Ushtria ruse raportohet se ka nisur një sulm masiv me dron në Kiev. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e shprehu këtë në Telegam: Sulmi UAV vijon. Ata vijnë nga drejtime të ndryshme.
Alarmi për sulm ajror ra në të gjithë Kievin gjatë natës dhe shumë qytetarë kanë shkuar në strehimore.
Sakaq, nga ana tjetër lidhur me praninë e trupave të Koresë së Veriut në ndihmëtë Rusisë, Pentagoni shprehet se nuk ka të dhëna për diçka të tillë.
‘Ne nuk kemi asnjë tregues se ka ushtarë të Koresë së Veriut në Ukrainë. Ajo që po shohim është se ata janë të pozicionuar rreth rajonit të Kurskut. Por ata nuk po lëvizin në Ukrainë për momentin’, theksoi zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për mediat.