Banesa dhe toka bujqësore të përmbytura, lumenjë që kanë dalë nga shtrati, argjinatura që janë çarë, rrëshqitje dherash e inertesh dhe akse të bllokuara. Kjo ka qenë panorama e krijuar në vend nga përmbytjet në ditën e dytë të reshjeve të shiut.

Lidhur me këtë temë është diskutuar edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. I ftuar në emisionin analisti Plator Nesturi tha se duhet që të merren masa konkrete në kohë, në rast reshjesh shiu.

Nesturi u ndal veçanërisht te qyteti i Durrësit, ku tha se banesat që janë përmbytur në zonën e ish-Kënetës janë përmbytur pasi ndodhen nën nivelin e detit dhe aty nuk duhet që të ndërtohej. 

‘E keqja është se ne kujtohemi kur ndodh një fatkeqësi, po duhet që të merren masat konkrete në kohë. Po shihja ase që kanë rrëshqitje dherash, specialistët tanë kanë një hartë që është harta e rrezikut, ata që merren me punime i referohen atyre hartave dhe kjo bënë që në këto kushte ne rrezikojmë edhe veprat që janë ndërtuar ndërkohë që jo mund të ishte shmangur.

Në Durrësi ka ndërtime që janë bërë në zonën e kënetës, ato s’duhet që të ishin legalizuar fare, sepse duhet që të kesh një super instrastrukturë që ato të mos përmbyten sepse janë nën nivelin e detit. Një element tjetër që mendoj unë se ka probleme është specialistët e fushës, kemi njerëz që s’dinë as ti lexojnë as këto hartat e rrezikshmërisë. Ne do të kemi reshje gjithmonë sepse edhe klima ka ndryshuar problemi është se si do të menaxhohet. Po ashtu, duhet që të merren masa për hedhjen e inerteve’, tha ai.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj duke iu referuar situatës së krijuar nga përmbytjet, tha se duhet që të thirret mbledhje qeverie dhe të shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore.

 ‘Akti i parë i Ministrisë së Mbrojtjes ardhjes në pushtet të PS në 2013 ka qenë doli ushtria për të pastruar rrugët nacionale nga mbetjet. Ça është bërë nga 2013 dhe këtej? A nuk duhet që të ishte përgjegjësia e qeverisë. Ky vend ka problem të madh për çështjen e mbetjeve dhe na vjen çështja e inceneratorëve që nëse do të bëhej si duhej s’do të kishte më nga këto mbetjet e hedhur rrugëve nga shqiptarët. Kryeministri duhet që të ishte në një mbledhje qeverie për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Dëme ka dhe ushtria ka dalë në terren, përmbytjet i shohim, gjendja e fatkeqësisë nuk vendoset kur mbytet një njeri, mjafton që të ketë dëme dhe ato janë dhe në ato momente duhet që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme’, tha ai.

Eksperti për Çështjet e Sigurisë Faik Basha tha se nuk mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas çdo reshje shiu që bie.

‘Nuk mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, bëhet kur ka humbje jete, kur ka dëmtime të mëdha në infrastrukturë nuk mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për çdo shi që bie. 2011 ka qenë një vit ekstrem për përmbytjet dhe nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Nuk jemi në kushtet ku situata ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk menaxhohet dot’, tha ai.

Analisti Indrit Vokshi tha se zgjidhje për problematikën e përmbytjeve nga reshjet e shiut duhet që të jenë planet strategjike të detajuara, të hartuara edhe me ndihmën e ekspertëve të huaj.

Ai shtoi se duhet që të ketë edhe ndëshkime për qytetarët që hedhin mbetje plastike dhe kompanitë që shkarkojnë inerte në lumenj dhe përrenj duke i ndotur.

‘Kjo është çështje serioze sepse shkakton edhe dëme, sepse ka njerëz që i janë përmbytur banesat. Kudo në botë popujt janë për anarki po ka dal shteti me ligje, pse duhet që të lejohet që të bëhen ndërtime në vende ku nuk duhet, ka lagje të tëra informale. Këtu duhet që të funksionojë shteti që nga institucionet qendrore deri tek ato vendore. Nuk zgjidhet kjo me statuse në rrjetet sociale, por me plane të detajuara strategjike, merr ekspertë të huaj dhe paguajë. Për mua është e gjitha nga keqmenaxhimi prej dekadash të tëra. Ai qytetari që hedh shishe plastike duhet që të gjobitet dhe ato firmat që hedhin inerte në lumenj dhe përrenj po ashtu’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Takimi i Ramës me dhëndrin e Trump në Paris, Faik Basha: Marrëdhëniet me SHBA janë shumë të mira

 

Në kuadër të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Lidhur me këtë takim, eksperti për Çështjet e Sigurisë Faik Basha, në emisionin ‘Repolitix’ tha se ky takim është vërtet i rëndësishëm. Sipas Bashës, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë shumë të mira.

'Tani a është i rëndësishëm apo jo takimi me një përsonazh të tillë? Unë them se është vërtetë i rëndësishme sepse ata i kanë me protokoll njerzit më të cilët takohen. Ata nuk mund të takohen me dikë me të cilin vendi i tij është në luftë. Pra të thuash se Ram ka marrëdhnie të keqe më ndërkombëtar ska fakte për këtë pritet nga të gjithë kryeministrt dhe presindetet e vendeve.  Marrëdhniet ndërkombëtare të kryeministrit dhe të Shqipërisë janë shumë të mira. Në shqipëri është parë si pozitive dhe është parë negative nga ata që si pret njeri. Fotoja është normale, ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm, ku ishin rreth 20 udhëheqës të vendeve të ndryshme në botë’, tha ai.