Lufta/ Plagoset në kokë komandanti i Forcave të Armatosura ukrainase! Pas Belgorodit aksione të reja në 3 rajone! Moska: Do të përgjigjemi me vendosmëri

Lufta/ Plagoset në kokë komandanti i Forcave të Armatosura ukrainase! Pas Belgorodit aksione të reja në 3 rajone! Moska: Do të përgjigjemi me vendosmëri

Foto nga bombardimet në Ukrainë

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny pësoi plagë në kokë pas një sulmi me raketa nga trupat ruse në një post komandë pranë Khersonit në Ukrainën jugore.

Gjendja e tij paraqitet e mirë por siç mediat e huaja bëjnë me dije se ai vuan edhe nga sëmundja e diabetit të tipit 2.

Ndërkohë sulmet në rajonin Belgorod të Rusisë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa Moska ka paralajmëruar kundërpërgjigjie të fortë.

Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë përmes operacioneve speciale ushtarake ose mjeteve të tjera. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

Ndërkohë një gjykatë ruse zgjati me tre muaj arrestimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, emblematike e fshehtësisë që shënoi çështjen kundër korrespondentit të parë të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, që u arrestua në Rusi për spiunazh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Sulmi me dron në në Kremlin, Moska: Mund të jetë organizuar nga shërbimet e inteligjencës së Kievit

1684961957_kremlini.JPG

Sulmi me dron në Kremlin në fillim të këtij muaji ka të ngjarë të ishte orkestruar nga një prej divizioneve speciale ushtarake ose të inteligjencës të Ukrainës. New York Times e raporton duke cituar burime të inteligjencës amerikane, sipas të cilave nuk është e qartë se cili divizion e kreu sulmin dhe nëse presidenti Volodymyr Zelensky ishte në dijeni të tij. Përfundimi është arritur në bazë të disa komunikimeve të përgjuara.

Ora 15:54
Sulm rus në Kherson, plagoset në kokë komandati i përgjithshëm i Forcave Ushtarake të Ukrainës

1684936806_ukraine.JPG

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny pësoi plagë në kokë pas një sulmi me raketa nga trupat ruse në një post komandë pranë Khersonit në Ukrainën jugore. 

Sipas mediave të huaja, kushtet e ushtarit janë komplikuar nga prania e një sëmundjeje shoqëruese: diabeti i tipit 2.

"Zuluzhny do të jetojë, por nuk do të jetë në gjendje të bëjë punën e tij," thanë burimet për RIA Novosti .

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë