Një dezertor rus, i intervistuar në mënyrë anonime nga BBC, rrëfen se ditën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, baza bërthamore ku ai shërbente u vu në gjendje gatishmërie totale.
Ushtaraku pohon se gjendja e gatishmërisë ishte në fuqi që në ditën e parë të luftës dhe se njësia e tij ishte “e izoluar brenda bazës”.
Ndërkohë raportohet se sot (26 nëntor 2024) ushtria ruse se ka nisur një sulm masiv me dronë në Kiev. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e shprehu këtë në Telegam.
Alarmi për sulm ajror ra në të gjithë Kievin gjatë natës dhe shumë qytetarë kanë shkuar në strehimore. Ukraina informoi se u lëshuan 188 dronë nga Moska, një sulm masiv dhe intensiv, por se i kishte rrëzuar pothuajse të gjitha.
Sakaq, nga ana tjetër lidhur me praninë e trupave të Koresë së Veriut në ndihmë të Rusisë, Pentagoni shprehet se nuk ka të dhëna për diçka të tillë.
‘Ne nuk kemi asnjë tregues se ka ushtarë të Koresë së Veriut në Ukrainë. Ajo që po shohim është se ata janë të pozicionuar rreth rajonit të Kurskut. Por ata nuk po lëvizin në Ukrainë për momentin’, theksoi zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për mediat.
Ushtarët e Koresë së Veriut në Rusi
Një sulm i forcave ukrainase me raketat britanike Storm Shadow në rajonin rus të Kurskut ka vrarë disa ushtarë koreanoveriorë, bëri të ditur një burim ukrainas i cituar nga Financial Times.
Gjithashtu, u konfirmua se në sulm është plagosur edhe një gjeneral nga Pheniani, siç kishte raportuar fillimisht Wall Street Journal.
Sulmi goditi qytetin Marino dhe ishte vetëm një nga “disa” sulme kundër forcave koreanoveriore të vendosura nga rusët, duke përdorur gjithashtu armë të tjera.
G7
“Ne dënojmë me forcën më të madhe të mundshme retorikën bërthamore të papërgjegjshme dhe kërcënuese të Rusisë. Nuk do të tolerojmë kurrë kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore, e aq më pak çdo përdorim të armëve bërthamore nga Rusia në kontekstin e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë më të madh për përdorimin e armëve kimike dhe agjentëve për shpërndarjen e turmave si metodë lufte nga Rusia në Ukrainë.”
Këto janë pjesë të deklaratës përfundimtare të ministrave të jashtëm të G7, mbajtur në Fiuggi.
Nga ana tjetwr, ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se kanw nisur pwrgatitjet pwr njw pwrgjigje ushtarake ndaj dy sulmeve të reja me raketa amerikane ATACMS nga Ukraina.
Ndwrkohw, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka furnizuar Ukrainën me dhjetëra raketa të tjera kruiz të llojit Storm Shadow. Këtë e raporton Bloomberg.
Sipas burimeve, “dërgesat, të cilat nuk janë shpallur publikisht, kanë ndodhur disa javë më parë dhe janë urdhëruar pasi Kievi kishte shteruar rezervat e raketave me rreze të gjatë veprimi”.
Raketat janë dërguar përpara vendimit të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda territorit të Rusisë.
Storm Shadow, me një rreze veprimi prej rreth 250 km, të ngjashme me sistemet raketore taktike të ushtrisë amerikane ATACMS, më parë janë dhënë për Ukrainën nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për të goditur objektiva brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.
Moskë, Rusi
Një dezertor rus, i intervistuar në mënyrë anonime nga BBC, rrëfen se ditën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, baza bërthamore ku ai shërbente u vu në gjendje gatishmërie totale.
“Para asaj kohe, kishim vetëm stërvitje. Por ditën kur filloi lufta, armët ishin plotësisht në pozicion,” thotë ish-oficeri i forcave bërthamore ruse.
“Ishim gati të lëshonim forcat në det dhe në ajër dhe, teorikisht, të kryenim një sulm bërthamor",-shtoi ai.
Ushtaraku pohon se gjendja e gatishmërisë ishte në fuqi që në ditën e parë të luftës dhe se njësia e tij ishte “e izoluar brenda bazës”.
“E vetmja gjë që kishim ishte televizioni shtetëror rus, Nuk e dija vërtet se çfarë kuptonte e gjithë kjo. Nuk po luftonim në luftë, thjesht po ruanim armët bërthamore",- thotë ish-oficeri.
Ai shton se gjendja e gatishmërisë u hoq pas dy ose tre javësh.
Nga bombardimet ruse në Ukrainë
Rusia ka lëshuar një numër rekord të dronëve gjatë natës kundër Ukrainës, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 26 nëntor, teksa raportuan për dëme të shkaktuara në ndërtesa dhe “në infrastrukturën kritike” në disa rajone.
Moska dhe Kievi kanë intensifikuar sulmet e tyre me dronë dhe raketa, teksa Ukraina raportohet se ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë.
“Në sulmet gjatë natës, armiku kreu një numër rekord të sulmeve me [dronët] Shahed”, thanë Forcat Ajrore ukrainase, duke iu referuar dronëve të prodhimit iranian. Ukraina tha se Rusia lëshoi gjithsej 188 dronë gjatë natës. Ukraina tha se ka rrëzuar 76 dronë rusë në mbi 17 rajone, ndërkaq 95 të tjerë humbën nga radarët e saj apo u rrëzuan për shkak të ndërhyrjes në sistemet elektronike të tyre, shkruan REL.
Moska po ashtu ka sulmuar Ukrainën me katër raketa balistike, Iskander-M, sipas Forcave Ajrore ukrainase.
“Fatkeqësisht, ndërtesat e infrastrukturës kritike janë goditur dhe ndërtesat e banimit janë dëmtuar në disa rajone për shkak të sulmeve masive me dronë”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev, teksa zyrtarët e qytetit kanë thënë se alarmi për sulme ajrore ishte aktiv për pesë orë, duke shtuar se dhjetë dronë u rrëzuan mbi Kiev.