Lufta/ Moska: Vramë 600 ushtarë ukrainas në qytetin Kramatorsk, hakmarrja jonë për masakrën e ushtarëve rusë në Makiivka! Kievi e mohon: Të pakuptimta

Lufta/ Moska: Vramë 600 ushtarë ukrainas në qytetin Kramatorsk, hakmarrja jonë për masakrën e ushtarëve rusë në Makiivka! Kievi e mohon: Të pakuptimta

Lufta në Ukrainë, foto nga arkivi

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka goditur me raketa dy konvikte të cilat strehonin qindra ushtarë ukrainas në qytetin e Kramatorsk dhe pretendon se forcat ruse kanë vrarë "gjashtëqind ushtarë" si hakmarrje për “masakrën e ushtarëve rusë në Makiivka në natën e Vitit të Ri.

Një vëzhgim në dy vendet e masakrës së supozuar të ushtarëve zbulon se është një episod tjetër i dezinformimit rus, raporton “La Repubblica”. Një raketë raportohet se ra përballë konviktit në qytet, por bëri vetëm një vrimë në tokë, këputi degët e një pishe dhe la të paprekur rreshtin e gjatë të garazheve përballë konviktit.

Ukrainasit e hodhën poshtë si "të pakuptimtë" pretendimin rus se një numër i madh ushtarësh ukrainas u vranë si hakmarrje në Kramatorsk. 

"Kjo është e pakuptimtë," i tha CNN Serhii Cherevatyi , një zëdhënës i forcave të armatosura të Kievit në sektorin lindor . 

Transmetuesi amerikan, i cili dërgoi në vendngjarje, shtoi se nuk ka të dhëna për një numër të lartë viktimash. Dhe nuk ka pasur raporte për aktivitete të pazakonta në ose rreth Kramatorsk, madje as afër morgut.

Raketat ranë në Kramatorsk dje në mbrëmje, pak pas orës 23:00, në skadimin e tridhjetë e gjashtë orëve të armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga Putin me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse . Dy policë që mbërritën menjëherë në vendin e shpërthimeve natën e kaluar dhe panë se në konvikte nuk kishte viktima.

Masakra e ushtarëve në Makiivka ka tronditur shumë opinionin publik në Rusi, i cili akuzon gjeneralët rusë për paaftësi dhe se nuk mund të mbrojnë ushtarët e dërguar për të luftuar në Ukrainë me masa elementare sigurie. Atë natë, një minutë pas mesnate me orën e Moskës, ukrainasit hodhën katër raketa Himars në një bazë afër Donetsk ku flinin të paktën pesëqind ushtarë rusë. Ende nuk ka një numër përfundimtar, por mund të jetë më shumë se njëqind të vdekur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Rusia pretendoi se vrau 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, korrespondenti i Repubblica: Nuk ka viktima! Raketa nuk solli dëme

1673172987_hjmkb.JPG

Korrespondenti i la Repubblica, Daniele Raineri ka raportuar se ka dezinformim mbi lajmin që Rusia ka vrarë 600 ushtarë ukrainas si formë hakmarrjeje ndaj masakrës në Makiivka.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka goditur dy konvikte universitare me lëshime raketash, të cilat strehonin qindra ushtarë ukrainas në qytetin e Kramatorsk dhe pretendon se ka vrarë "gjashtëqind ushtarë" si hakmarrje për masakrën e Ushtarëve rusë në Makiivka në natën e Vitit të Ri. Një kontroll në dy vendet e masakrës së supozuar të ushtarëve zbulon se është një episod tjetër i dezinformimit rus . Një raketë ra përballë konviktit 28, por bëri vetëm një vrimë në tokë, këputi degët e një pishe dhe la të paprekur rreshtin e gjatë të garazheve përballë konviktit.

“Raketa nuk solli dëme”, tha korrespondenti për La Repubblica.

Përballë konviktit 47, një raketë e dytë krijoi një tjetër krater dhe theu xhamat e dritareve, por sërish nuk ka raste vdekjesh. Nuk ka as ambulanca, madje as ushtar. Në të dyja rastet, për të parë krateret e dy raketave, duhet ndriçimi i tyre me fenerët e makinës.

Raketat goditën Kramatorsk dje në mbrëmje pak pas orës 23:00, në zonën kohore të Moskës, ku ishte mesnatë. Dy policë që mbërritën menjëherë në vendin e shpërthimeve natën e kaluar tregojnë për La Repubblica se dy konviktet ishin bosh dhe nuk kishte të vdekur. Masakra e ushtarëve në Makiivka ka tronditur shumë opinionin publik, i cili akuzon gjeneralët rusë për paaftësi dhe se nuk mund të mbrojnë ushtarët e dërguar për të luftuar në Ukrainë me masa elementare sigurie. Atë natë, një minutë pas mesnate me orën e Moskës, ukrainasit hodhën katër raketa Himars në një bazë afër Donetsk ku flinin të paktën pesëqind ushtarë rusë. Ende nuk ka një numër përfundimtar, por mund të jetë më shumë se njëqind të vdekur.

Ora 16:05
Moska: Sulmuam kazermat ukrainase në Kramatorsk, 600 ushtarë të Ukrainës të vrarë! Përgënjeshtron Kievi

1672756991_lufta.jpg

Qeveria e Moskës pretendon se trupat ruse kryen një "sulm hakmarrës" në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore, duke sulmuar dy kazerma ushtarake, për t'u hakmarrë për vdekjen e 89 ushtarëve rusë të vrarë ditët e fundit në Makiivka .  Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, më shumë se 600 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm masiv me raketa në Kramatorsk.

"Inteligjenca ruse ka gjetur dhe konfirmuar në mënyrë të besueshme përmes kanaleve të ndryshme të pavarura disa baza të përkohshme të ushtria ukrainase në Kramatorsk", tha zëdhënësi, duke iu referuar momenteve që i paraprinë sulmit. Ishte një përgjigje ndaj një sulmi të paligjshëm nga regjimi i Kievit në një bazë të përkohshme ushtarake ruse në vendbanimin Makiivka", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Igor Konashenkov 

Por këto lajme janë përgenjështruar nga autoritetet ukrainase. Kryetari i bashkisë së Kramatorsk, Alexander Goncharenko, konfirmoi sulmin rus në qytet, por mohoi se kishte viktima, duke folur vetëm për "shumë ndërtesa të dëmtuara"

Ora 13:32
Tre civilë të vdekur dhe 9 ushtarë të vrarë, bilanci i Ukrainës në 24 orët e fundit

1672813641_ukraina.JPG

Të paktën tre civilë kanë vdekur dhe 9 ushtarë të tjerë të ushtrisë ukrainase janë vrarë në 24 orët e fundit.

Edhe pse Moska kërkoi armëpushim për Krishtlindjet ortodokse që ata festojnë, Ukraina nuk e pranoi këtë gjë dhe sulmoi, duke sjellë kështu sërish një sulm nga të dyja palët në luftë.  

Ora 11:09
Ukrainë/ Goditet Zaporizhzhia , Kievi akuzon Rusinë pas përdorimit të bombave thërrmuese: Kjo gjë është e ndaluar

1672833353_dfjns.JPG

Mbrëmë rusët përdorën bomba thërrmuese për të goditur  Zaporizhzhia. Këto bomba janë të ndaluara për t'u përdorur, ndaj edhe është denoncuar nga kreu i administratës ushtarake ukrainase, Olekandr Starukh.

Në profilin e tij në Telegram, Starukh postoi foto të bombave që ranë në periferi jugore të Zaporizhzhia, të cilat dëmtuan magazinat dhe strukturat e tjera.

Ora 08:58
Moska: Raketat ukrainase goditën termocentralin në rajonin e Donetsk

Raketat e artilerisë ukrainase goditën dhe dëmtuan termocentralin Starobeshevskaya në rajonin Donetsk të Donbasit të pushtuar nga Rusia. Kështu ka shkruar agjencia ruse Tass, duke cituar burime lokale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut.

Burimet thonë se të paktën dy persona, dy punëtorë në termocentral, mund të kenë mbetur nën rrënojat.

Ora 08:50
SHBA me paketën më të madhe ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e ndihmave të mëdha ushtarake Ukrainës. Sipas Pentagonit kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë eurove.

SHBA do t'i ofrojnë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës. Nga Ministria e Mbrojtjes në Uashington thuhet, se kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë dollarëve. Kësaj i shtohen armë në vlerë 2,85 miliardë dollarë nga rezervat e forcave të armatosura amerikane. Kjo është paketa ushtarake e veçuar më e madhja në këtë formë. Sipas Uashingtonit do të ofrohen 50 tanke mbrojtës të tipit Braedly, që janë të pajisura edhe me raketa antitank. Kjo paketë përmban edhe dërgimin e 100 automejeve të blinduara ushtarake dhe automjete rezistente ndaj minave, si edhe 138 automjete të terrenit të vështirë, Humvee.

SHBA konsiderohen si aleati më i fuqishëm i Ukrainës në luftën mbrojtëse pas agresionit rus. Me paketën e re, SHBA i ka ofruar ose premtuar Ukrainës në mandatin e presidentit, Biden një ndihmë ushtarake në vlerë prej 24,9 miliardë dollarësh, 24,2 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt. Qeveria amerikane e bëri të ditur dërgimin e tankeve mbrojtës që të enjten pas një telefonate të presidentit Biden me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.Qeveria gjermane ka konfimruar ndërkohë dërgimin e tankeve mbrojtës Marder dhe sistem mbrojtës raketor për Ukrainën./DW

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet