Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa qytetin e Kherson, rreth 30 të vdekur

Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa qytetin e Kherson, rreth 30 të vdekur

Kherson, Ukrainë

Mesnatën e 29 dhe 30 dhjetorit, Rusia kreu një sulm intensiv kundrejt Ukrainës, duke sulmuar me raketa qytetin Kherson.

Si pasojë e sulmit raportohet që në qytetin ukrainas të kenë vdekur rreth 30 persona.

Ngjarja është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Oleksandr Prokudin, përmes një postimi në rrjetin social “Telegram”. Ky është sulmi i dytë masiv i Rusisë që prej atij të bërë ditën e djeshme ku u shkatërruan qindra godina dhe u u vranë e u plagosën dhjetëra persona. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Rusia godet me 12 raketa Zaporizhian në Ukrainë, 9 të vdekur

1703934710_ukrrrr.JPG

Zaporizhia, Ukrainë

Ditën e djeshme, Rusia kryer një sërë sulmesh të ashpra ndaj disa qyteteve në Ukrainë, ku një ndër më të prekurit ishte qyteti i Zaporizhias.

Si pasojë e sulmit me raketa kanë humbur jetën 9 persona.

Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku i qytetit, Anatolli Kurtiev, përmes një postimi në aplikacionin “Telegram”.

Rusët “vranë brutalisht nëntë civilë të pafajshëm në qytetin tonë”, shkroi Kurtiev teksa njoftoi se në Zaporizhia ishte shpallur një ditë zie.

Mësohet se numri i raketave të lëshuara në qytet nga ushtria izraelite ishte 12.

Ora 10:46
NATO dhe SHBA konsultohen me Poloninë, pasi një raketë ruse hyri në hapësirën e saj ajrore

1703929733_hhfhfhhfhf.JPG

Jens Stoltenberg dhe Andrezj Duda

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bisedoi me presidentin e Polonisë të premten për shenjat se një raketë ruse u fut në hapësirën ajrore polake më 29 dhjetor, gjatë një sulmi të madh me raketa dhe dronë që Moska e kreu në Ukrainë.

Stoltenberg tha se e konsultoi presidentin Andrzej Duda për “incidentin raketor” dhe shkroi në rrjetin social X se “NATO-ja është duke e vëzhguar gjendjen dhe do të mbajë kontakt derisa të zbardhen faktet”.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë të premten se një objekt i panjohur ishte futur në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Ukrainës dhe pastaj ishte zhdukur nga radari.

“Çdo gjë tregon se një raketë ruse u fut në hapësirën ajrore të Polonisë. Ne e vëzhguam atë në radar dhe pastaj ajo u zhduk nga radari. Kjo është e konfirmuar nga radarët dhe nga aleatët tanë në NATO”, tha komandanti i Forcave të Armatosura të Polonisë, gjenerali Wieslaw Kukula.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë se objekti u fut 40 kilometra brenda hapësirës ajrore polake dhe u largua pas më pak se tre minutave.

Kukula tha se janë duke u ndërmarr hapa për t’i vërtetuar gjetjet dhe për ta eliminuar mundësinë e një gabimi teknik.

Polonia e thirri në takim të ngarkuarin e Rusisë me detyrë në Varshavë dhe i kërkoi shpjegim. Agjencia e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, e citoi të ngarkuarin rus me punë në Varshavë të ketë thënë se Polonia nuk dha dëshmi për shkelje kufitare.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, bisedoi me telefon me shefin e zyrës për Siguri Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, për t’ia shprehur “solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Poloninë, derisa ajo po merret me raportimet për futjen e një rakete në hapësirën ajrore polake përkohësisht”, tha Shtëpia e Bardhë.

Sullivan u zotua për ndihmë teknike dhe e siguroi Siewieran se presidenti amerikan, Joe Biden, është duke e përcjell me vëmendje këtë incident.

Nuk është e qartë se ku u zhduk objekti nga radari, apo në cilin drejtim ishte duke shkuar. Trupat polake u mobilizuan për ta gjetur atë.

Ukraina e ka cilësuar sulmin raketor rus si më të madhin deri tani në luftën pushtuese që Moska e nisi në shkurt 2022.

Cak i sulmeve ishin kryeqyteti Kiev, si dhe qytetet e mëdha si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi dhe Lvini.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 160 të tjerë u plagosën./ REL

Ora 08:27
Moska: 32 dronë të Ukrainës u rrëzuan në 4 rajone ruse

1703921468_ggfdds.JPG

Kremlin, Rusi

Tridhjetë e dy dronë ukrainas të cilët kishin shënjestruar rajonin e Moskës, Bryansk, Kursk dhe Oryol, janë rrëzuar gjatë natës nga ushtria ruse.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Mbrojtjës në Rusi, duke mos dhënë detaje të mëtejshme nëse ka viktima nga sulmi apo edhe dëme materiale.

K.M/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike