Lufta/ Putin mbyll marrëveshjen e grurit! Mediat: Biden do të presë kardinalin Zuppin! Moska: Ura e Krimesë u godit me ndihmën e Londrës dhe SHBA-ve

Moska akuzon Kievin për sulmin e urës që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zakharova tha se ura është goditur me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dhe u krye nga drone pa pilot në sipërfaqen e ujit,

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit 'terrorist' siç e quajti ai duke lënë të vdekur dy persona dhe e ka plagosur seriozisht një fëmijë Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin tha se ura do të riharohet riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.  Gjithashtu Vladimir Putin kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese nëse e bën dhe Kievi.

Zëdhënësi i Kremlit, Dmitry Peskov, deklaroi se marrëveshja e grurit është ndërprerë. Ai specifikoi se Rusia do t'i kthehet menjëherë kësaj çështjeje sapo të respektohet ajo që po kërkohet nga ata.

Ujdia, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar, kishte për qëllim ta zbuste krizën globale të ushqimit duke i lejuar drithërat ukrainase, të bllokuara nga konflikti Rusi-Ukrainë, të eksportoheshin në mënyrë të sigurtë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ende nuk i ka humbur shpresat për rinovimin e marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Një vit më parë ky ndërmjetësim ishte thelbësor për të arritur marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës e cila skadoi ditën e sotme. 

 “Do të flas me Putinin për rinovimin e marrëveshjes së grurit”, tha Erdogan.

Skadimi i marrëveshjes së grurit, sot është shqetësues ndërkombëtarisht pasi dhënia fund e marrëveshjes rrezikon të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të presë nesër në Shtëpinë e Bardhë kardinalin, Matteo Zuppi, të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë. Kjo u raportua nga një burim zyrtar për gazetën Politico, duke nënvizuar se do të jetë një takim "privat" dhe se në bisedën me presidentin amerikan, kryepeshkopi i Bolonjës dhe presidenti i Konferencës Episkopale Italiane synon të flasë në veçanti për mijëra fëmijët e dëbuar me forcë nga Ukraina. 

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka njoftuar se ka vendosur 14 sanksione të reja në përgjigje të përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar identitetin kombëtar të Ukrainës. 11 nga individët e sanksionuar janë të përfshirë në dëbimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi. Mes të gjobiturve janë zyrtarët rusë Ksenia Mishonova, komisionere për të drejtat e fëmijëve në rajonin e Moskës dhe Sergej Kravtsov, ministri rus i arsimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Meloni: Përdorimi i grurit si armë është një ofendim për njerëzimin

1688563396_georgiameloni.JPG

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se vendimi i Rusisë për të përfunduar marrëveshjen e grurit është dëshmi e mëtejshme se kush është mik dhe kush është armik i vendeve më të varfra.

Ajo gjithashtu tha se përdorimi i grurit si armë është "një tjetër ofendim kundër njerëzimit".

“Vendimi i Rusisë për të përfunduar marrëveshjen e grurit është dëshmi e mëtejshme se kush është mik dhe kush është armik i vendeve më të varfra. Liderët e atyre kombeve që nuk duan të bëjnë dallimin mes të sulmuarit dhe agresorit duhet të reflektojnë. Përdorimi i lëndës së parë që ushqen botën si armë është "një tjetër ofendim kundër njerëzimit", deklaroi Meloni.

Ora 21:52
Gazetarët e Daily Mail gjenden përballë një sulmi nga artileria ruse në Ukrainë

1689623564_ukraone.jpg

Daily Mail ka publikuar disa pamje ku shihen gazetarët e tyre, Richard Pendlebury dhe Jamie Wiseman, të cilët u gjendën përballë një sulmi nga artileria ruse në Ukrainë.

Sipas raportimit, thuhet se dy gazetarëve u është dashur të shmangnin një dron rus pasi iu dha një akses i veçantë në një pozicion ukrainas për të dëshmuar nga afër realitetin e luftimeve në llogore e cila tashmë përcakton luftën më të madhe të Evropës që nga viti 1945.

Ata dëshmuan një përleshje zjarri midis trupave ukrainase dhe rusëve të cilët ishin vetëm 400 metra larg ‘tokës së askujt’, raportojnë mediat e huaja.

Publikimi i plotë i raportit të tyre do të tregojë se si udhëtimi i tyre për t'u kthyer nga llogore pothuajse shkoi në mënyrë katastrofike, e cila do të publikohet në orën 14:00.

 

Ora 21:08
NATO: Dënojmë vendimin e Rusisë për marrëveshjen e grurit

1689160269_874.jpg

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në

I condemn Russia's unilateral decision to withdraw from the Black Sea Grain Initiative, despite the efforts by our Ally #Türkiye and the @UN.

Russia's illegal war against #Ukraine continues to harm millions of vulnerable people around the world.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 17, 2023 ">Twitter, ka dënuar vendimin e Rusisë për marrëveshjen e grurit.

Ai ka shkruar se lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës po vazhdon të dëmtojë miliona njerëz vulnerabël në mbarë botën.

"Unë dënoj vendimin e njëanshëm të Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të aleatit tonë Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të dëmtojë miliona njerëz vulnerabël në mbarë botën”, ka shkruar Stoltenberg.

Ora 20:44
Zyrtari ukrainas: Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë ushtarë në zonën e Kupyansk

1689242263_rusitrangjinorukraine.jpg

Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë ushtarë në zonën e Kupyansk në përpjekje për të thyer mbrojtjen e Kievit, Serhii Cherevatyi, Zëvendës Komandanti ukrainas për Komunikimet Strategjike të Grupimit Ushtarak Lindor. 

“Armiku ka vendosur një grup ushtarësh shumë të fuqishëm në drejtimin Lyman-Kupyansk, 100,000 personel, mbi 900 tanke dhe mbi 370 MLRS. Armiku vendosi njësi ajrore dhe si mbështetje shtesë, janë rezervat e ushtrisë luftarake, trupat territorial dhe Storm-Z (e cila është një seri njësish ushtarake penale të krijuara nga Rusia)”, tha Cherevatyi.

Ai shtoi: “Forcat ruse po vendosin gjithçka për të thyer mbrojtjen tonë. Ushtarët tanë janë të gatshëm për gjithçka".

Cherevati tha: “Rusët duhet të tregojnë të paktën njëfarë suksesi, kështu që ata kanë bërë përpjekje maksimale në këtë fushë, duke bërë gjithçka që munden dhe nuk munden, për të treguar veprime fyese”.

Cherevatyi vazhdoi duke thënë se rusët po rinovojnë vazhdimisht stafin e tyre luftarak.

"Humbjet e armikut tashmë po i afrohen atyre që ishin në kulmin e luftimeve me Wagner. Rusët po rinovojnë vazhdimisht stafin e tyre luftarak, duke dërguar parashutistë atje para së gjithash me shpresën për të ndaluar ofensivën tone. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe të qëllimshëm në mënyrë që të ruajmë forcat dhe njerëzit tanë sa më shumë që të jetë e mundur", tha ai.

Ora 20:11
Putin: Ne do t'i përgjigjemi terrorizmit në urën e Krimesë

1688387061_vladimirputin.webp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për rritjen e sigurisë dhe hapjen e një hetimi pas sulmit me dron në urën e Krimesë, duke e denoncuar atë si "një akt terrorist". 

Pas sulmit, i cili dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, Putin thirri disa anëtarë në një mbledhje të qeverisë për të vlerësuar situatën. 

"Sigurisht që Rusia do t'i përgjigjet sulmit në urën e Krimesë”, tha Putin.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se Ministria e Mbrojtjes është duke hartuar plane në këtë drejtim.

Ora 19:09
Biden pret kardinalin Zuppin nesër në Shtëpinë e Bardhë

1689613828_Capture.JPG

Joe Biden do të presë nesër në Shtëpinë e Bardhë kardinalin Matteo Zuppi , të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë. Kjo u raportua nga një burim i informuar për Politico, duke nënvizuar se do të jetë një takim "privat". Sipas kwsaj mediaje në bisedën me presidentin amerikan, kryepeshkopi i Bolonjës dhe presidenti i Konferencës Episkopale Italiane synon të flasë në veçanti për mijëra fëmijët e dëbuar me forcë nga Ukraina. Edhe ambasadori amerikan në Vatikan, Joe Donnelly , ka fluturuar në Uashington dhe - njofton sërish faqja amerikane - do të marrë pjesë në disa nga takimet e Kardinalit në kryeqytetin amerikan.

Ora 17:54
Gueterres: Më vjen thellësisht keq për tërheqjen ruse nga marrëveshja e grurit

1689609187_antonio.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se i vjen thellësisht keq për vendimin rus për t'u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, "duke përfshirë tërheqjen e garancive ruse të sigurisë të lundrimit në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi".

Duke folur nga selia e OKB-së në Nju Jork, ai tha: “Vendimi i sotëm i Federatës Ruse do të godasë njerëzit në nevojë. Qindra miliona njerëz përballen me urinë dhe konsumatorët po përballen me një krizë globale të kostos së jetesës. Ata do të paguajnë çmimin”.

Ai tha se pezullimi i marrëveshjes do të thotë se një pakt i lidhur midis OKB-së dhe Moskës për të ndihmuar në lehtësimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave u ndërpre. 

“Fokusi ynë kryesor do të jetë avancimi i sigurisë globale të ushqimit dhe stabiliteti global i çmimeve të ushqimit”, shtoi ai.

Gueterres tha se vendimi i sotëm i Federatës Ruse do t'i japë një goditje të rëndë njerëzve në nevojë në mbarë botën.

Ora 17:05
Zelensky: Ukraina mund të vazhdojë eksportet e grurit edhe pa mbështetjen ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ata duhet të bëjnë “gjithçka” për të siguruar që vendi i tij të mund të përdorë Detin e Zi për të eksportuar grurë pasi Rusia njoftoi se po tërhiqej nga një marrëveshje e nbdërmjetësuar nga OKB.

“Edhe pa Rusinë, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mund ta përdorim këtë korridor të Detit të Zi”, tha ai sipas zëdhënësit të tij Sergiy Nykyforov. 

Zelensky vazhdoi duke sugjeruar se Ukraina mund të vazhdojë eksportet e grurit pa mbështetjen ruse. 

“Ne nuk kemi frikë. Na kanë kontaktuar kompani të ndryshme që zotërojnë anije. Ata thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë dërgesat e grurit nëse Ukraina i dërgon dhe Turqia i lejon të kalojnë”, tha Zelensky.

Duke u tërhequr nga pakti, Ministria e Jashtme ruse tha të hënën se qeveria e saj po hiqte garancitë për një lundrim të sigurt në Detin e Zi.

Ka rrugë alternative për eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës me hekurudhë përmes Evropës Lindore, por ato nuk mund të përballojnë lehtësisht vëllimin që Ukraina dëshiron të eksportojë.

“Kam udhëzuar Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, pas sinjalit zyrtar nga Federata Ruse, të përgatisë sinjalet tona zyrtare drejtuar Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, në mënyrë që ata të më përgjigjen si presidentit të Ukrainës se janë të gatshëm të vazhdojmë iniciativën tonë”, shtoi Zelensky. 

Ora 16:50
Kuleba: Pa zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Ukrainës, çmimet do të rriten kudo

1689143604_dmytrokulebarusiukraine.jpg

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha se pa zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Ukrainës, çmimet në mbarë botën do të rriten përsëri.

“Pa zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Ukrainës, çmimet në mbarë botën do të rriten përsëri", tha Kuleba.

Kuleba tha gjithashtu se Rusia po e ‘vret’ dalëngadalë marrëveshjen e drithit nga një zgjerim në tjetrin.

"Rusia po e ‘vret’ ngadalë marrëveshjen e drithit nga një zgjerim në tjetrin. Kjo do të thotë se çmimet në mbarë botën do të ngrihet përsëri”, tha Kuleba.

Ministri beson se Moska po "përdor urinë si mjet" për të shantazhuar të gjithë botën.

Ora 16:12
SHBA do i dhurojë Ukrainës më shumë se 500 mln dollarë

1689143060_ukrainerusi.jpg

Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të shpallë së shpejti ndihmën humanitare për Ukrainën me një shifër prej më shumë se 500 milionë dollarë.

Shefja e USAID-it, Samantha Powers, do të njoftojë ndihmën gjatë vizitës së saj në vend në përgjigje të nevojave të ukrainasve të prekur nga pushtimi rus.

Ndihma e cila do të ofrohet nëpërmjet SHBA-së dhe partnerëve të organizatave të tjera joqeveritare do të rrisë mbështetjen për ata që janë zhvendosur ose prekur nga lufta, duke ju dhënë ndihmën emergjente ushqimore dhe kujdesin shëndetësor.

"SHBA do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të prekur nga lufta shkatërruese në shkallë të gjerë të Rusisë dhe mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë për të shpëtuar jetën e atyre që kanë më shumë nevojë", thuhet në njoftim.

Ora 15:57
Sekretari i Jashtëm britanik: Kemi vendosur14 sanksione të reja kundër Moskës për dëbimin e fëmijëve

1689602069_james.jpg

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka njoftuar se ka vendosur 14 sanksione të reja në përgjigje të përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar identitetin kombëtar të Ukrainës. 

11 nga individët e sanksionuar janë të përfshirë në dëbimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi. Këtë e bëri të ditur ministria britanike. 

Mes të gjobiturve janë zyrtarët rusë Ksenia Mishonova, komisionere për të drejtat e fëmijëve në rajonin e Moskës dhe Sergej Kravtsov, ministri rus i arsimit.

Dy propagandistë rusë u gjobitën gjithashtu për "shpërndarjen e propagandës të krijuar për të nxitur dhunë dhe urrejtje kundër Ukrainës dhe popullit të saj", tha Cleverly.

Mes tyre Anton Krasovsky, ish-prezantues i Rusisë, tha se fëmijët ukrainas duhet të mbyten dhe digjen. Olga Lyubimova, ministrja ruse e kulturës, është gjithashtu në listën e sanksioneve për përdorimin e pozicionit të saj për të mbështetur politikat e dëmshme anti-ukrainase të shtetit rus.

Ora 15:39
Peskov: Marrëveshja e grurit është ndërprerë

 

Zëdhënësi i Kremlit, Dmitry Peskov, deklaroi se marrëveshja e grurit mes Rusisë dhe Ukrainës përmes Detit të Zi është ndërprerë. Marrëveshja skadon ditën e sotme.

Ai specifikoi se Rusia do t'i kthehet menjëherë marrëveshjes sapo të respektohen marrëveshjet që ajo kërkon. Marrëveshja që lejoi Ukrainën të eksportojë drithërat e tij të sigurta përtej Detit të Zi pritet ditën e sotme.

"Marrëveshja e grurit është ndërprerë", tha Peskov.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se një vendim i tillë do të dëmtonte sigurinë ushqimore e miliona vetë në mbarë botën. Nëpërmjet një deklaratë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adam Hodge, Uashingtoni i bëri thirrje qeverisë ruse të ndryshojë menjëherë vendimin e saj.

Rusia është ankuar se kufizimet në transport e që lidhen me sigurimet, janë bërë pengesë për eksportin e drithërave dhe plehrave kimikë rusë. Si përgjigje ndaj interesimit të gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit tha se ky vendim muk kishte lidhje me sulmin ndaj urës që lidh Krimenë me Rusinë.

Ora 15:37
Marrëveshja e grurit, Erdogan: Do flas me Putin, e mirëpres në Turqi

1689347699_rusiturqivladimirputinerdogan.jpg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ende nuk i ka humbur shpresat për rinovimin e marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Një vit më parë ky ndërmjetësim ishte thelbësor për të arritur marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës e cila skadoi ditën e sotme.

 “Do të flas me Putinin për rinovimin e marrëveshjes së grurit”, tha Erdogan.

Presidenti turk, mëngjesin e sotëm deklaroi se një sukses i madh u arrit vitin e kaluar me përfundimin e marrëveshjes e cila lejoi kalimin e më shumë se 33 milionë tonë grurë.

"Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës të mos hapë rrugën për drama të mëtejshme. E përsëris se paqja nuk ka humbës. Një sukses i madh u arrit vitin e kaluar me përfundimin e marrëveshjes e cila lejoi kalimin e më shumë se 33 milionë tonë grurë. Një marrëveshje që ka hequr perspektivën e një krize ushqimore dhe për të cilën falënderoj sërish të gjitha palët. Fillimisht do të flas me Putinin dhe më pas do ta pres në Turqi në gusht", tha Erdogan.

Ora 10:38
Kievi bën bilancin: Gjatë një javë, ushtria ruse kreu 355 sulme, Ukraina çliron 7 km katror territor në Bakhmut

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar ka bërë një bilanc të sulmeve ajrore të kryera në një javë nga ushtria ruse. Sipas Kievit, agresorët kanë kryer 355 sulme ajrore, ndërsa kanë lëshuar 15 raketa, 86 dronë kamikaze Shahed, në territorin ukrainas.

Po ashtu pretendohet se ushtria ukrainase ka liruar 7 km katror në Bakhmut javën e kaluar. Forcat ukrainase kanë çliruar deri më tani 31 kilometra katrorë territor në sektorin Bakhmut, nga të cilat 7 javën e kaluar, por situata në lindje të vendit është “e vështirë”.

Ora 10:01
Rusia akuzon Kievin se sulmoi me dronë urën e Krimesë

Sulmi në urën e Krimesë u krye duke përdorur drone pa pilot në sipërfaqen e ujit,  ka thënë komiteti antiterrorist i Rusisë.
Komiteti ka pohuar gjithashtu se incidenti ishte organizuar nga "shërbimet speciale" ukrainase dhe konfirmoi se një hetim penal është nisur për sulmin.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja