Lufta në Ukrainë/ Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqe në botë! Më komplimentoi për Kongresin

Lufta në Ukrainë/ Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqe në botë! Më komplimentoi për Kongresin

Trump dhe Zelensky

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, tha në një postim në Truth Social se kishte një "telefonatë të shkëlqyer" me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Trump ka thënë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë para se të marrë detyrën në janar nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit.

"Si presidenti i ardhshëm do të sjell paqe në botë dhe do t'i jap fund luftës që ka kushtuar shumë jetë njerëzore dhe shkatërroi shumë familje të pafajshme”.- tha Trump, Zelenskyt gjatë telefonatës, të cilën e ka shpjeguar në rrjetet sociale.

“Ai më përgëzoi për konventën e republikanëve dhe që mora nominimin për tu bërë kandidati Republikan. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të së shtunës së kaluar. Unë e vlerësoj që më keni kontaktuar, sepse, si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqe në botë. Të dyja palët do të bashkohen dhe do të negociojnë një marrëveshje që do t'i japë fund dhunës dhe do të hapë rrugën për prosperitet."- shkruan Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Dy civilë të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

Të paktën 2 persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmë pas një sulmi nga forcat ruse me një raketë balistike në rajonin Kharkiv në Ukrainën lindore.

Lajmin e bëri të ditur në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov raporton Rbc-Ukraine.

"Dy burra vdiqën dhe tre u plagosën. Rusët përdorën një raketë Iskander në sulmin që dëmtoi më shumë se 50 ndërtesa banimi dhe administrative, objekte bujqësore dhe automjete”, tha Sinegubov.

Forcat ruse lëshuan 4 raketa dhe 17 dronë kundër Ukrainës, 13 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit. Ata lëshuan tre raketa balistike Iskander-Mnga nga rajoni i Voronezh, një raketë Iskander-K, 16 dronë kamikaze të tipit Shahed nga rajoni Kursk dhe një dron tjetër, lloji i të cilit nuk u specifikua.

Rajonet e Kharkiv, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin në shënjestër.

Ora 09:23
Bëri fushatë kundër gjuhës ruse, ekzekutohet me plumb në kokë ish-deputetja ukrainase

Një ish-deputete nacionaliste e Parlamentit të Ukrainës, e njohur për fushatat e saj të nxehta në mbrojtje të gjuhës ukrainase, vdiq mbrëmë në spital pasi u qëëlua me plumb në kokë në Lviv.

Kështu njoftoi, kryebashkiaku i qytetit, Andriy, në Telegram Sadovy.

"Iryna Farion vdiq në spital. Mjekët bënë gjithçka që mundën... Është e frikshme dhe e tmerrshme. Unë gjithmonë them se nuk ka më vend të sigurt në Ukrainë. Ishte një vrasje e guximshme dhe e pacipë, vrasësi duhet gjetur!" , ka shkruar kryebashkiaku.

Autoritet janë vënë në kërkim të vrasësit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se çdo akt dhune duhet të dënohet.

Iryna Farion, një gjuhëtare, u zgjodh në Parlament në vitin 2012 me partinë nacionaliste Svoboda (Liria), por nuk arriti të ruajë vendin e saj në zgjedhjet e mëvonshme. Ish-deputetja më vonë u bë e njohur për fushatat e saj të shpeshta për të promovuar gjuhën ukrainase dhe për të diskredituar zyrtarët publikë që flisnin rusisht.

Në vitin 2018, ndërsa Ukraina po luftonte me separatistët e financuar nga Rusia, të cilët kishin pushtuar territorin në lindje të vendit, Farion lëshoi ​​një thirrje për të "goditur me grusht në nofull çdo person që flet rusisht".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë