Një samit botëror në Zvicër. Kjo është shpresa e presidentit ukrainas Zelensky, i cili shpreson të jetë në gjendje të organizojë me Presidenten Viola Amherd "brenda pak ditësh e jo javësh" një datë për një samit me liderët botërorë të të paktën 80-100 vendeve, duke e bërë të qartë, se Rusia nuk do të ftohet.

Përgjigja e Moskës: ‘Një takim i tillë do të ishte i padobishëm pa ne!’.

Ndërkohë, Peter Pellegrini, një aleat i kryeministrit nacionalist dhe pro-rus Robert Fico, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke mposhtur kandidatin e opozitës Ivan Korcok. 

Pellegrini e kishte përshkruar Korcokun si një "luftëtar" për mbështetjen e tij për armatosjen e Ukrainës, pas fitores së tij në zgjedhje tha: "Unë dua një vend në anën e paqes".

Korcok, i cili kishte qenë i dërguar në BE dhe ambasador në Shtetet e Bashkuara, shërbeu gjithashtu si ministër i Punëve të Jashtme në 2021-2022 dhe vendi në drejtimin e tij, kishte qenë një aleat i vendosur i Ukrainës, duke i siguruar asaj mbrojtje ajrore dhe avionë luftarakë. Më pas qeveria e Ficos ndërpreu furnizimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Ukrainë/ Tre civilë të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhja

Tre civilë ukrainas u vranë mëngjesin e sotëm nga një një sulm rus në rajonin juglindor të Zaporizhjas, njoftuan zyrtarët lokal.

"Dy burra dhe një grua vdiqën nën rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila u godit nga një predhë ruse," tha Ivan Fedorov në Telegram.

 Më tej ai shtoi se një person tjetër u plagos nga bombardimet e vazhdueshme të Rusisë.