Nuk performoi për Rusinë, ushtria ruse vret dirigjentin ukrainas! Kina-bashkëkombësve: Largohuni nga Ukraina

Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë mund të gjendet brenda një jave. Kështu tha presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, në një intervistë për transmetuesin amerikan Nbc . Sipas tij, gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe theksoi se Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konfliktin e Rusisë me Ukrainën.

Ndërkohë në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë, presidenti Vladimir Putin duket i çoroditur në qëndrimet e tij. Nga njëra anë, përpara gazetarëve të premten në Kazakistan u shpreh i gatshëm për bisedime me Ukrainën dhe deklaroi se do ndalonte sulmet ajrore, por sot, dronët kamikazë me raketa shpërthyese tronditën qytetin e Zaporizhias.

Qyteti u godit nga "10 ose më shumë" raketa C300, pas katër sulmeve nga dronët "kamikaze" gjatë natës, tha Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia.

Nga sulmi në Zaporizha, fatmirësisht nuk ka viktima, deklaroi Dmytro Kuleba, Ministër i Jashtëm i Ukrainës. Ai ndër të tjera u bëri thirrje civilëve në Kiev të qëndrojnë në strahat e sigurisë, pasi mund të ketë dhe sulme të tjera edhe në kryeqytet.

CNN zbulon se Putin shfaqet cinik edhe në qëndrimet e tij. Teksa flet për negociata me Kievin, këtë të premte ai emëroi në kryet të ushtrisë e etiketuar si “Brutali”, Sergey Surovikin. Gjenerali i ri vendosi një reputacion të mirë në sytë e Putin gjatë luftës në Siri, ku mbante pozicionin e Komandantit të Forcave Ajrore. Asokohe, Surovikin arriti përmes luftës ajrore shkatërrimin e zonavetëe kontrolluara nga rebelët. Specialistët e sigurisë, të pyetur nga CNN, deklaruan se ky vendim vjen pas furnizimit me armë të Ukrainës nga perëndimi. Një elementë që ka shqetësuar kreun e Kremilinit, i cili ka parë një kundër ofensivë që nuk e priste nga Kievi dhe që tashmë po lëshon sinjale cedimi disponibilitet më të madh për negociata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Kina-bashkëkombësve: Largohuni nga Ukraina

Kina u kërkon bashkëkombësve të saj në Ukrainë që të marrin masa paraprake dhe të largohen.

Ministria e Jashtme kineze dhe Ambasada Kineze në Ukrainë u bëjnë thirrje qytetarëve kinezë të kontaktojnë Ambasadën "sa më shpejt të jetë e mundur dhe të regjistrojnë informacionet e tyre personale".

Ora 20:32
Franca: Do të trajnojmë 2000 ushtarë të Kievit në territorin tonë

Franca do të trajnojë 2000 ushtarë ukrainas në territorin e saj. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për "Le Parisien" ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu , duke shpjeguar se trajnimi do të zgjasë "disa javë" dhe duke kujtuar se tashmë ka pasur trajnime të njësive të artilerisë ukrainase në Francë për përdorimin e armëve "Cezar".

Ora 20:26
Pentagon: SHBA do të vazhdojë t’i ofrojë armë Ukrainës

Zëdhënësi i Pentagonit Patrick Ryder siguroi në Twitter se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë "armë kyçe" për Ukrainën. Ky është një mohim i dukshëm i artikullit të fundit të Fox News se Uashingtoni synon të ngadalësojë dërgesat e armëve si sistemet e mbrojtjes raketore Himars, raketat antitank Javelin, sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger dhe obuset M-777, për të shmangur një përshkallëzim me Rusinë.

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur vendin për aq kohë sa është e nevojshme, duke punuar ngushtë me aleatët dhe partnerët për t'i siguruar ushtrisë ukrainase armët kryesore të fushëbetejës," siguroi Ryder.

Ora 16:42
Nuk mori pjesë në një koncert të organizuar nga Rusia, ushtria ruse vret drejtorin e orkestrës ukrainase

Drejtori i Filarmonisë së Khersonit, Yuriy Kerpatenko, u vra nga ushtria ruse në shtëpinë e tij pasi refuzoi të performonte në një koncert të organizuar nga rusët.

"Kerpatenko refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit, ushtria ruse e qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij", shkruan ministria e Kulturës.

Ora 16:40
“Rusia mund të përdorë njerëzit si armë”, paralajmërimi i frikshëm i Gjermanisë

1665845195_Capture.JPG

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi të shtunën se Rusia mund të përpiqet të nxisë përçarje në Perëndim përmes refugjatëve, pasi Moska kërkon të zgjerojë "luftën hibride".

"Kjo luftë nuk bëhet vetëm me armë, po bëhet edhe me energji dhe për këtë kemi gjetur një përgjigje. Por do të bëhet edhe me frikë dhe përçarje, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të parandalojmë", tha ajo në një kongres Partisë së Gjelbër.

"Në këtë situatë është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas - refugjatë dhe jo refugjatë nga Ukraina... por për shkak se kjo luftë është hibride, vende të tjera po marrin pjesë gjithashtu", tha Baerbock, duke përmendur Serbinë të cilën ajo e akuzoi se kishte futur në aeroplanë migrantë pa viza.

Duke theksuar se nuk mund të ketë një situatë "ku njerëzit po përdoren si armë", ministrja tha se Gjermania është në bisedime me Republikën Çeke dhe Sllovakinë për këtë çështje.

Ora 15:39
Lukashenko: Zgjidhja e luftës në Ukrainë mund të vijë brenda një jave! Gjithçka varet nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar

1663931167_asd.JPG

Zgjidhja e konfliktit në Ukrainë mund të gjendet brenda një jave. Kështu bëri me dije presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko në një intervistë për Nbc.

“Gjithçka varet nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse ulemi në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje, më besoni se vjen brenda një jave”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se Bjellorusia nuk do t’i bashkohet Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Askush dhe këtu i referohem Rusisë nuk po na kërkon të marrim pjesë në ‘operacionin special ushtarak’. Ne e kemi thënë që nu do të marrim pjesë, por mesa duket nuk doni ta dëgjoni”, tha Lukashenko.

Ora 14:34
Borrell: Mbështetja për Kievin nuk është bujari, por për sigurinë e BE-së

‘Kjo luftë nuk mund të përfundojë sepse ne jemi të lodhur duke mbështetur Ukrainën, kjo nuk mund të jetë arsyeja, ne duhet t'i shpjegojmë opinionit tonë publik se mbështetja jonë nuk është çështje bujarie, por është për interesin tonë dhe sigurinë tonë.’

Kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel në kongresin e socialistëve evropianë që po zhvillohet në Berlin. 

“Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë e rëndësishme, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën ushtarakisht dhe do ta bëjmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, përfundoi Borrell.

Ora 13:22
Zelensky falenderon Bidenin për 725 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake

1665833008_25zelensky2videoSixteenByNineJumbo1600.jpg

Presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka falënderuar SHBA-në për paketën e fundit të mbështetjes prej 725 milionë dollarësh. Ai tha se mirëpriti veçanërisht raundet për sistemin raketor HIMARS të montuar në kamion.

Amerika tani ka dhuruar më shumë se 17.5 miliardë dollarë (15.6 milion £) në ndihmë që nga fillimi i luftës në shkurt.

Më vete, Ukraina pret gjithashtu që SHBA dhe Gjermania të dorëzojnë sisteme kundërajrore këtë muaj për ta ndihmuar atë të kundërshtojë sulmet me raketa dhe dron ruse, tha të premten ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Ora 10:43
Raketat ruse kërcënojnë rajonin e Kievit, ndizet alarmi kundërajror në kryeqytet

1662410027_kiev.JPG

Alarmi kundërajror në Kiev është aktivizuar pas raketave ruse në rajonin e Kievit. Kjo u deklarua nga kanali Telegram i administratës së kryeqytetit të Ukrainës dhe Espreso TV.

"Një sulm me raketa ka nisur nga forcat pushtuese ruse kundër një prej lagjeve të rajonit të Kievit. Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Deri tani nuk ka viktima", tha kreu i administratës së rajonit të Kievit. Aleksey Kuleba, duke saktësuar se alarmi është ende në vazhdim.

Ora 10:37
Inteligjenca britanike: Shumë rezervistë rusë duhet të blejnë pajisjet e tyre

1665431066_52.JPG

Shumë rezervistë rusë të thirrur për të luftuar në Ukrainë ka të ngjarë të detyrohen të blejnë pajisjet e tyre mbrojtëse, veçanërisht jelek antiplumb. Kjo është bërë e ditur nga inteligjenca britanike, në raportin e fundit për situatën në frontin e luftës në Ukrainë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Londrës.

“Kuotat e rezervistëve rusë të sapomobilizuar janë vendosur në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit”, thuhet në raport. "Niveli i tyre mesatar i pajisjeve personale është pothuajse më i ulët se furnizimi tashmë i pakët i trupave të dislokuara më parë. Shumë rezervistë ka të ngjarë të duhet të blejnë pajisjet e tyre mbrojtëse, mbrojtjen, veçanërisht jelekun modern 6B45."

Ora 09:00
Arabia Saudite ofron 400 milionë dollarë ndihma humanitare

1665726117_ukraine.jpg

Arabia Saudite njoftoi se do të ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën.  Kështu bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate me princin e kurorës Mohammed bin Salman.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit