Lufta/ Sulmet izraelite në Liban, 60 të vdekur dhe 53 të plagosur! IDF pretendon se janë ushtarë të Hezbollahut, vritet dhe ushtari izraelit

Lufta/ Sulmet izraelite në Liban, 60 të vdekur dhe 53 të plagosur! IDF pretendon se janë ushtarë të Hezbollahut, vritet dhe ushtari izraelit

Sulmet e fundit izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 60 njerëz rreth Baalbek në luginën Bekaa, në pjesën lindore të vendit, dhe 53 janë plagosur.

Kjo është raportuar nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, sipas Times of Israel. Fillimisht u deklarua për 40 viktima, por bilanci u rrit me kalimin e orëve dhe këtë e konfirmoi IDF izraelite, që pretendon se viktimat ishin agjentë të Hezbollah.

Në agim, sulme të tjera goditën vazhdimisht bastionet e Hezbollahut në periferi jugore të Bejrutit.

Televizioni libanez Al Jadeed raporton se ka pasur të paktën katër sulme të enjten (sot, 7 Nëntor). Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima apo detaje mbi atë që u godit.

Ndërkohë, një ushtar izraelit u vra në Galilenë e Epërme, në veri të vendit, gjatë një sulmi me raketa nga Libani nga Hezbollahu.

Këtë e bëri të ditur IDF. Viktima është rreshteri Ariel Sosnov Sasonov, 20 vjeç, nga Batalioni 605 i Inxhinierëve të Brigadës 188 të Blinduar. Me të edhe disa ushtarë të tjerë u plagosën në komunitetin kufitar Avivim./La Repubblica

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:29
Bombardimet në Liban, IDF: Vramë 60 agjentë të Hezbollahut!

Moment prekës, pas bombardimeve në Liban

Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga bombardimet izraelite në Liban, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur.

Ndërsa autoritetet libaneze pretendojnë se viktimat janë në shumice civilë, ndryshe ka deklaruar IDF.

Ushtria izraelite deklaroi se ka vrarë 60 agjentë të Hezbollahut. Sulmet ajrore izraelite u bënë në rreth 20 objektiva në rajonin Baalbek të Libanit verilindor dhe zona të tjera në veri të lumit Litani. “Ato kanë vrarë rreth 60 operativë të Hezbollahut", tha IDF.

Ushtria izraelite e deklaroi këtë, duke shtuar se kishte goditur "dhjetëra objektiva të tjerë të Hezbollahut", duke përfshirë një "hedhës raketash të përdorur në një sulm në Izraelin qendror, depot e armëve dhe infrastrukturën".

Gjithashtu edhe një ushtar izraelit u vra në Galilenë e Epërme, në veri të vendit, gjatë një sulmi me raketa nga Libani nga Hezbollahu. Këtë e bëri të ditur IDF.

Viktima është rreshteri Ariel Sosnov Sasonov, 20 vjeç, nga Batalioni 605 i Inxhinierëve të Brigadës 188 të Blinduar. Me të edhe disa ushtarë të tjerë u plagosën në komunitetin kufitar Avivim.

S.B/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 07/11/2024 08:45

    Cifutet vrasin civile dhe pastaj mashtrojne dukee thene se kane vrare militante dhe bota nuk ben asgje perballe kesaj masakre te paprecedente madje jane mbeshtetes te ketij genocidi , sa turp !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Nata e fundit e Asadit në Damask?

Enver Robelli: Nata e fundit e Asadit në Damask?