Lufta/ Netanyahu - SHBA-së: Armëpushimi në Liban duhet të garantojë sigurinë tonë! Media: Hamasi refuzon propozimin për armëpushim të përkohshëm në Gaza

Lufta/ Netanyahu - SHBA-së: Armëpushimi në Liban duhet të garantojë sigurinë tonë! Media: Hamasi refuzon propozimin për armëpushim të përkohshëm në Gaza

Gaza

Çdo armëpushim që arrihet me Hezbollahun mbi Libanin duhet të garantojë sigurinë e Izraelit. Kështu u tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dy të dërguarve amerikanë të presidentit Joe Biden, Brett McGurk dhe Amos Hochstein, të cilët ndodhen në Izrael për të udhëhequr bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Liban dhe Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Hamasit, Taher al-Nounou, ka deklaruar për AFP se grupi palestinez është kundër propozimiy për një armëpushim të përkohshëm në enklavën palestineze.

Sulmet izraelite gjatë mbrëmjes së djeshme (30 tetor) në Liban vranë 19 persona, duke përfshirë tetë gra, në dy qytete në rajonin Baalbek.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ai dëshiron që Izraeli t'i japë fund luftës në Gaza me kthimin e tij eventual në presidencë, nëse ai fiton zgjedhjet.

Dy burime të njohura me këtë çështje e zbuluan këtë për Times of Israel.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Media: Hamasi refuzon propozimin për armëpushim të përkohshëm në Gaza

1730389317_rrrttt.GIF

Taher al-Nounou

Hamasi kundërshton propozimin për një armëpushim të përkohshëm për Rripin e Gazës. Një zyrtar i lartë i Hamasit, Taher al-Nounou, deklaroi këtë për AFP.

"Ne kemi shprehur tashmë qëndrimin tonë për idenë e një armëpushimi të përkohshëm në luftë, nëse ajo nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveç rifillimit të agresionit në një kohë të mëvonshme," tha al-Nounou.

"Hamasi thekson nevojën për një përfundim të përhershëm dhe jo të përkohshëm të luftës," shtoi ai.

Edhe në negociatat e mëparshme, grupi palestinez ka këmbëngulur gjithmonë në nevojën për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga enklava palestineze.

Ora 16:32
Gjermania: Marrëdhëniet tona me Iranin janë në nivelet më të ulëta ndonjëherë

1730388862_oooo.GIF

Annalena Baerbock

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Gjermanisë janë "në nivelin e tyre më të ulët ndonjëherë". Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pasi Berlini njoftoi mbylljen e tre konsullatave iraniane në Gjermani pas ekzekutimit në Republikën Islamike të Jamshid Sharmahd, shtetasit gjermano-iranian.

Për Baerbock, çështja Sharmahd tregon se "regjimi i padrejtësisë" vazhdon të veprojë brutalisht.

Nga Nju Jorku, Baerbock akuzoi “regjimin” se dinte vetëm gjuhën e shantazhit, kërcënimit dhe dhunës.

“Ne i kemi bërë të qartë Iranit në mënyrë të përsëritur, pa mëdyshje, se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të kishte pasoja të rënda”, shtoi ajo, duke përsëritur se Gjermania nuk ka ndërmend të mbyllë ambasadën iraniane në Berlin.

Ora 16:23
Netanyahu drejtuar SHBA-së: Armëpushimi në Liban duhet të garantojë sigurinë tonë

1729344805_benjaminnetanyahu.JPG

 
Benjamin Netanyahu

Çdo armëpushim që arrihet me Hezbollahun mbi Libanin duhet të garantojë sigurinë e Izraelit. Kështu u tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dy të dërguarve amerikanë të presidentit Joe Biden , Brett McGurk dhe Amos Hochstein .

Të dërguarit e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Hochstein dhe McGurk, mbërritën në Izrael për të udhëhequr bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Liban dhe Rripin e Gazës.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani