Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë

Lufta në Ukrainë/ The Guardian: Rusia e kishte parashikuar inkursionin ukrainas në Kursk për muaj të tërë

Ushtarë rus

Komanda ushtarake ruse ishte prej disa muajsh në dijeni të ofensivës ushtarake ruse në Kursk dhe madje po hartonte planin për ta parandaluar atë, sipas dokumenteve që, siç pretendon ushtria ukrainase, i kapi nga pozicionet e braktisura ruse në rajon. Kështu shkruan në një artikull ekskluziv e përditshmja ‘The Guardian’.

Këto dokumente zbulojnë shqetësimet ruse për Kurskun, i cili u intensifikua pas vetëvrasjes së një ushtari në front, i cili thuhet se ishte në një "gjendje të rënduar psikologjike për shkak të shërbimit në ushtrinë ruse.

Edhe pse nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur autenticiteti i dokumenteve, The Guardian shkruan se ato mbajnë vulën zyrtare të ushtrisë ruse.

Në fund të gushtit, gazetarët e The Guardian thonë se kontaktuan ekipin e operacioneve speciale ukrainase që sekuestruan dokumentet. Sipas ukrainasve, ata ishin mbledhur nga ndërtesat në rajonin e Kurskut dhe vinin nga Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimi sekret (FSB) dhe ushtria.

Disa prej dokumenteve mbajnë urdhra të printuara për njësi të ndryshme, ndërsa të tjerët janë shënime të shkruara me dorë të ngjarjeve dhe shqetësimeve për pozicione specifike.

Listimet më të vjetra datojnë në fund të vitit 2023, ndërsa dokumentet më të fundit mbajnë data vetëm gjashtë javë para sulmit ukrainas në Kursk më 6 gusht.

Dokumentet janë kryesisht nga njësitë e regjimentit 488 të pushkëve të motorizuar të Rusisë, veçanërisht kompania e dytë e Batalionit të saj të 17-të.

Ofensiva e Ukrainës në rajonin e Kurskut çoi në befasi aleatët perëndimorë të Kievit, si dhe shumë të tjerë në elitën ukrainase, pasi planifikimi i operacionit ishte kufizuar rreptësisht në një numër shumë të vogël njerëzish. Megjithatë, dokumentet ushtarake ruse zbulojnë muaj paralajmërimesh për një pushtim të mundshëm të rajonit dhe një përpjekje për të kapur Sunja, një qytet me 5000 banorë që ka qenë nën pushtimin ukrainas për më shumë se një muaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Sa ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën?

1726571008_ushtareruse.JPG

Foto:Ushtarë rus

Më shumë se 70 000 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur gjatë luftës me Ukrainën, shkruan në një artikull prestigjozja BBC.

Për herë të parë, vullnetarët - civilë që u bashkuan me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës - përbëjnë grupin më të madh të viktimave.

Shumë prej tyre vijnë nga zonat e varfëra, të tërhequr nga pagat e larta, por disa raportohet edhe të jenë detyruar të shkojnë në luftë.

Shkalla e vdekshmërisë për vullnetarët ka qenë vazhdimisht e lartë, me mbi 100 vdekje çdo javë që nga tetori 2022.

Sipas të dhënave, rreth 13 700 vullnetarë kanë vdekur, ose 20% e totalit.  Ish-të burgosurit që u dërguan në luftë në këmbim të faljes së dënimit ishin më parë grupi më i madh, me 19% të vdekjeve. Ndërsa ushtarët e mobilizuar, qytetarë që janë thirrur të luftojnë, përbëjnë 13% të vdekjeve. Ndërkohë shumica e vullnetarëve që vdesin në front janë të moshës nga 42 deri në 50 vjeç.

Vullnetarët shpesh nuk kanë trajnimin e duhur për të luftuar në vijën e frontit, veçanërisht në Ukrainën lindore.

Po ashtu nga ana tjetër shumë ushtarë rusë kanë raportuar se nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe dërgohen në zona të pastudiuara mirë, me shumë pak ose aspak trajnim para se të shkojnë në betejë. Sipas BBC, edhe kujdesi mjekësor jo i duhur ka luajtur rol në numrin e lartë të vdekjeve.

Ora 12:21
Moska: Ne kemi armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Pasoja katrastofike nëse Perëndimi dhe Kievi vazhdojnë të provokojnë

Foto: Maria Zakharova

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

NATO e kishte cilësuar këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bla bla: 20/09/2024 13:53

    Dmth aipas këtyre gazetave perëndimore Rusët janë të keq armatosur dhe të pa stërvitur dhe jemi ok , po si ka mundësi që ka dy vjet po lufton me gjithë armatimin e natos dhe po i vë përpara ? Atëherë i bie që nato është më keq e armatosur dhe më keq e stërvitur përderisa nuk po e diton dot luftën me Rusinë

    Përgjigju
    • Shezo: 22/09/2024 11:20

      Nato nuk esht e angaxhuar e gjith ne lufte ne ukraine Vec shum pak po marin pjes ne ukraine me naton nuk merret dot rusia natua nuk do se ka frik mos shkel butonin rusia hedh arme berthamore ndaj arma berthamore per dy minuta ska me njeri ne kemb ikin te gjith per dhjam qeni vdesin ndaj nuk futet por si perfundim natua do futet sepse ska kuptim po nuk u fute interesi amerikes esht te vashdoj akoma lufta te japin fondé te shes armatim interesi amerikes do ta do besoj rusin keq nga armatimi dhe nga ekonomia

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet