndihmoj Polinen e vogel? A ka ndonje rruge qe Polina dhe familja e saj te vijene tek une?
Përgjigju