Gjykata e Lartë: Vendimin për fatin e vulës së PD duhet ta marrë Apeli! Nëse rrëzohet 'Zhukri', vula i mbetet Bashës! Legjitimohet Alibeaj palë në proces

TIRANË- Saga se kujt i përket vula e Partisë Demokratike duket se do të jetë një çështje që do të zgjasë sërish. Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë këtë të mërkurë, (27 dhjetor)  konflikti 2 vjeçar nuk merr fund. 

Trupa gjykuese e Kolegjit Cilvil e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina urdhëron Apelin të marrë vendim në themel për palët, teksa e dërgoi çështjen në këtë shkallë që të shqyrtohet me trupë të re gjykuese.

Pra, Apeli detyrohet që të shprehet nëse vendimi i Agron Zhukrit është i drejtë apo i gabuar, nëse Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021 është i pavlefshëm apo jo.  Nëse vendimi i gjyqtarit të Tiranës Zhukri do të mbetej në fuqi, atëherë vula do të shkojë tek Berisha, në do të rrëzohet në Apel Partia Demokratike i mbetet Lulzim Bashës.

Argumenti i Gjykates
Kolegji Civil, i përbërë nga tre gjyqtarët Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Dariel Sina, arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji i Gjykatës së Lartë në një njoftim për mediat thotë se ka konstatuar se Gjykata e Apelit “nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim”. 

Gjithashtu pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura mund të zgjidheshin vetë nga “Apeli”. Në këto kushte ajo vendosi “prishjen e vendimit” dhe “kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një trupë tjetër gjykuese”.

Si lexohet vendimi

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë më e pakënaqur ka mbetur pala e Rithemelimit të Berishës, të cilët kërkonin mos legjitimin e ankimit të PD zyrtare (Atëherë përfaqësohej nga Alibeaj) si jo palë në proces, i cili do të çonte në anulimin si të paligjshëm të procesit në apel, duke bërë automatikisht fuqiplotë vendimin e Zhukrit.

Fitore e konsideroi Partia Demokratike zyrtare pasi vetë kishte kërkuar zgjidhjen në themel të çështjes, edhe pse thotë se zgjidhja përfundimtare duhet të ishte bërë nga Gjykata e Lartë.

Në një reagim pas vendimit Partia Demokratike thotë se nuk cënon në asnjë formë legjitimiteti dhe funksionimi të saj, ndërsa vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe pregatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo që dihet është se me vendimin e sotëm Gjykata së Lartë krijon kushtet për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke ndalur sorollatjen më tej në dyert e gjykatave. 

Ndërsa rekursi i Rithemelimit shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, para godinës Berisha protestoi gati 1 orë me një grup të vogël militantësh dhe deputetë besnikë që e mbështesin.

"Sot nisim një kapitull të ri' u tha Berisha protestuesve të mbledhur në seli, e paralelisht në GJKKO po shqyrtohej masa e sigurisë e SPAK që kërkon arrest shtëpie për Sali Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Gjykata e Lartë ktheu çështjen për vulën e PD në Apel, avokati i Berishës: Skandal legjitimi i Alibeajt si palë, duhej të ishte lënë në fuqi vendimi i Zhukrit

1703589608_gjokutaj.jpg

Avokati i Sali Berishës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë detyron Apelin që të marrë një vendim se kujt i takon vula e Partisë Demokratike. Me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë legjitimohet si palë në proces edhe Enkelejd Alibeaj, për të cilin Rithemelimi kundërshtonte.

Në reagimin e Genc Gjokutaj thuhet se legjitimimi i Alibeajt si palë është skandal dhe se sipas tij Gjykata e Lartë duhet të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra vendimin e Zhukrit që i dha partinë Sali Berishës.

Vendimi i Gjykatës se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anëtarësisë se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!

Ora 12:02
Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD: Një hap drejt vendosjes së drejtësisë! Rithemelimi akuza gjykatës: Legjitimoi 1 skandal procedural

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në vendimin e kësaj të mërkure Gjykata detyron Apelin të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë më e pakënaqur ka mbetur pala e Rithemelimit të Berishës, të cilët kërkonin mos legjitimin e ankimit të PD zyrtare si jo palë në proces, i cili do të çonte në anulimin si të paligjshëm të procesit në apel, duke bërë automatikisht fuqiplotë vendimin e Zhukrit.

‘Prishja e vendimit te Gjykatës se Apelit dhe kthimi i çështjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedural njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj ndërkohë qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!  Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykatës se Apelit për moslegjitimim te ankuesit dhe lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane!’- shkruan avokati i Rithemelimit Genc Gjokutaj.

Fitore e konsideroi Partia Demokratike zyrtare pasi vetë kishte kërkuar zgjidhjen në themel të çështjes, edhe pse thotë se zgjidhja përfundimtare duhet të ishte bërë nga Gjykata e Lartë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”- tha PD zyrtare.

Konflikti Berisha-Basha në PD nisi 9 shtatorin e vitit 2021, kur ish Kryeministri u pezullua nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Të dy palët zhvilluan kuvende, Berisha më 11 dhjetor 2021 dhe Basha një javë më pas, më 18 dhjetor. Në marsin e vitit 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri vendosi si të ligjshëm Kuvendin e Berishës, vendim që u rrëzua nga Apeli

Ora 11:41
Vula e PD, Gjykata e Lartë prish vendimmarrjen e Apelit dhe e urdhëron të marrë vendim me trupë tjetër gjykuese

1683817064_seliablu.jpg

Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rekursin e Rithemelimit për vulën e Partisë Demokratike. Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimmarrjes së Apelit, që e riktheu çështjen në Shkallën e Parë dhe rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës.

Tashmë Gjykata e Lartë urdhëron Apelin që të dalë me një vendim se kujt i takon vula e partisë, Berishës apo Bashës, por çështja do të shqyrtohet me një trupë të re gjykuese.

“Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyshi: 27/12/2023 16:56

    Merret populli me vulen e PD, me arestimin e Saliut qe po tall lesht SPAKU dhe me plot gjera te pavlera. Nuk shikon njeri shtrenjtimin e kostos te jeteses, mungesen e sigurise per jeten dhe pronen etj etj. Kjo eshte nje drame me skenar te parashkruar nga Rama - Berisha qe te mbreterojne njeri duke vazhduar vjedhjen me puahtetun dhe tjetri duke ruajtuar ato qe ka vjedhur me pushtetin.

    Përgjigju
  • Petrit: 27/12/2023 14:09

    Prape???? Po jepi aty arrestoje

    Përgjigju
  • Or tajjjj: 27/12/2023 11:54

    Tallje rike me popullin , show i rradhes andej jo po ktej shiko ktu ashtu dhe atje ashtu , kto bejn miliona populli shkon nga fryn era . Ne burg kush ka bo zullum

    Përgjigju
  • e vertete: 27/12/2023 11:14

    me shume njerez qe kalojne ne trotuare e shohin punen e tyre sesa fatkeqe te berishes :(

    Përgjigju
  • Tirana: 27/12/2023 09:31

    Arrestojini keto plehra qe bllokojn rruget , ta kalojn vitin e ri ne qeli ta majn mend . Per ket plakun mere mblidhen 200 palaco zduhet te tolerohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona