Rusia ka nisur një nga sulmet e saj më të mëdha me raketa balistike kundër Ukrainës që nga nisja e pushtimit të saj mbi katër vjet më parë.
Sipas raportimeve të Forcës Ajrore ukrainase, Rusia goditi Kievin, Kharkivin dhe qytete të tjera gjatë natës me 125 dronë dhe mbi 40 raketa balistike. Të paktën 20 viktima dhe mbi 140 të plagosur në të gjithë Ukrainën është bilanci i 24 orëve të fundit nga sulmet ruse.
Rusia goditi dhe një anije tregtare në Detin e Zi në pronësi turke që mbante flamurin e Guinea-Bissau duke lënë të vdekur pesë persona, pesë të tjerë raportohen të zhdukur, ndërsa 8 anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar në spitalin e Odesës. Marina ukrainase njoftoi se anija po largoej nga zona e luftës duke mbajtur një ngarkesë me grurë.
Pas një takimi me komandantët e njësive ushtarake, presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi nesër bisedime thelbësore për të ardhmen e drejtimit ushtarak të vendit.
Komente









Rusia eshte e marume,Ukraina po ja plas dronat deri ne Moske.Ka 3 muaj qe Rusia eshte ne disavantazh,Ukraina i ka shkatarruar shume rafineri,anije etj.Deri ne tetor Rusia do ngreje duart lart.
Përgjigju