Ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi, është pritur ditën e sotme në takim nga Presidenti rus Vladimir Putin, me të cilin diskutuan për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Putin deklaroi gjatë takimit se Rusia do të bënte gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, Araghchi deklaroi se Irani vlerësonte kërkesën për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në.

Më herët Araghchi nisi një tur takimesh në rajon për të diskutuar mbi luftën me SHBA. Pas Pakistanit që ka ndërmjetësuar raundin e parë të negociatave dhe mbetet në pritje për një të dytë, Aragchi zhvilloi takime edhe në Oman, me të cilin Irani ndan Ngushticën e Hormuzit si dy vende me dalje bregdetare aty.

Këto takime vijnë në një moment kur Irani u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit në një fazë të mëvonshme.

Ai përmban tre pika kryesore, zgjatjen e armëpushimit, hapjen e ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane. Kështu raporton Axios e cila sipas burimeve thotë se, propozimi i ri u është paraqitur SHBA-ve përmes ndërmjetësve pakistanezë.

“Diplomacia është në një fazë bllokimi dhe udhëheqja iraniane është e ndarë mbi çështjen se cilat koncesione bërthamore duhet të vihen në tryezë. Propozimi iranian do ta anashkalonte këtë problem, duke synuar një marrëveshje më të shpejtë”, raporton Axios.

Propozimi “përqendrohet në zgjidhjen e krizës që lidhet me Ngushticën dhe bllokadën amerikane”.

“Si pjesë e kësaj marrëveshjeje armëpushimi do të zgjatej për një periudhë të gjatë ose palët do të binin dakord për një përfundim përfundimtar të luftës. Sipas propozimit, negociatat për çështjen bërthamore do të fillonin vetëm në një fazë të mëvonshme, pas hapjes së Ngushticës dhe heqjes së bllokadës”, shpjegon Axios.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump mblodhi sot në Dhomën e Situatave këshilltarët e sigurisë kombëtare për të vendosur për hapat e mëtejshëm me Iranin. Në takim thuhet se u diskutua propozimi i Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk mund të kishte hapje të Ngushticës së Hormuzit, nëse rrugë-kalimi ujor do të kontrollohej nga Irani.

Më herët Trump tërhoqi ekipin e tij negociator nga një udhëtim drejt Islamabadit duke thënë se nuk do të zhvillojnë udhëtime të kota që nuk sjellin asnjë rezultat. Negociatat kanë ngecur dhe një raund i dytë bisedimesh direkte nuk shihet afër. Sa i takon heqjes së bllokadës detare amerikane Trump ka theksuar se ajo do të qëndrojë aty deri në firmosjen e një marrëveshjeje nga e Iranit.

Trafiku detar në ujërat e Hormuzit ka sjellë ndërkohë një tjetër problem. Prej javësh, 2,400 marinarë janë të bllokuar në mbi 105 anije cisternë, të cilave u ndalohet të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Këtë e ka bërë të ditur BBC që thotë se në bordet e anijeve të bllokuara ka “shqetësim të madh, stres dhe lodhje”.

Ekuipazhet duhet të menaxhojnë me kujdes furnizimet bazë, përfshirë ushqimin dhe ujin, si dhe të kujdesen për mirëmbajtjen e anijeve në gjendje të plotë funksionale dhe për largimin e mbetjeve. Shumë prej këtyre marinarëve “janë të bllokuar pa asnjë siguri se kur do të mund të kthehen në shtëpi”, theksoi transmetuesi britanik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Rubio: Nëse Irani mendon se mund ta kontrollojë Hormuzin, kjo nuk do të thotë ‘rihapje e Kanalit’

1775321365_marcorubio.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha për Fox News se qëndrimi i Iranit për Ngushticën e Hormuzit nuk i plotëson kërkesat e SHBA-së.

"Nëse ajo që ata nënkuptojnë me hapjen e Ngushticës është 'po, Ngushticat janë të hapura për sa kohë që ju koordinoheni me Iranin, merrni lejen tonë, ose ne do t'ju hedhim në erë dhe ju do të na paguani', kjo nuk është hapje e Ngushticës", tha Rubio në një intervistë për Fox News.

"Ata nuk mund ta normalizojnë, as nuk mund ta tolerojmë që ata të përpiqen të normalizojnë - një sistem në të cilin iranianët vendosin se kush mund të përdorë një rrugë ujore ndërkombëtare dhe sa duhet të paguajnë për të", tha më tej Rubio.

Ora 22:07
Takimi i Trump me këshilltarët e sigurisë kombëtare, zbardhet çështja kryesore e diskutimit

1777226229_Trump41024x576.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua me këshilltarët e tij kryesorë të sigurisë kombëtare për të shqyrtuar propozimin e ri negociues të Iranit, i cili aktualisht është "nën diskutim".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavitt, e konfirmoi këtë në konferencën e saj të fundit për shtyp para lejes së lindjes.

Plani, sipas raportimeve të medias, do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, me heqjen e bllokadave detare si nga Teherani ashtu edhe nga Uashingtoni, përpara një raundi të mëvonshëm bisedimesh të përqendruara vetëm në çështjen bërthamore.

"Vetëm për shkak se u raportua, mund të konfirmoj se Presidenti u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare këtë mëngjes", tha Leavitt, duke shtuar se do të jetë në dorë të Presidentit të publikojë çdo informacion të mëtejshëm mbi këtë çështje.

Ora 20:13
Hezbollahu: Regjimi i mjerë i Aounit po ua shet Libanin sionistëve

1777313740_Hezbollah.jpg

Hezbollahu ka akuzuar pushtetin e Presidentit libanez Joseph Aoun se po e shet Libanin te Izraeli.

"Sulmi ndaj një komuniteti të tërë dhe paraqitja e tij si armik nuk do të bëjë të mundur që një regjim i neveritshëm t'ia shesë vendin sionistëve!", tha Ali Ammar, një deputet i Hezbollahut.

Komentet Ammar i bëri përmes një njoftimi për shtyp, duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit libanez Joseph Aoun se organizata terroriste e kishte "tërhequr vendin në luftë për t'i shërbyer interesave të jashtme", duke iu referuar mbështetjes së saj për Teheranin.

Ammar e quajti regjimin e udhëhequr nga Aoun "të mjerë", duke deklaruar se "rezistenca e Hezbollahut do të mbetet simbol i dinjitetit të kombit". "Sa i përket të nënshtruarve dhe tradhtarëve", vazhdoi ai, "përkulja para pushtuesve nuk do t'u japë atyre as nderin më të vogël kombëtar".

Zyrtari i Hezbollahut përfundoi duke kujtuar se "familjet e martirëve në të gjithë Libanin mishërojnë patriotizmin. Ata nuk kanë nevojë për asnjë certifikatë përkatësie, sepse gjaku i fëmijëve të tyre do të lajë turpin e një regjimi që poshtëron atdheun e tij".

Ora 19:45
Shtëpia e Bardhë: Trump diskutoi propozimin e Iranit për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit me ndihmësit e tij

1775485776_shtepiaebardhe.jpg

Këtë mëngjes, Presidenti Donald Trump u takua me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se në takim u diskutua propozimi i Iranit për një rihapje të plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke i shtyrë diskutimet bërthamore në një fazë të mëvonshme të negociatave.

Megjithatë, Leavitt tha se "vijat e ashpra" që Trump përshkroi në lidhje me Iranin ishin "shprehur shumë qartë".

Ora 18:57
Netanyahu: Puna nuk ka mbaruar! IDF duhet të ndërmarrë veprime kundër Hezbollahut

Foto: Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon "sukses të jashtëzakonshëm" në Liban, ndërsa i kërkoi ushtrisë të ndërmarrë veprime kundër kërcënimeve që Hezbollahu vazhdon të paraqesë.

Duke folur në konferencën e Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, kryeministri theksoi se "puna nuk ka mbaruar".

"Ende ka dy kërcënime të mëdha nga Hezbollahu: kërcënimi me raketa dhe kërcënimi me dronë", deklaroi ai, duke pohuar se grupi shiit pro-iranian "ende zotëron rreth 10% të raketave".

"Ajo që pres nga ju është që t'i zgjidhni këto dy probleme, sepse besoj se mund ta zgjidhim edhe çështjen politike", përfundoi Netanyahu.

 

Ora 18:30
Negociatat me Teheranin, Witkoff bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Egjiptit

1777307529_sryzsuj.jpg

Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty foli në telefon me të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në lidhje me negociatat SHBA-Iran dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ulur tensionet në rajon.

Al Jazeera raportoi lajmin, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga zyra e ministrit egjiptian.

Gjatë bisedës, Abdelatty theksoi "rëndësinë e vazhdimit të qasjes negociuese për të konsoliduar armëpushimin dhe për të punuar drejt përfundimit të luftës".

Ministri i jashtëm egjiptian përsëriti gjithashtu se Egjipti do të vazhdojë "përpjekjet e tij të palodhura", në koordinim me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, "për të nxitur zgjidhje politike që mbështesin sigurinë dhe stabilitetin e rajonit".

Ora 18:20
Sulmohet me dronë një kamp refugjatësh iranianë-kurdë në Sulaymaniyah të Irakut

1777306852_cgyufyoo.jpg

Dy dronë goditën një vendbanim ku strehoheshin refugjatë iranianë-kurdë në provincën jugore të Sulaymaniyah, në Kurdistanin irakian, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale.

Këtë e raportoi Agjencia e lajmeve Shafaq, duke cituar një burim sigurie. Ekipet e emergjencës dhe forcat e sigurisë nxituan në vendngjarje, rrethuan zonën dhe nisën një hetim për të identifikuar ata që ishin përgjegjës për sulmin.

Qeveria e rajonit autonom të Kurdistanit irakian regjistroi 809 incidente me dronë dhe raketa midis 28 shkurtit (dita kur filloi lufta në Iran) dhe 20 prillit, ç’ka rezultoi në 20 vdekje dhe 123 të plagosur.

Ora 17:47
Peskov: Moska mbështet negociatat, një rikthim i luftimeve në Iran është i paimagjinueshëm!

1777304977_DimitryPeskov.jpg

Rusia mbështet negociatat për t'i dhënë fund luftimeve dhe është e gatshme të ofrojë çdo shërbim ndërmjetësimi të nevojshëm për të zgjidhur konfliktin dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Shën Petersburg.

"Ne do të mirëprisnim vazhdimin e negociatave dhe ruajtjen e armëpushimit. Ne besojmë se në asnjë rrethanë nuk duhet të bëhet një kthim në armiqësi: nuk është në interes të Iranit, nuk është në interes të vendeve në Ngushticën e Hormuzit, nuk është në interes të ekonomisë globale", u tha Peskov gazetarëve.

"Rusia është e gatshme të ofrojë çdo shërbim ndërmjetësimi të pranueshëm për të dyja palët. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që paqja, një paqe e qëndrueshme, të mbizotërojë në fund dhe që të mos ketë kthim në armiqësi", shtoi Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje se si Moska mund të kontribuojë në negociatat e ardhshme për një zgjidhje në Iran.

Ora 17:21
Von der Leyen: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit do të ishte veprim i parakohshëm

1777303356_VonDerLeyen.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është shumë herët për të hequr sanksionet ndaj Iranit.

"Ne besojmë se heqja e sanksioneve do të ishte e parakohshme", tha ajo në Berlin gjatë një takimi të Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe partisë së saj simotër bavareze, Unionit Kristian Social (CSU), duke shtuar se sanksionet janë në fuqi për shkak të shtypjes së Republikës Islamike ndaj popullsisë së vet.

"Së pari duhet të shohim ndryshim, ndryshim themelor në Iran përpara se të heqim sanksionet", shtoi von der Leyen.

Ora 16:49
Ministri i Jashtëm iranian: SHBA-të po kërkojnë negociata, ne po vlerësojmë situatën

1776926704_abbasaraghchi.webp

Foto: Abbas Araghchi

Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë nga objektivat e tyre gjatë luftës me Iranin dhe për këtë arsye tani po propozojnë negociata, të cilat Teherani po i shqyrton aktualisht.

Kështu tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë vizitës së tij në Moskë .

"Irani po përballet me superfuqinë më të madhe në botë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre. Kjo është arsyeja pse Presidenti Donald Trump po bën thirrje për negociata dhe ne po e shqyrtojmë këtë mundësi", tha Araghchi.

Ora 16:41
Presidenti Putin: Javën e kaluar mora një mesazh nga Mojtaba Khamenei

1777301006_xcfgujuu.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se javën e kaluar ka marrë një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei.

Komentet Putin i bëri gjatë një takimi sot në Shën Petersburg me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.

“Javën e kaluar mora një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit”, tha mes të tjerash Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin e tha këtë në fillim të takimit të tij me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi në Shën Petersburg.

"Z. Ministër, të dashur miq, më lejoni t'ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Shën Petersburg. Do të doja ta filloja bisedën tonë duke ju kujtuar se javën e kaluar mora një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit", tha Putin, siç citohet nga TASS.

Ora 15:48
Kancelari gjerman: Irani është më i fortë se sa pritej, SHBA-të nuk kanë strategji

1777045886_friedrichmerz.jpg

Foto: Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot gjatë një vizite në një shkollë në Marburg foli edhe për luftën SHBA-Iran ku theksoi se këta të fundit janë më të fortë se sa pritej.

"Iranianët janë qartësisht më të fortë se sa pritej, ndërsa amerikanët po demonstrojnë mungesë strategjie”, tha ai.

Ora 15:47
Ministri i Jashtëm i Iranit-Putinit: Ne do ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Moskën

1777297789_tdxyifyuoop.jpg

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Iranit përfaqësojnë një partneritet strategjik dhe "do të forcohen", tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi gjatë një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin.

"Për ne, marrëdhëniet iraniano-ruse përfaqësojnë një partneritet strategjik të nivelit më të lartë. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë", tha Araghchi, i cituar nga RIA Novosti.

Takimi midis udhëheqësit rus dhe ministrit të Jashtëm iranian u zhvillua në Sallën Petrovsky të Bibliotekës Presidenciale Boris Jelcin.

Delegacioni rus përfshinte Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, këshilltarin presidencial Yuri Ushakov dhe kreun e Inteligjencës Ushtarake, Igor Kostyukov.

Përveç Araghchi, delegacioni iranian përfshinte zëvendësministrin e Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi dhe Ambasadorin iranian në Moskë Kazem Jalali.

Ora 15:37
Putin pret në takim ministrin e Jashtëm iranian: Moska do të bëjë gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme

1777297094_dtyuioio.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur ditën e sotme në një takim në Shën Petersburg ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së tij Putin deklaroi se Rusia shpreson që populli iranian do ta kapërcejë ‘këtë periudhë të vështirë’ dhe se paqja do të vijë.

Presidenti Putin theksoi po ashtu se Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur, në interes të Iranit dhe vendeve të tjera në rajon, "për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur".

Putin tha më tej se mori një mesazh nga Udhëheqësi Suprem Moitaba Khamenei javën e kaluar.

Ora 15:09
Teherani: Ushtria iraniane duhet të ketë autoritet ligjor mbi Ngushticën e Hormuzit

1776545262_gdfxh.JPG

Sipas ligjit të propozuar që po debatohet aktualisht në Parlamentin iranian në lidhje me menaxhimin e rrugës ujore, forcat e armatosura iraniane do të jenë autoriteti përgjegjës për Ngushticën e Hormuzit, sipas Ebrahim Azizi, kreut të komitetit të sigurisë kombëtare të parlamentit iranian.

Po ashtu Azizi tha se forcat e armatosura të Iranit tashmë e kontrollojnë ngushticën dhe po përpiqen të parandalojnë kalimin e "anijeve armiqësore".

Azizi deklaroi gjithashtu se ligji i propozuar përcakton që të ardhurat financiare nga Ngushtica e Hormuzit duhet të paguhen në monedhën vendase, rial.

Ora 14:37
Iran: Propozimi drejtuar SHBA-së për Hormuzin përfshin ndalimin e anijeve izraelite dhe taksë në monedhën vendase

1776576342_hormuzi.png

Një ndalim për anijet izraelite dhe pagesa e taksave në monedhë iraniane thuhet se janë dy nga kushtet e përfshira nga Republika Islamike në propozimin me 11 pika të paraqitur Shteteve të Bashkuara për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një fjalim televiziv nga Ebrahim Azizi, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit. "Të gjitha anijet që u përkasin izraelitëve pushtues nuk kanë të drejtë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit", shpjegoi Azizi, duke përshkruar detajet e propozimit. "Pritet që të ardhurat financiare nga Ngushtica e Hormuzit të paguhen me para iraniane", shtoi ai.

Sipas faqes së internetit amerikane Axios, Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të arritur një fund të qëndrueshëm të konfliktit, duke shtyrë negociatat mbi programin bërthamor në një fazë të mëvonshme. Axios citon një zyrtar anonim amerikan dhe burime të tjera të njohura me çështjen. Iniciativa synon të kapërcejë ngërçin aktual diplomatik dhe përçarjet e brendshme brenda udhëheqjes iraniane mbi lëshimet ndaj Uashingtonit për çështjet bërthamore.

Sipas burimeve, propozimi iranian kërkon që menjëherë të adresohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe heqja e bllokadës detare të SHBA-së, ndërsa negociatat mbi pasurimin e uraniumit dhe rezervat e materialeve të ndashme të Iranit do të shtyhen deri në një datë të mëvonshme. Megjithatë, sipas Axios, një marrëveshje e kufizuar në Hormuz do të rrezikonte privimin e Presidentit Donald Trump nga një levë vendimtare negociuese për të siguruar një pezullim afatgjatë të pasurimit të uraniumit dhe një reduktim të rezervave të tij bërthamore. Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar ende nëse ka ndërmend ta shqyrtojë propozimin.

Ora 14:36
Presidenti libanez: Ne do të hedhim poshtë çdo marrëveshje poshtëruese me Izraelin

Presidenti libanez Joseph Aoun deklaroi se negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin synojnë t'i japin fund konfliktit me Hezbollahun, ndërsa akuzoi ata që e futën Libanin në luftë për "tradhti", në një qortim të nënkuptuar ndaj grupit të armatosur të mbështetur nga Irani. "Qëllimi im është të arrij fundin e gjendjes së luftës me Izraelin, të ngjashme me armëpushimin e vitit 1949", tha Aoun në një deklaratë, duke shtuar: "Ju siguroj se nuk do të pranoj të arrij një marrëveshje poshtëruese". "Ata që na futën në luftë në Liban tani na mbajnë përgjegjës sepse morëm vendimin për të filluar negociatat... Ajo që po bëjmë ne nuk është tradhti. Përkundrazi, tradhtia kryhet nga ata që e futin vendin e tyre në luftë për të ndjekur interesa të huaja", përfundoi ai

Ora 14:34
Trump thërret këshilltarët e sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave, diskutime për fazat e ardhshme të luftës me Iranin

1776975948_donaldtrump.jpg

Trump do të mbajë sot një takim krize për të vendosur hapat e mëtejshëm me Iranin. Axios raportoi se Trump ka thirrur këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në Dhomën e Situatave. "Takimi pritet të përqendrohet në ngërçin aktual në negociatat me Iranin dhe opsionet e mundshme për fazat e ardhshme të luftës", shpjegoi Axios. Irani i ka paraqitur një propozim të ri Uashingtonit, duke rënë dakord të negociojë programin e tij bërthamor nëse SHBA-të heqin rrethimin e Ngushticës së Hormuzit. Në bisedimet me ndërmjetësit pakistanezë, egjiptianë, turq dhe katarë gjatë fundjavës, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi thuhet se e bëri të qartë se nuk ka konsensus brenda udhëheqjes iraniane se si të adresohen kërkesat e SHBA-së. SHBA-të kërkojnë që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit për të paktën një dekadë dhe të heqë materialin radioaktiv nga vendi.

Ora 09:44
Ministri i Jashtëm iranian nga Rusia: Siguria e Hormuzit është me rëndësi globale

 

Çështja e "tranzitit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit është me rëndësi globale", tha Ministri i Jashtëm iranian 1777128145_abbasaraghchi.webp në Rusi, pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara për "qasje që bënë që raundi i mëparshëm i bisedimeve" në Pakistan "të dështonte në arritjen e objektivave të tyre për shkak të kërkesave të tepërta".