I vranë të birin në Shkodër, flet babai: U rrit pa bukë e me vështirësi, s’ka pasur konflikte

Fatmir Mataj, babai i të riut të ekzekutuar në Dragoç të Shkodrës thotë se nuk di asnjë arsye përse u vra i biri. Ai deklaron se djali i tij Ramazan Mataj është rritur me shumë vështirësi, nuk ka qenë problematik dhe as di të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u ka deklaruar babai policëve në vendin e ngjarjes.

Një i afërm thotë se lajmin e trishtë e mësuan këtë mëngjes, 5 janar, ndërsa banorët e kishin gjetur të riun të vrarë brenda në makinë. Naim Mataj thotë se i riu nuk ka pasur asnjëherë probleme me të tjerë dhe se djali i tyre kishte jetuar për një kohë të gjatë në Belgjikë dhe kishte punuar gjithashtu në Mal të Zi.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.

Naim Mataj ka theksuar se vëllai tjetër i viktimës jeton ende në Belgjikë, dhe familja e tij ka kaluar shumë vështirësi.

 


Lajmi kryesor:

Atentat në Shkodër, i riu ekzekutohet me breshëri kallashi në makinë! 1 vit më parë u kthye nga Belgjika! Dyshohet për 2 qitës (EMRI+VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik