Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon Kievin gjatë natës, 2 ndërtesa në flakë

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon Kievin gjatë natës, 2 ndërtesa në flakë

Një nga pallatet që u përfshi nga flakët në Kiev

Të paktën 2 banesa ndërtimi u përfshinë nga flakët pas një sulmi që Rusia bëri gjatë orëve të natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Vitaly Klitschko me anë të një postimi në Telegram. Më tej ai informoi se edhe një person ka mbetur i plagosur.

Në lagjen Sviatoshynskyi, sulmi me dron shkaktoi një zjarr në një sipërfaqe prej 50 metrash katrorë dhe dëmtime të pjesshme në apartamente në katet e 15-të dhe të 16-të të një ndërtese banimi 16-katëshe.

Ndërsa në zonën Dniprovskyi, bastisjet ruse shkaktuan zjarr në ballkonin e një ndërtese banimi nëntëkatëshe, me një sipërfaqe prej 2 metrash katrorë.

Ndërkohë Shërbimi i Emergjencave evakuuan banorët e ndërtesave.

Lajm në përditësim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie

Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie