Ndërsa Donald Trump ka rritur e presionin e tij me tarifat kundër Kinës, Pekini po organizon lëvizjet e tij për të mposhtur presidentin e ardhshëm të SHBA dhe për ta detyruar Uashingtonin të ulet në tryezën e negociatave përpara një lufte tregtare të egër, thotë Reuters.
Kina tashmë ka marrë mësimet e luftës së fundit tregtare me amerikën në mandatin e parë të Trump. Shteti komunist po përgatitet të nisë bisedimet me një administratë të re të SHBA-së mbi aspektet e lidhjeve dypalëshe, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, si dhe shkencën dhe teknologjinë. Edhe Kina po kryen disa lëvizje ndaj kompanive amerikane me dyshimet për shkelje ndërsa më herët ndaloi eksportet e mineraleve të rralla kineze në SHBA.
Analistët i thanë Reuters se Kina është e përgatitur për t'u marrë me tarifat e vogla që mund të dalin rrugës, përveç një shpallje të tarifës katastrofike prej 60% për të gjitha mallrat kineze siç ka thënë Trump.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë tani dominon globalisht sektorë si automjetet elektrike dhe energjia e gjelbër, dhe ka më pak nevojë për avionët Boeing dhe makinat e mëdha me benzinë që bleu në vitin 2017, pasi ka gjetur zëvendësues të tillë si aeroplanët Airbus dhe Comac C919 të saj. Por Kina është larg nga pavarësia në këtë kontekst.
Një luftë e re tregtare me ekonominë më të madhe në botë do ta dëmtonte akoma më shumë Kinën, thonë analistët, pasi Uashingtoni mund të vendosë tarifa gjithnjë e më të mëdha importi për mallrat e saj dhe ta heqë më tej Kinën nga zinxhirët e saj të furnizimit.
Kina ende ka nevojë të importojë materiale strategjike nga SHBA-të, si mikroçipe të avancuar dhe pajisje të tjera të teknologjisë së lartë dhe mbështetet tek konsumatorët amerikanë që blejnë mallrat e saj, duke pasur parasysh një perspektivë gjithnjë e më pesimiste të tregtisë globale dhe kërkesës së dobët të konsumatorëve vendas.