Presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç, në një video të publikuar në rrjete sociale sa i përket bisedimeve me të dërguarin e SHBA-ve Gabriel Escobar dhe Lajçak.
Vuçiç tha se bisedimet me Escobarin dhe Lajçakun, ku morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Serbi, Christopher Hill dhe Emmanuel Giofre, do të vijojnë edhe sot (26 gusht).
“Unë besoj në një zgjidhje kompromisi, asgjë nuk është e sigurt. Ne do të vazhdojmë bisedimet, besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë të vogël, pasi është e qartë se një zgjidhje e tillë nuk mund të arrihet fare për tavolinat dhe disa çështje madhore”, tha Vuçiç pas takimit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
![]()
Presidenti serb, pas pjesës së dytë të bisedës me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e cila përfundoi 15 minuta pas mesnate, tha se asgjë nuk është e sigurt edhe për atë që ai shpreson dhe se shumë nevojiten garanci dhe shumë më tepër punë.
Më 31 korrik grupe qytetarësh serbë bllokuan rrugët kryesore për të penguar zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi tash e dhjetë vjet me radhë.
Qeveria e Kosovës vendosi me kërkesën amerikane të shtyjë zbatime vendimeve deri më 1 shtator deri kur ka mbetur edhe një javë kohë për gjetjen e një zgjidhjeje politike.
G.MO/Shqiptarja.comKomente

