Lufta/ Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës, Rusët humbin 1000 trupa Kiev: Ka kufoma civilëh në rrugët e Bahmutit! Do vazhdojmë ta mbrojmë

Ushtria ukrainase deklaroi këtë të dielë se rusët humbën më shumë se 1.000 trupa në 24 orët e fundit, teksa përpjekjet e Moskës për qytetin lindor të Bahmutit vazhduan. Kievi tha gjithashtu se është i vendosur që ta mbrojë këtë qytet, ku luftimet kanë qenë nga më të gjatat dhe më të ashprat që nga nisja e agresionit rus.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, tha se mbrojtja kokëfortë e Bahmutit "është e nevojshme për të blerë kohë, për të ndërtuar rezerva, dhe për të nisur një kundërofensivë, e cila nuk është larg".

Ndërkohë një media e pavarur në Rusi kundër putin, ka raportuar se 1.638 ushtarë rusë dhe mercenarë kanë vdekur në dy javët e fundit të luftimeve në Ukrainë, një nga periudhat më vdekjeprurëse të konfirmuara për forcat e Putinit.

Ukraina konfirmoi gjithashtu se ushtria ruse nisi "më shumë se 100 sulme" përgjatë vijës së frontit këtë fundjjavë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi më 8 mars se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bakhmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët në vijim, pasi ky qytet lindor për muaj të tërë po përballet me luftime intensive. Nga ana tjetër ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se marrja e Bakhmutit do të ishte hap kyç për nisjen e një ofensive më të gjerë në rajonin e Donjeckut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Prej kohësh në burg për korrupsion, ish-presidenti gjeorgjian anti-sovjetik: Më duket se po vdes, më kanë helmuar

1678647921_vhe.JPG

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, ka thënë për Sky News se po i afrohet vdekjes në spitalin ku u transferua nga burgu pasi pretendoi se ishte helmuar.

Në një moment aksesi të rrallë në media, ai dha një paralajmërim për popullin e Gjeorgjisë pas ditëve të protestave kundër ligjeve të reja të kritikuara si pro-ruse.

Perëndimi po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh me z. Saakashvili, duke e lexuar atë si një shenjë të besnikërisë së vërtetë të vendit ndaj Rusisë ose Evropës.

Mikheil Saakashvili u bë i famshëm si një politikan i ri dinamik që udhëhoqi vendin e tij përmes të ashtuquajturit "Revolucioni i Trëndafilave" në 2003, kur gjeorgjianët u ngritën dhe shkundën dominimin rus.

Ai u bë një hero në Perëndim për rezistencën ndaj agresionit nga Moska, e cila po dërgonte tanke në Gjeorgji.

Por ai u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe administrata e tij u la në hije nga akuzat se ai komplotoi vdekjen e kundërshtarëve në paraburgim.

Ora 20:01
Policia e Moldavisë shkatërron komplotin e grupeve të mbështetur nga Rusia që shkaktonin trazira

1678647713_lcimg9bc2f3a4509e4b6ca5e97b244f07c0dd.jpeg

Policia moldave ka prishur një komplot nga grupet e mbështetura nga Rusia të trajnuara për të shkaktuar trazira masive gjatë një proteste kundër qeverisë, tha autoriteti.

Një agjent i fshehtë depërtoi në grupe "diversionistësh", mes tyre shtetas rusë, të cilëve u ishin premtuar 10,000 dollarë për të krijuar "rrëmujë masive" për të destabilizuar Moldavinë, tha kreu i forcës së saj policore në një konferencë shtypi.

Viorel Cernauteanu tha se shtatë persona u arrestuan. Më vete, policia tha se 54 protestues u arrestuan dhe katër kërcënime me bombë u regjistruan.

Protesta e sotme ishte një nga seria e mbajtur kundër qeverisë së re properëndimore, e organizuar nga e ashtuquajtura Lëvizja për Popullin.

Grupi mbështetet nga Partia Shor miqësore me Rusinë, e cila mban gjashtë vende në legjislaturën e Moldavisë dhe drejtohet nga një oligark i sanksionuar nga MB.

Protestuesit kanë kërkuar që presidentja Maia Sandu të japë dorëheqjen, duke kërkuar që qeveria të paguajë për faturat e energjisë dimërore dhe që ata të mos e përfshijnë vendin në luftë.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmëruan më parë aktorët e mbështetur nga Rusia do të përdornin protestat për të nxitur një kryengritje në Moldavi.

Policia kufitare e Moldavisë tha gjithashtu se një "përfaqësuesi të mundshëm" të grupit paraushtarak të Rusisë Wagner iu mohua qasja në vend javën e fundit.

Ora 14:53
Gratë ruse protestojnë kundër Putin: Mos i dërgo burrat dhe djemtë tanë në luftë pa mobilizim, si qengjat në thertore

Një grup grash dhe nënash ruse i kanë bërë thirrje Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë dërgimin e burrave dhe djemve të tyre “në thertore” duke i detyruar ata të bashkohen me grupet e sulmit pa trajnime apo furnizimet e duhura.

Në një video të shpërndarë nga kanali i pavarur rus Telegram SOTA, gratë thanë se të dashurit e tyre ishin detyruar t'i bashkoheshin grupeve të sulmit në fillim të marsit, pavarësisht se kishin vetëm katër ditë stërvitje që nga mobilizimi i tyre në shtator.

Gratë mbajnë një tabelë në rusisht që lexon, "Divizioni i Artilerisë së Veçantë të Howitzer 580", i datës 11 mars 2023.

“Burri im, ndodhet në vijën e kontaktit me armikun”, thotë një grua në regjistrim. "Njerëzit tanë të mobilizuar po dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara - pesë në të njëjtën kohë, kundër armikut të armatosur rëndë," vazhdoi ajo.

Ora 13:23
Inteligjenca britanike: Askush nga rrethi i ngushtë i aleatëve të Putin, nuk i ka dërguar fëmijët në luftë

1677421123_Screenshot1.jpg

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, ka dhënë detaje për humbjet e rusëve në rajone të caktuara të vendit.

 “Në raport me numrin e banorëve, qytetet më të pasura të Rusisë si Moska dhe Shën Petersburgu kanë mbetur relativisht të paprekura. Në fjalë tjera, shumë pak njerëz kanë humbur jetën nga qytetet e mëdha, pasi nga këto qytete ka shumë pak të mobilizuar”, thuhet në raportin e britanikëve.

Por ajo çfarë vlen të theksohet sipas inteligjencës britanike është fakti se familjet e elitës politike dhe shtetërore të Rusisë janë të paprekura nga lufta.

“Më 21 shkurt 2023, zyrtarë të lartë rusë mbushën dy rreshtat e parë të audiencës gjatë fjalimit të presidentit Vladimir Putin për gjendjen e kombit. Asnjëri prej tyre nuk dihet se ka fëmijë që shërbejnë në ushtri”, shkruajnë britanikët.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës