Rusia i ka përqendruar aty të gjitha forcat! Pse Putin e do me patjetër rajonin e Donbasit?

Rusia i ka përqendruar aty të gjitha forcat! Pse Putin e do me patjetër rajonin e Donbasit?

Donbass

Rajoni i Donbasit është kthyer në qendrën e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në ditët e fundit ku dhe ushtria ruse ka intensifikuar sulmet e saj.

Teksa po futemi në ditën e 56-të të luftës duket se Putin po fokusohet gjithnjë e më shumë në rajonin e Donbasit, rajonin që për Putinin është zemra e zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës. Ajo që ai në të vërtetë do të thotë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, të cilat shkojnë nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior.

Gjithmonë e më shumë ekspertë të huaj dhe analistë kanë hedhur tezat se Putin po kërkon të rikthejë Bashkimin Sovjetik, kjo ka sjellë dhe një frikë në vendet e Evropës Lindore çka ka detyruar NATON të vihet në alarm dhe të dërgojë forca ushtarake në Poloni në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Pse Putin dëshiron të kontrollojë Donbasin?

Udhëheqësi rus ka bërë vazhdimisht akuzat e pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje. Nëse Rusia do të pushtonte të dy rajonet e mëdha, kjo do t'i jepte Vladimir Putin njëfarë arritjeje nga lufta e Rusisë. Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014.

Objektivi tjetër i madh në rrugën M03 është Slovyansk, një qytet me 125,000 banorë që u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia në 2014 përpara se të rimarrë. Kapja e Kramatorskut, vetëm në jug, është gjithashtu një objektiv i madh.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA thotë se nëse Ukraina mban Slovyansk, fushata e Rusisë për të kapur të dy rajonet "ka të ngjarë të dështojë".

Rusët duhet të kontrollojnë linjat e furnizimit me rrugë dhe të bllokojnë hyrjen e Ukrainës në rrugët hekurudhore nga perëndimi. Hekurudha është transporti më efektiv për trupat ukrainase dhe armatimin e rëndë dhe është rruga më e shpejtë për civilët që ikin.

Kontrolli i pjesëve të rrjetit hekurudhor do të mundësonte gjithashtu forcat ruse të lëvizin trupat dhe furnizimet e tyre.

Rusia në fillimin e kësaj lufte nuk kishte parashikuar një rezistencë kaq të fortë nga ushtria Ukrainase të cilën ai e ka konsideruar gjithmonë të dobët, por sot kur jemi duke u futur në ditën e 56 të luftës ushtria Ukrainase ka rezistuar duke mbrojtur kryeqytetin dhe duke marrë nën kontrollin e tyre zonat që ushtria ruse kishte arritur të merrte nën kontroll./ Përshtatur nga BBC

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje