Sinjalet kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbi statusin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës pesëmujore mes tyre kanë rritur pasigurinë.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se bisedimet ishin duke u zhvilluar, duke paralajmëruar se kjo ishte "mundësia e fundit" për Teheranin që të nënshkruante një marrëveshje të favorshme. Megjithatë, Irani mohoi se po zhvilloheshin ose ishin planifikuar negociata.
"Ato janë duke u zhvilluar pikërisht tani", u tha Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, kur u pyet për negociatat. Ai shtoi se palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera. "Kjo është mundësia e fundit për Iranin që të nënshkruajë një marrëveshje të mirë”, tha presidenti amerikan.
Por ndryshe u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, që deklaroi se nuk po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ishte planifikuar asnjë takim.
“Negociatat tona janë me Omanin. Jemi të përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë që garanton sigurinë e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Bëhet fjalë për negociata dypalëshe mes dy shteteve bregdetare. Të tjerët mund të luajnë një rol konstruktiv ose shkatërrues në këtë proces, por çështja i përket Iranit dhe Omanit. Duhet të vendoset se çfarë do të ndodhë më pas", tha ai duke shtuar se negociatat me SHBA-të do të shqyrtohen në fazat e mëvonshme.
Por, Trump pretendoi se iranianët i janë lutur të ndalojë sulmet dhe të arrihet një marrëveshje.
"Ata telefonuan dhe thanë: 'Ju lutemi, mos sulmoni. Ne do të arrijmë një marrëveshje.' Kjo është e vërteta dhe të gjithë e dinë", tha ai në Zyrën Ovale.
Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmërinë për rezistencë. Ministri i Ekonomisë tha se vendi mund të rezistojë të paktën 2 vjet.
Ali Madanizadeh tha se Irani ka një plan reagimi për "çdo komplot të kurdisur nga armiku", duke shtuar se ata që kanë deklaruar se duan ta shkatërrojnë vendin përmes mjeteve ekonomike "do ta marrin atë dëshirë me vete në varr".
Pwr më tepër, autoritetet iraniane thonë se nuk do të ketë ndryshim të situatës në Hormuz për sa kohë, sipas tyre, vazhdojnë presioni dhe veprimet ushtarake amerikane dhe se çdo zhvillim i mëtejshëm do të varet nga rezultati i bisedimeve me Omanin.
Në të njëjtën kohë, “New York Times”, duke cituar zyrtarë iranianë dhe amerikanë, raportoi se Irani dhe Omani janë pranë një marrëveshjeje për menaxhimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimit, anijet që hyjnë në Gjirin Persik do të kalonin në një korridor pranë brigjeve iraniane, ndërsa ato që dalin do të përdornin një korridor pranë Omanit. Zyrtarët iranianë thanë se po diskutohet edhe një tarifë shërbimi, ndërsa një zyrtar amerikan kundërshtoi këtë version, duke deklaruar se nuk parashikohen tarifa dhe se kalimi nuk do të kërkojë miratimin e Iranit.
Në Iran, deputetë iranianë po mbledhin firmat për të nisur procedurën e shkarkimit të ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi. Ata argumentojnë se çdo marrëveshje që cenon sovranitetin iranian ose kontrollin mbi ujërat territoriale do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërsa diplomacia vazhdon, situata në terren mbetet e paqëndrueshme. Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan se kanë goditur me dron aeroportin e Najranit në Arabinë Saudite, duke e cilësuar sulmin si përgjigje ndaj operacioneve saudite. Deri tani nuk ka konfirmim nga Riadi.
Paralelisht, në Romë nis një raund i ri bisedimesh mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe situatën në kufirin jugor libanez.
Edhe në Gaza vijojnë mosmarrëveshjet politike. Katari akuzoi Izraelin se po vonon zbatimin e planit të paqes, ndërsa dy ministra izraelitë i kërkuan kryeministrit Benjamin Netanyahu të bllokojë hyrjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës, duke argumentuar se një vendim i tillë bie ndesh me objektivin për çarmatimin e Hamasit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se Irani dhe Omani po vazhdojnë bisedimet që synojnë të sigurojnë lëvizjen e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, me diskutime të përqendruara në përcaktimin e ‘korsive’ të sigurta hyrëse dhe dalëse.
Nga transmetuesi IRIB i Iranit, Baghaei tha se bisedimet “janë vlerësuar pozitivisht si në nivelin teknik ashtu edhe në atë politik”, ndërsa Irani punon për të zhvilluar “mekanizmat” e nevojshëm për të menaxhuar trafikun në ngushticë.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza, të cilat çuan në "rënien dëshmorë të më shumë se 30 personave", ishin "një përpjekje për të përshkallëzuar situatën dhe për të penguar zbatimin" e një plani paqeje.
"Është e qartë për komunitetin ndërkombëtar se kush po pengon zbatimin e marrëveshjes", tha al-Ansari. "Përgjegjësia e plotë bie mbi palën izraelite", shtoi ai.
Duke folur për pushtimin izraelit të Gazës, ai u shpreh: "Ne mendojmë se Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret që mban të pushtuara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ky pushtim nuk mund të justifikohet nga asnjë situatë aktuale apo e kaluar e sigurisë."
-
ik mer LOLO,ku i re per hise amerikes dhe botes… psiqik nderkombetar.shanci i fundit shanci i fundi..le nam as nuk e rruajne lesht per ty fare si nuk e ke kuptuar.dhe kabinetin e paske me keq se veten kryeidiote. po tall koqet bota me ty psikopat.
Përgjigju -
Amerika ka humbur plotesisht kete lufte
Përgjigju -
Po sa here ka mbaruar lufta? Ka kapur politika amerikane fundin ...
Përgjigju








Komente
Komento