Lufta/ Forcat ruse i presin kokën një të burgosuri ukrainas, Zelensky: Tregon kush është Moska! 100 mijë fëmijë dërgohen në Rusi për trajtim mjekësor

Lufta/ Forcat ruse i presin kokën një të burgosuri ukrainas, Zelensky: Tregon kush është Moska! 100 mijë fëmijë dërgohen në Rusi për trajtim mjekësor

Volodymyr Zelensky

RUSI- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba ka deklaruar së fundmi se forcat ruse po i përngjajnë gjithmonë e më shumë organizatës terroriste të ISIS-it, teksa denoncoi se një ushtari ukrainas i ishte prerë koka. Për këtë reagoi edhe Zelensky i cili kërkoi që OKB të marrë përgjegjësi dhe shtoi se ky veprim tregonte fytyrën e vërtetë të Moskës. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk kishte asnjë dijeni mbi ekzistencën e një videoje të tillë dhe shtoi se do të bëhen hetimet e nevojshme për vërtetësinë e videos së denoncuar nga Kuleba. 

Rritet tensioni diplomatik rreth konfliktit të Ukrainës, Moska njofton forcimin e mbrojtjes së kufijve të saj veriperëndimorë pas hyrjes së Finlandës fqinje në NATO dhe përjashton që një armëpushim është aktualisht në diskutim në funksion të Pashkëve Ortodokse, 16 Prillit.

 “Ideja nuk është propozuar nga askush”, tha zëdhënësi rus Peskov.

Ndërkohë, Kievi dhe aleatët e tij vazhdojnë të merren me rrjedhjen e dokumenteve tepër sekrete amerikane të zbuluara në mediat sociale dhe që do ta kishin çuar Presidentin  Volodymyr Zelensk të ndryshonte pjesërisht planet e tij. Bombat ruse kanë rënë në rajonin Kherson. Por në Bakhmut është sheshbeteja, ukrainasit duhet të jenë gati. Sipas Institutit për Studimin e Luftës, rusët kanë vazhduar të përparojnë në 24 orët e fundit, megjithëse me kosto shumë të larta njerëzore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Zelensky: Do përdorim asetet e ngrira ruse për të shlyer dëmet e luftës

Është e nevojshme të krijohet një mekanizëm konkret për të përdorur asetet e ngrira ruse si "kompensim" për dëmet e luftës. Kjo u kërkua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në hapjen e takimit të tretë ministror për Ukrainën, që po zhvillohet në Uashington, me rastin e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Ora 21:55
Mbi 100 mijë fëmijë ukrainas dërgohen në Rusi për trajtim mjekësor

1681048251_lcimgd9e9bf0ef17e4ecb8576637beccb71ac.jpeg

Forcat pushtuese sollën më shumë se 100,000 fëmijë ukrainas në Rusi nga rajonet Donetsk dhe Lugansk për "trajtim mjekësor". Kjo është raportuar nga Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës. Sipas raportit, Federata Ruse ka ndarë 1.4 miliardë rubla (17 milionë dollarë) për të ashtuquajturin "program i ekzaminimit mjekësor". Që nga fillimi i vitit 2023, 75,000 fëmijë në Donetsk i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, nga të cilët 39,000 kanë marrë një "recetë për trajtim" në Rusi. 

“Patologjitë u zbuluan në 66,000 nga 94,000 fëmijët e ekzaminuar në Lugansk”, shkroi Qendra.

Ora 18:07
Rusia sanksionon 333 personalitete kanadeze, mes tyre deputetë dhe atletë

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka njoftuar përfshirjen në “listën e zezë” të 333 personaliteteve kanadeze, të cilëve u ndalohet hyrja në Federatë. Në mesin e të sanksionuarve janë më shumë se 280 deputetë provincialë, si dhe 40 atletë që nënshkruan një letër që kërkonte përjashtimin e atletëve rusë nga Lojërat Olimpike të 2024-ës.

Masa i përgjigjet vendimit të shpallur dje nga kryeministri kanadez Justin Trudeau për të vendosur sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve ruse dhe bjelloruse për përfshirjen e tyre në luftën në Ukrainë.

Ora 17:03
Zëdhënësi i Kremlinit: Do të nisim hetime nëse videoja me prerje kokës të të burgosurit ukrainas është e vërtetë

1675078851_vbxd.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se nëse videoja ku Ukraina pretendon se shfaqen ushtarë rusë duke u prerë kokat të burgosurve ukrainas, është e vërtetë, atëherë do të merren masat për nisjen e hetimeve.

“Nëse videoja me imazhe të tmerrshme të prerjes së kokës së një ushtari ukrainas nga ushtarët rusë do të ishte e vërtetë, mund të ketë një hetim. Ne duhet të verifikojmë imazhet," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ora 15:52
E rëndë/ Ministri i Ukrainës: Rusët po u presin kokat të burgosurve ukrainas, njësoj si ISIS! OKB të mbajë përgjegjësi

 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka denoncuar një akt të rëndë që sipas tij ka ndodhur në burgjet ruse ku po mbahen të burgosur shtetas ukrainas. Ai tha se se në internet po qarkullon një video e tmerrshme e trupave ruse duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas njëjtë si ISIS.

Ai tha se OKB duhet të marrë përgjegjësi për këto veprime duke qenë se Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

"Një video e tmerrshme e trupave ruse duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas po qarkullon në internet . Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se ISIS, kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe nga OKB-ja dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre”. 
 

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 12/04/2023 16:09

    Ik ore mashtrusa te ndyre se nuk ju beson njeri ju legena se po i vini flaken botes , ju keni kaq vite aty me ata laboratoret e ndyre amerikan qe prodhojne arme te shkaterrimit ne mase dhe Rusi duhet ta zhduke ate qeveri te degjeneruar aty vegel e amerikes

    Përgjigju
    • Deni: 14/04/2023 08:05

      Oturi kush ta vuri te fala nongradeve.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje