Në një kohë kur festimet e fitores vijojnë në rajonin e Khersonit, ish-presidenti rus Dimitri Medvedev paralajmëroi luftime të ashpra, duke thënë se Rusia nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e armatimeve.
“Moska do të vazhdojë të rimarrë territoret ruse dhe për arsye të dukshme nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të armëve të mundshme të shkatërrimit në Ukrainë. Kjo nuk është vetëm për mirësinë tonë njerëzore, por çdo gjë ka kohën e vet. Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetët e ushtarakëve dhe civilëve tanë, ndërsa armiqtë tanë jo. Dhe këtu qëndron dallimi ynë i madh moral me ta", tha Dimitry Medvedev.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës e komentoi çlirimin e Khersonit gjatë një takimi me homologun e tij amerikan Anthony Blinken, të cilit I tha se vetëm të bashkuar do të jenë në gjendje të fitojnë.
"Fitorja jonë do të jetë fitorja jonë e përbashkët - një fitore e të gjitha kombeve paqedashëse anembanë botës," shtoi Kuleba, sipas të cilit ukrainasit që festojnë çlirimin e Khersonit po derdhin gjithashtu "lot mirënjohjeje".
Por një shqetësim në rritje sipas Kievit, është mundësia që rusët të nisin një sulm raketor në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në G20 më 15-16 nëntor në Bali. E teksa Kievi po i gëzohet fitores në Kherson, Kharkivi u zgjua sot me luftime të ashpra, gjatë të cilave u plagosën dy adoleshentë. Ndërkohë ukrainasit vazhdojnë të festojnë çlirimin në shesh në një atmosferë "euforie". Imazhet tregojnë njerëz në rrugë duke valëvitur flamujt ukrainas, duke kënduar "Lavdi Ukrainës" e duke përqafuar ushtarët.
Ushtarët ukrainas të kthyer në Kherson, tashmë i çliruar pas 8 muajsh nën pushtimin rus, janë kthyer në shtëpi dhe janë “mbytur” me puthje dhe përqafime të familjarëve. Një video prekëse është publikuar në rrjetet sociale, ku një ushtar ukrainas është pritur te dera e shtëpisë nga gjyshja e tij, e cila ka shpërthyer në lot sapo e sheh. Gjyshja, e ulur në gjunjë hap krahët për nipin që nxiton të vrapojë e të marrë përqafimin e munguar prej kaq shumë kohësh.
Sekretari i shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Phnom Penh, kryeqyteti i Kamboxhias.
Sipas një njoftimi nga Departamenti i Shtetit, Blinken ka siguruar Kulebën se në rast se do të ketë negociata me Rusinë do të jetë Ukraina ajo që do të vendosë kohën kur do të zhvillohen por edhe përmbajtjen e negociatave.
Blinken diskutoi gjithashtu angazhimin e Uashingtonit për të ndihmuar Ukrainën në zbutjen e efekteve të sulmeve të Rusisë në infrastrukturën kritike, duke përfshirë ndihmën e përshpejtuar humanitare.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se "forcat e Kievit kanë rifituar kontrollin e mbi 60 vendbanimeve në Kherson, rajonin ku u tërhoq ushtria ruse. Presidenti ukrainas shtoi se forcat ruse shkatërruan të gjithë infrastrukturën në Kherson përpara se të iknin, furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy, thotë se do të çlirojnë edhe Donbasin dhe Krimenë.
"Nuk mendoj se ka njeri që nuk i ka parë videot e njerëzve tanë që në Kherson përshëndet mbrojtësit ukrainas. Do të ketë takime të tjera si kjo, në qytete dhe fshatra ende nën pushtimin rus. Ne nuk do të harrojmë askënd, nuk do të lëmë askënd pas. E njëjta gjë do të ndodhë në Genichesk dhe Melitopol. Ne do të mbërrijmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona në Donbass dhe në Krime.
Banorët e qytetit ukrainas Kherson dolën në rrugë të shtunën më 12 nëntor për të festuar fundin e pushtimit rus. Flamujt e Ukrainës valëviten në ajër dhe një kortezh njerëzish ka pushtuar të gjithë qendrën e qytetit. Një lumë njerëzish që ecin dhe këndojnë koret për të festuar ditën e çlirimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konsideruar si një “fitore të jashtëzakonshme” për Ukrainën tërheqjen e Rusisë nga qyteti ukrainas i Hersonit.
“Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, tha për gazetarët këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, teksa shoqëroi presidentin amerikan, Joe Biden, në samitin ASEAN në Kamboxhia.
Sullivan i bëri këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Hersoni është “i yni”, pasi forcat speciale ukrainase hynë në qytetin strategjik që gjendet në jug të Ukrainës.
“Moska do të vazhdojë të rimarrë territoret ruse dhe për arsye të dukshme nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të armëve të mundshme të shkatërrimit” në Ukrainë.
Kjo ka qenw deklarata e ish ish-presidentit rus, Dmitri Medvedev.
"Kjo nuk është vetëm për mirësinë tonë njerëzore, por gjithçka ka kohën e vet", tha ia.
“Ne kujtojmë – shtoi ai duke aluduar për tërheqjen nga Kherson – se ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetët e ushtarakëve dhe civilëve tanë, ndërsa armiqtë tanë jo. Dhe këtu qëndron dallimi ynë i madh moral me ta”.
Që ukrainasit do të gjenin një qytet të dëmtuar rëndë nga rusët pas tërheqjes së tyre, ishte parashikuar deri diku. Por shkalla e shkatërrimit që la trashëgim Moska duket të jetë më e madhe se sa pritej. Sipas drejtorit ekzekutiv të operatorit ukrainas të energjisë elektrike Dtek, Dmytro Saharuk, Rusia ka shkatërruar të gjithë sistemin elektrik në Kherson.
Saharuk shtoi se kompania kombëtare e energjisë elektrike do të sigurojë menjëherë pajisje dhe materiale për të rivendosur infrastrukturën energjetike në Kherson dhe në territorin e çliruar të rajonit sa më shpejt të jetë e mundur.
"Lufta vazhdon pas tërheqjes së forcave ruse nga Kherson". Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Duke folur në Samitin e Azisë Juglindore në Kamboxhia, Kuleba tha se të gjithë presin që luftës t’i vijë fundi.
"Por lufta vazhdon. Unë e kuptoj që të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi ata që e dëshirojmë atë më shumë se kushdo tjetër", tha Kuleba.
Dite te gezuara per Popullin e Ukraines. Me luften e tyre per atdheun e tyre kane rrefyer madheshti per gjithe liridashesit ne Bote.
PërgjigjuRusia,"superfuqi" e mbarume.Paskan qene njisha per manipulimin e opinionit boteror keto 20-30 vjet,ne realitet qenkan dobet,cope cope sidomos nga ana ushtarake.
PërgjigjuNuk po mbrojne vendin e tyre o skocezo por po bejne nje lufte qe nuk e duan prandaj te duken ty ngordhalaqe.
X or tej: po pse superfuqi quhet nje shtet si rusia qe as ushtaret e vet si binden? Kur skan lek ti kenaqin ushtaret e tyre jo do dizertojn por po i bejn m… mu ne ushtri.
Cfare prisje nga nje vend i korruptuar deri ne palce?
Ruset i kane derguar me force ushtaret atje dhe shumica e tyre po dezerton or teeejjjj