Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.
Takimi zhvillohet me ftesë të Merz dhe në fokus do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës, si dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Në takim do të jenë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritet të zhvillojnë bisedime zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë, në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.
Në fokus do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Lajmi nw pwrditwsim







Komente
Komento