Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin

Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin

Pasoja të bombardimeve ruse në Ukrainë

Rusia sulmon me flotë dronësh Kievin, duke mos e ndalur luftën e saj të nisur prej tre vitesh.

Një person vdiq dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmë (2 Janar), pas një sulmi rus në rajonin e Kievit. 

Këtë e njoftoi administrata ushtarake rajonale në Telegram. 

“Në një nga rrethet e rajonit, një shofer kamioni vdiq nga plagët e shkaktuara nga fragmentet e një objektivi të rrëzuar – shkruajnë ata. Në një lagje tjetër, mbeturinat e një droni të rrëzuar goditën një shtëpi private, duke shkaktuar zjarr në çati. Tre banorë u plagosën”.

Kurse në një rast të tretë, pjesë nga një dron i rrëzuar plagosën një grua në rrugë.

Ndërkohë ushtarët kanë qëlluar njëri-tjetrin për të shmangur frontin. E gjithë kjo situatë u filmua nga një dron ukrainas. Gjatë Luftës së Parë Botërore, këmbësorët shpesh qëllonin veten. Në këtë rast, plumbi është shkrepur nga një distancë dhe për këtë arsye mund të identifikohet gjesti vullnetar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Ushtarët rusë qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin (VIDEO)

 

Një dron ukrainas ka filmuar një skenë shumë të veçantë. Dy ushtarë rusë po flasin në një pyll: ata nuk e dinë se po filmohen nga armiku.

Pastaj, pas një bisede të shkurtër, një nga ushtarët i drejton armën shokut të tij dhe e qëllon në krah.

Ata nuk po debatojnë, janë të qetë. Edhe kur arma i drejtohet atij, ushtari nuk lëviz.

Interpretimi është i thjeshtë: ata kanë rënë dakord dhe falë plagës njëri do të shmangë vijën e parë.

Episodet e vetë-dëmtimit janë të shpeshta.Gjatë Luftës së Parë Botërore, këmbësorët shpesh qëllonin veten. Në këtë rast, plumbi është shkrepur nga një distancë dhe për këtë arsye mund të identifikohet gjesti vullnetar.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 03/01/2025 13:09

    Nese i kane filmuar ukrainasit eshte e “vertete “ hahahah e kane ngaterruar me ushtrine e tyre qe po shpartallohet cdo dite

    Përgjigju
  • E sakt: 03/01/2025 12:29

    Njihni Shtetin e Dardanis qe tju shpetoj Zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike

34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike