Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 125 dronë ukrainas në shtatë rajone ruse, si dhe mbi Detin Azov, gjatë mbrëmjes së djeshme (28 shtator).
Sipas La Repubblica, kjo është raportuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa rajonet e prekura janë: Volgograd, Belgorod, Voronezh, Rostov, Bryansk, Kursk dhe Krasnodar.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mori "informacione shumë të drejtpërdrejta" nga Donald Trump se ish-presidenti i SHBA do të mbështesë Ukrainën nëse ai rizgjedhet në Shtëpinë e Bardhë.
"Unë nuk dua të përfshihem në periudhën zgjedhore”, tha ai.