“Me rritjen ekonomike, do të ketë një rritje të nivelit të pensioneve”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë hapësirës së podcastit “Flasim” ku citoi se po hapet një korsi e re për pensionet për t’iu dhënë më shumë duke nisur nga bonusi, dhe më pas për të realizuar një rritje shumë më të madhe se ajo e bërë deri më tani, përmes indeksimit.
Rama foli edhe për fshehjen e pagave reale të punonjësve por duke thënë se me të gjitha masat do të bëhet gjithçka që të arrihet formalizimi. Sipas tij nga 2013 deri më sot janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 300 mijë punonjës, që punonin në të zezë.
Lajmi ne perditesim...