Pas sulmeve të ndërsjellta Ukrainë -Rusi gjatë ditëve të fundit, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i është drejtuar me një letër publike presidentit rus Vladimir Putin. Në letrën e hapur  të publikuar nga mediat ukrainase, Zelensky i propozon Putinit të lenë mënjanë ndërmjetësimin amerikan, që aktualisht po merret me Iranin dhe të takohen drejtpërdrejt për të negociuar për paqen. 

"Ukraina propozon t'i japë fund kësaj lufte. Sinqerisht, me dinjitet dhe me garanci se lufta nuk do të rifillojë përsëri. Ne shohim që Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përqendruara në çështjen e Iranit dhe do të ishte gabim të prisnim thjesht që lufta në Evropë të rikthehej në fokusin e saj. Prandaj, Ukraina propozon t'i japë fund kësaj lufte përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë midis nesh dhe jush. Unë propozoj një takim", tha ai.

Sipas liderit ukrainas Rusia dëshiron që ta vijojë këtë luftë deri në vitin 2028 dhe të përfshijë edhe Bjellorusinë.

"Bota nuk është lodhur nga Ukraina, siç keni shpresuar prej kohësh. Por lodhja nga Rusia po rritet, madje edhe midis atyre në mbarë botën që ju ndihmojnë të shmangni sanksionet dhe të mbani ekonominë tuaj mbi ujë. Kemi parë raporte të inteligjencës që tregojnë se po mendoni ta zgjasni luftën deri në vitin 2027 dhe 2028. Ne gjithashtu e dimë se shpresoni që raketat balistike do t'ju lejojnë të arrini atë që të gjitha të tjerat nuk kanë arritur. Ju doni ta tërhiqni Bjellorusinë më thellë në këtë luftë, dhe tani ne jemi të detyruar të përgatitemi edhe për këtë. Ne shohim që po përpiqeni të orkestroni diçka rreth Transnistrisë. Propagandistët tuaj po kërcënojnë, në një mënyrë ose në një tjetër, çdo vend që kufizohet me Rusinë. A doni vërtet të përballeni me të gjitha këto?" shtoi ai. "Tani zgjedhja është e juaja. Mjaft me luftë", thotë ai.

Pas këtij propozimi Kremlini deklaroi se Zelensky është i mirëpritur në Moskë në çdo kohë.

"Zelensky mund të vijë në Moskë në çdo kohë", raportuan mediat shtetërore, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov.

Ndërkohë presidenti rus deklaroi më herët se një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

"Nuk ka nevojë të pezullohen armiqësitë për të filluar negociatat", deklaroi ai. 

Nga ana tjetër i dërguari i Presidentit rus Kirill Dmitriev tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë drejt një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli përgjatë Ngushticës së Beringut. Sipas Zvezda TV marrëveshja pritet të nënshkruhet nesër.

Javët e fundit tensionet mes të dyja vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit Rusia ka lëshuar qindra dronë e raketa ndaj Ukrainës. Dronët rusë goditën Khersonin gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë. Ndërkohë ushtria ukrainase sulmoi Krimenë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur shtatë në Simferopol.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Trump: Jam i lumtur që Zelensky dhe Putin po flasin për një takim

1778532741_6400trump1776700143.png

Foto: Donald Trump

Donald Trump tha se ishte "i lumtur" që Volodymyr Zelensky i ofroi Vladimir Putinit mundësinë për t'u takuar për t'i dhënë fund luftës.

"Mendoj se kemi shumë të bëjmë me këtë", tha presidenti, nga Zyra Ovale.

Presidenti amerikan theksoi se "do të ishte mirë nëse ata do të takoheshin".

"Ata duhet ta bëjnë këtë. Ata duhet të bëjnë kompromise të caktuara”, përfundoi Trump.

Ora 22:12
Kremlini: Zelensky është i mirëpritur të takohet me Putinin në Moskë në çdo kohë

1779877452_vladimirputin.avif

Foto: Vladimir Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i mirëpritur të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë "në çdo kohë".

Kështu deklaroi Kremlini pas propozimit të Zelenskyt për një takim ballë për ballë me Putin.

"Zelensky mund të vijë në Moskë në çdo kohë", raportuan mediat shtetërore, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov.

Ora 21:44
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Foto: Vladimir Putin

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin.

"Nuk ka nevojë të pezullohen armiqësitë për të filluar negociatat", deklaroi shefi i Kremlinit në përgjigje të një pyetjeje gjatë një takimi me krerët e disa agjencive ndërkombëtare të lajmeve.

Ora 21:38
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

1780055320_volodymyrzelensky.jpg

Foto: Volodymyr Zelensky

 Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj

"Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet për pushtimin e rajoneve tona, veçanërisht rajonin e Donetskut. Dhe nuk do ta pushtoni as këtë vit", shkroi presidenti ukrainas në një mesazh drejtuar Vladimir Putin, me të cilin kërkoi një takim.

"Ju nuk prisnit rezistencë në shkallë të gjerë nga Ukraina dhe nuk parashikuat që gjërat do të shkonin kaq larg. Megjithatë, ja ku jemi të gjithë, në vitin e pestë të kësaj lufte në shkallë të gjerë", tha ai.

Tani, "mos kini frikë të zgjidhni rrugën për të dalë nga kjo luftë. Kjo është gjëja kryesore që kërkohet prej jush tani.

“Ukraina e ka ruajtur pavarësinë e saj. Dhe do ta ruajë atë. Pavarësisht të gjitha parashikimeve që tregojnë të kundërtën", përsëriti ai.

Ora 21:27
Zelensky mesazh për Putin: Mos kini frikë të dilni nga kjo luftë

1780497375_volodymyrzelensky.jpg

Foto: Volodymyr Zelensky

"Mos kini frikë të zgjidhni rrugën e daljes nga kjo luftë. Kjo është gjëja kryesore që kërkohet prej jush tani." Kështu iu drejtua Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  Vladimir Putinit në një mesazh në rrjetet sociale.

"Ju keni kaluar pothuajse gjysmën e 26 viteve tuaja në pushtet në Rusi duke zhvilluar luftë kundër Ukrainës. Çfarëdo që të thoni për NATO-n, gjeopolitikën apo gjuhën ruse, kjo luftë është zgjedhja juaj personale: një luftë pa një shkak të vërtetë. Kështu do ta kujtojë historia. Shpesh dëgjojmë se nuk keni problem me këtë luftë.. Por tani mund të shohim se rusët më në fund po fillojnë ta pranojnë këtë realitet më pak qetësisht - se lufta po sjell pasoja gjithnjë e më negative për Rusinë.

Por ne në Ukrainë nuk duam një luftë të përhershme. Ne e dimë shumë mirë se jeta pa luftë është pafundësisht më e mirë. Dhe ne duam ta arrijmë këtë qëllim," vazhdoi udhëheqësi ukrainas, duke thënë se ishte "i bindur se shumica e rusëve do të reagonin pozitivisht edhe ndaj kësaj, dhe ju e dini këtë."

Ora 18:53
Lavrov: SHBA-të nuk i kanë respektuar marrëveshjet për Ukrainën

1778245787_sergeilavrov.avif

Foto: Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus akuzoi Shtetet e Bashkuara për sjellje "të paqëndrueshme", duke thënë se ato dështuan në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimit në Alaskë në gusht 2025 midis Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

"Një marrëveshje shumë e qartë u arrit në Alaskë bazuar në një propozim specifik nga Shtetet e Bashkuara", tha Lavrov në një intervistë me kanalin televiziv arab RT. Dhe nëse Shtetet e Bashkuara do ta kishin promovuar vërtet këtë iniciativë, mendoj se do të kishim qenë në tryezën e negociatave shumë kohë më parë dhe armiqësitë do të kishin pushuar", tha ai.

Ora 17:38
I dërguari i Putinit: Kontakt i vazhdueshëm me Witkoff dhe Kushner

Foto: Kirill Dmitriev dhe Steve Witkoff

Kirill Dmitriev, tha se kishte qenë në kontakt këtë javë me të dërguarin presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

"Këtë javë kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë amerikanë, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner", u tha ai gazetarëve në margjinat e Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut.

"Vetëm dje, folëm në telefon si me Witkoff ashtu edhe me Jared Kushner. Jemi në dialog të vazhdueshëm sepse pala amerikane po përpiqet të promovojë paqen dhe po i thotë palës ukrainase se duhet të përqafojë paqen, jo provokime dhe përplasje të vazhdueshme", tha Dmitriev..

Sipas Dmitriev, tema kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi ekonomik.

"Ne besojmë se ka shumë nisma të përbashkëta ekonomike që mund të zbatojmë. Dhe po i zhvillojmë ato në mënyrë aktive. Prandaj, po përgatitemi për investime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara në projekte të ndryshme që janë të dobishme si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara, përfshirë Rusinë", vuri në dukje ai.

Ora 17:07
Media: Londra, Parisi dhe Berlini po punojnë në tryezën e negociatave Ukrainë-Rusi

1778057533_luftaneukraine.webp

Foto: Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania po bashkëpunojnë me Kievin mbi planet për të hapur negociata me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, pasi shohin një ndryshim kursi që forcon pozicionin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lajmin e bën të ditur Bloomberg raporton këtë, duke cituar burime të njohura me çështjen. Zyrtarë nga Berlini, Parisi dhe Londra kanë diskutuar mundësinë e fillimit të bisedimeve që përfshijnë të dyja palët. Ata gjithashtu e kanë diskutuar çështjen me homologët e tyre ukrainas, shtojnë burimet.

Ora 15:54
Kremlini: BE-ja ka nevojë për naftën dhe gazin rus për të mbijetuar

Foto: Kirill Dmitriev

Evropa ka nevojë për naftën dhe gazin rus për të “mbijetuar” krizën energjitike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Kështu deklaroi i dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF).

“Bota është në prag të një krize shumë serioze energjitike për shkak të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme”, tha Dmitriev, duke shtuar se “që Evropa ta kapërcejë këtë krizë, duhet të gjejë mënyra për të bashkëpunuar me Rusinë dhe për të rivendosur rrjedhat e naftës dhe gazit nga Rusia”.