UKRAINË- Për gati 2 ditë, 6 dhe 7 janar, Rusia ka shpallur armëpushim dhe presidenti Valdimir Putin kërkon nga Ukrainë që të bëjë të njëjtën gjë. Kjo ka ardhur pasi në 7 janar, festohen Krishlindjet ortodokse. Putin njoftoi se armëpushimi do të zgjasë nga 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, dhe kjo është bërë me qëllim që t’u jepet mundësia besimtarëve të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit.
Nga ana tjetër, Presidenti rus është shprehur se janë gati për dialog nëse Kievi njeh disa rajone si ruse.
Mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po kërkonte një armëpushim për ta përdorur si mbulesë për të ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë më shumë njerëz dhe pajisje. Zelensky në fjalimin e tij u shpreh se lufta do të përfundojë ose kur ushtarët rusë të largohen ose kur ato t'i dëbojnë.
Zelensky falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron dhe bëri me dije se Ukraina do të merrte automjete të blinduara nga Franca po ashtu edhe tanke me rrota të prodhimit francez.
"Ne kemi rezultate të reja dhe të fuqishme nga maratona jonë diplomatike - tha ai duke iu referuar bisedës së tij telefonike me presidentin francez . Franca e çon mbështetjen e mbrojtjes evropiane për Ukrainën në një nivel të ri dhe falënderoj presidentin Macron për këtë udhëheqje. Ne do të marrim më shumë automjete të blinduara dhe në veçanti tanke me rrota të prodhimit francez”- tha presidenti ukrainas.
Ndërkohë një shpërthim i fortë u dëgjua mbrëmë në Melitopol, një qytet i pushtuar nga forcat ruse në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, tha Vladimir Rogov, një anëtar i bordit të administratës rajonale i emëruar nga Moska, për shtypin rus Ria Novosti. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po kërkonte një armëpushim për ta përdorur si mbulesë për të ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë më shumë njerëz dhe pajisje.
“Tani ata duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë, megjithëse të shkurtër, për të ndaluar përparimet e djemve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisjet, municionet dhe trupat e mobilizuara më afër pozicioneve tona,” tha Zelensky në fjalimin e tij. "Çfarë do t'u japë kjo atyre? Vetëm një rritje e mëtejshme në humbjet e tyre totale." Zelensky tha se lufta "do të përfundojë ose kur ushtarët tuaj të largohen ose kur ne t'i dëbojmë".
BE thotë se armëpushimi i Rusisë është i rremë dhe hipokrit.
‘Ka një agresor - Kremlini. Dhe një viktimë - populli ukrainas. Tërheqja e trupave ruse është e vetmja mundësi serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë. Njoftimi i një armëpushimi të njëanshëm është i rremë dhe hipokrit po aq sa ilegale dhe groteske. Aneksimet dhe referendumet që i shoqërojnë ato’. Kështu shkruan në një postim në Tëitter presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel .
Presidenti Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë shprehur qëndrimin e tyre të palëkundur për mbështetjen nga Ukrainës.
“Presidenti Biden dhe kancelari Scholz folën në telefon më 5 janar 2023 për të shkëmbyer mendime mbi luftën e vazhdueshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ata përsëritën mbështetjen e tyre për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ata përsëritën solidaritetin e tyre të palëkundur me Ukrainën dhe popullin ukrainas përballë agresionit të lëshuar nga Federata Ruse.
Presidenti Biden dhe kancelari Scholz shprehën vendosmërinë e tyre të përbashkët për të ofruar mbështetjen e nevojshme financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara synojnë të ofrojnë automjete luftarake këmbësorie të tipit Bradley për Ukrainën dhe Gjermania synon të furnizojë automjete luftarake këmbësorie të tipit Marder. Të dy vendet planifikojnë të trajnojnë forcat e armatosura të Ukrainës në sistemet përkatëse.
Përballë sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dron në infrastrukturën kritike të Ukrainës, Presidenti Biden dhe kancelari Scholz përsëritën synimin e tyre për të vazhduar të ofrojnë mbështetje për t'iu përgjigjur nevojave urgjente të aftësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Në fund të dhjetorit, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t'i dorëzonin Ukrainës një bateri raketore anti-ajrore Patriot. Gjermania i bashkohet Shteteve të Bashkuara në sigurimin e një baterie tjetër raketore kundërajrore Patriot.
Presidenti Biden dhe kancelari Scholz shprehën vlerësimin e tyre për mbështetjen ushtarake të dhënë Ukrainës nga aleatët dhe partnerët e tjerë, njohën përpjekjet e vazhdueshme të koordinimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës dhe mirëpritën dërgesat shtesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mjeteve luftarake”, thuhet në deklaratën e përbashkët për media.
Moska ka shpallur armëpushim për 36 orë.
“Duke marrë parasysh thirrjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill , kam porositur Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontakt me Ukrainën. Në bazë të faktit se një numër i madh qytetarësh të besimit ortodoks jetojnë në zonat e luftimit, kërkojmë edhe nga pala ukrainase të shpallë armëpushim dhe t'u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në ditën e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar detaje nga biseda telefonike me homologun e tij turk Erdogan, i cili i ka kërkuar armëpushim.
Putin thotë se Rusia është e hapur "për një dialog serioz" nëse Kievi "i plotëson kërkesat e njohura dhe njeh disa rajone si ruse", raporton Interfax.
Në komunitetin Stepnohorsk, rajoni Zaporizhzhia , dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën si rezultat i granatimeve ruse.
Njoftimin e bëri të ditur kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhia Oleksandr Starukh me anë një konferencë.
"Në mesin e të plagosurve ishin punonjës të këshillit të fshatit, të cilët u kishin shpërndarë dru zjarri njerëzve", tha Starukh.
452 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa 877 janë plagosur. Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm në Telegram, shkruan Ukrinform .
Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi po bëhen përpjekje për të përcaktuar viktima në zonat e armiqësive dhe në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht.
Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë regjistruar në rajonin e Donetskut .
Gjithsej 3,126 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet ruse. Nga këto, 337 u shkatërruan plotësisht. Aktualisht, 352 fëmijë janë raportuar të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Në bisedën e tyre telefonike, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan për luftën në Ukrainë, por edhe për çështjet e energjisë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë dhe zhvillimet rajonale duke përfshirë Sirinë.
Kështu bëri me dije Presidenca turke duke shtuar se Erdogan i shpjegoi Putinit se përpjekjet për paqe që do t’i japin fund luftës në Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm.
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas, Donjeck, aleatët perëndimorë të Kievit duket se po lëvizin drejt ofrimit të autoblindave të avancuara për ushtrinë ukrainase. Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra të ofruara nga ushtria ukrainase. Teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë, presidenti amerikan, Joe Biden, më 4 janar konfirmoi se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të makinave luftarake të këmbësorisë, Bradley. Makina M2 Bradley është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1981 dhe SHBA-ja ka mijëra makina të tilla në dispozicion.
Në ditët në vijim, Uashingtoni pritet të njoftojë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën. Komentet e Bidenit vijnë pasi një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, Franca zbuloi se do t’i dhurojë Ukrainës makina të blinduara të llojit AMX-10 RC.
Reuters citoi një zyrtar të paidentifikuar francez të ketë thënë se “kjo është hera e parë që makina të blinduara, të prodhuara në Perëndim, po i jepen ushtrisë ukrainase”. Megjithatë, për këto dërgesa nuk dihen më shumë detaje. Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster. Këto makina të blinduara janë kundër minave tokësore.
Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara, veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams, dhe tanket luftarake gjermane, Leopard.
“Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Një zyrtar i lartë amerikan tha më 4 janar se luftimet përreth Bahmutit janë “ende intensive” dhe parashikoi që luftimet “do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim”. Zyrtarët ukrainas ditëve të fundit kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet njëvjetorit.
“Ka shumë tregues që na japin arsye të themi se ata do të bëjnë edhe një përpjekje në shkurt”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës.
Ndërkaq, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se për shkak të numrit të lartë të viktimave nga luftimet intensive që po vazhdojnë, Rusia ka të ngjarë që të nisë një mobilizim të dytë ushtarak në çerekun e parë të këtij viti.
Në dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk ka nevojë për mobilizim të mëtejshëm. REL
Rusia po përpiqet të forcojë bashkëpunimin e saj me Iranin për të marrë sistemet më të sakta të armëvë për t'i përdorur në shkurt kundër Ukrainës. Ky studim është bërë nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).
Instituti kujton se më 28 dhjetor media shtetërore iraniane deklaroi se Irani së shpejti do të marrë 24 avionë luftarakë Su-35 nga Rusia, ndoshta në këmbim të dronëve dhe raketave balistike të prodhuara nga Irani. Sipas një blogeri rus, këto sisteme armësh precize do t'i lejonin forcat ruse të godasin në mënyrë më efektive pjesën e pasme të Ukrainës, e cila është e mbrojtur nga sistemet perëndimore kundërajrore dhe antiraketë. Më herët, zyrtarë të lartë amerikanë njoftuan se Rusia po ofron një nivel të lartë mbështetjeje për Iranin në këmbim të të sistemeve të sigurisë.
Në këtë kontekst, sipas ekspertëve të Institutit për Studimin e Luftës, Rusia dhe Irani po studiojnë një rrugë të re tregtare transkontinentale për të anashkaluar sanksionet dhe për të kryer dërgesa më të konsiderueshme armësh midis dy vendeve.
Rusia po përgatitet për një përshkallëzim të luftës për muajin shkurt dhe në të njëjtën kohë po mundohet të detyroj Ukrainën të nënshkruaj një marrëveshje paqeje sipas modelit të saj
“Shkurti do të jetë vendimtar për ta. Meqenëse datat dhe përvjetorët janë të rëndësishëm për ta, ata po përgatiten për një përshkallëzim. "Tani një njeri i quajtur (Taras) Kozak (bashkëpunëtor i politikanit ukrainas pro-Kremlinit dhe miku personal i Putinit, Viktor Medvedchuk) është bërë më aktiv. Ai po organizon takime me përfaqësuesit evropianë për të na detyruar të nënshkruajmë pak paqe , ose kështu besojnë ata, një lloj Minsk 3”, tha Danilov.
Ndërkohë, nga frika e përshkallëzimit të luftës ne muajin shkurt, presidenti i SHBA-së, Biden tha se po shqyrtohet dërgimi i automjeteve luftarake të tipit Bradley në mbështetje të Ukrainës.
Biden u pyet gjatë një takimi me gazetarët në një udhëtim në Kentaki nëse furnizimi i mjetit të blinduar luftarak në Ukrainë ishte në plan për të mbështetur Ukrainën dhe ai i është përgjigjur pozitivisht pa komente të mëtejshme.
Me luftën e Rusisë kundër Ukrainës në muajin e saj të 11-të, Kievi ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për tanke, raketa me rreze të gjatë, forca të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Luftimet intensive vazhdojnë në Ukrainën lindore pavarësisht fillimit të dimrit. Bradley është një mjet luftarak i blinduar mesatar që mund të funksionojë si transport trupash. Është një mjet i gjurmuar, por është më i lehtë dhe më i shkathët se një tank. Ai mund të mbajë afërsisht 10 personel ose të konfigurohet për të mbajtur municione shtesë ose pajisje komunikimi. Pentagoni tashmë e ka furnizuar Ukrainën me më shumë se 2000 automjete luftarake.
Nuk e kuptoj se cfare kerkon ky zelensky ,si po duken gjerat keta nuk duan paqe por mendon qe me mbeshtetjen e vendeve perendimore ta shkaterrojne Rusine por po ben nje gabim fatal per popullin e tij dhe koha do ta tregoj
PërgjigjuDergoni arme dhe mjete se vetem ashtu arrihet paqe , mbase ju vret zoti o bide e wc qe nje i semur psiqik si ty drejton nje shtet zoti na ruajte
PërgjigjuPaqa arrihet me lufte ose me konference paqeje ku te iken nje pjese e territorit sic i iku shqiperise ne konferencen e ambasadorve ne Londer.