Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmoi dy baza amerikane në Jordani gjatë natës. Në një deklaratë Garda Revolucionare tha se kishte kryer një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë kundër bazave Al Azraq dhe King Hussein, duke pretenduar se kishte shkaktuar "dëme serioze".
Sipas Teheranit, operacioni ishte një përgjigje ndaj bastisjes së mëparshme amerikane në ishullin Larak në Ngushticën e Hormuzit.
Po ashtu ushtria iraniane tha se sulmoi një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku janë të stacionuara forcat amerikane.
Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror, Garda Revolucionare përdori dhjetëra dronë sulmi për të synuar zonat e bazës Al Minhad, ku thuhet se janë të stacionuar helikopterë dhe trupa amerikane.
Ushtria amerikane kreu të dielën sulme ndaj ishullit iranian Larak, ku forcat e Iranit ishin vëzhguar duke u përgatitur për të lëshuar raketa me mina drejt Ngushticës së Hormuzit. Ky ishte sulmi i parë i SHBA-së ndaj Iranit pas më shumë se një muaji.
Sipas zyrtarit amerikan, forcat e SHBA-së goditën dy sisteme iraniane për lëshimin e raketave në ishull. Banorët e zonës raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim pranë ishullit Larak të dielën, bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.
Ishulli Larak ndodhet pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila vijon të jetë në qendër të tensioneve rajonale dhe përpjekjeve diplomatike.
lajm ne perditesim...






Komente
Komento