Lufta/ Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Kievin! Biden: S’ndalemi dot, Ukraina duhet financuar

Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin se fondet për zëvendësimin e armëve që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës po mbarojnë, duke thënë se Mbrojtja tashmë është detyruar të ngadalësojë furnizimet me pajisje për disa departamente.

Kjo është ajo që lexojmë në një letër, të parë nga Associated Press, dërguar udhëheqësve të kongresit. Letra, dërguar nga nënsekretari i mbrojtjes, Michael McCord, drejtuesve të Dhomës dhe Senatit, thekson se vetëm 1.6 miliardë dollarë mbeten në dispozicion nga 25.9 miliardë që Kongresi i ka vënë në dispozicion Pentagonit për të rivendosur furnizimet me armatime dhe materiale të dërguara në Ukrainë. Përveç kësaj, Pentagoni ka ende 5.4 miliardë dollarë armë dhe pajisje nga arsenalet e tij në dispozicion për të ndihmuar Kievin.

Por lidhur me këtë paralajmërim të Pentagonit, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se mbështetja financiare për Ukrainën nuk duhet të ndalet.

"Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Shumë jetë, shumë fëmijë dhe shumë njerëz janë në rrezik. Unë pres plotësisht që Kryetari i Dhomës dhe shumica e republikanëve në Kongres të ruajnë angazhimin e tyre për të siguruar kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni dhe brutaliteti rus," shtoi ai, duke kujtuar se SHBA-të janë " kombi më i domosdoshëm në botë”.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Zelensky viziton trupat në frontin verilindor

1696338698_lele.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi disa nga brigadat ukrainase që luftojnë në frontin e aksit të formuar nga qytetet Kupiansk dhe Liman, në veri-lindje të Ukrainës.

“Sot ne vizituam brigadat tona që kryejnë misione luftarake në një nga zonat më të nxehta të frontit, Kupiansk-Liman”, shkroi Zelensky në Telegram.

Kreu i shtetit ukrainas u informua nga ushtria për situatën në fushën e betejës dhe nevojat në këtë pjesë të frontit. 

“Secila nga brigadat tona luftarake, çdo ushtar që shkatërron pushtuesit konfirmon se fitorja është e pashmangshme”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas vizitoi Brigadën e 103-të të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, Brigadën e 68-të “Oleksa Dovbush” dhe Brigadën e 25-të Ajrore “Sicheslav”. Videoja që shoqëron mesazhin e Zelensky në Telegram tregon kreun e shtetit duke shtrënguar duart me ushtarakët dhe duke firmosur një nga flamujt e tyre.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër