Lufta Ukrainë – Rusi/ Bie rezistenca ukrainase në qytetin Avdivka, ushtria e Kievit tërhiqet! Zelensky: Donim të shpëtonim jetën e ushtarëve

Ushtria ukrainase tërhiqet nga Avdiivka, Donetsk e ushtria ruse ka ngritur tashmë flamurin në qendër. Forcat ruse morën nën kontroll qytetin e Avdivkës, pas vendimit të ushtrisë ukrainase për të tërhequr trupat.

Beteja për Avdivkën zgjati disa muaj, dhe konsiderohet edhe më e përgjakshme se ajo për qytetin e Bakhmutit. Sipas autoriteteve ukrainase, mbi 5000 ushtarë rusë vdiqën në tentativë për të pushtuar qytetin, dhe më shumë se 3000 mjete të rënda ushtarake ruse u shkatërruan.

Edhe pse përballë mungesës së municioneve për ushtrinë e tij, rezulton si oksigjen për Kievin pakti dy palësh i Zelenskyt me Berlinin dhe Parisin me premtimin e ndihmës së re ushtarake sipas modelit të asaj të nënshkruar tashmë me Londrën.

Megjithatë, të gjithë sytë mbeten te Shtetet e Bashkuara, pas ndalimit të një pakete të re ndihme. Scholz, në një konferencë për shtyp, i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të "autorizojë vendimet e nevojshme për të garantuar mbështetjen" për Ukrainën, duke pasur parasysh se mbështetja e SHBA mbetet "thelbësore" për Kievin.

Senati amerikan miratoi të marten, e 13 shkurtit një paketë ndihmash prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Nga kjo shumë 60 miliardë dollarë janë ndihma për Ukrainën, por fati I këtij pr/ligji mbetet i paqartë, pasi republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk do të mbështesin këto masa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Kamala Harris: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk duhet të ndikohet nga lojërat e brendshme politike

1708094533_kamalaharris.GIF

Kamala Harris

Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “të vendosura” në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Kështu u shpreh zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila shpreson se "lojërat politike" të brendshme nuk do të ndikojnë në qëndrimin e SHBA-së.

“Politika nuk ka asnjë rol për të luajtur” , tha Harris në një konferencë për shtyp në Mynih me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e përshkoi ndihmën amerikane si “jetike” për Kievin.

Ora 11:56
Zelensky në konferencën e Sigurisë në Mynih: Putini ka dy opsione, në Hagë ose të vritet nga një bashkëpunëtor

1708167470_100540631ed689fdce11548f1b1d4108eca64a4cc.webp

Putini ka vetëm dy opsione: 'të përfundojë në Hagë (në Gjykatën Penale Ndërkombëtare) ose të vritet nga një prej njerëzve përreth tij që tani po vrasin për të”"Ne duhet ta bëjmë sigurinë realitet përsëri. Viti 2024 kërkon një reagim nga të gjithë ne. Nëse nuk veprojmë, Putini do t'i bëjë vitet e ardhshme katastrofike edhe për kombet e tjera" 
Deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ora 10:48
U tërhoqën nga qyteti Avdiivka, Zelensky: Vendimi i duhur për të shpëtuar jetët e ushtarëve

1708077319_zelensky.JPG

Tërheqja e ushtrisë ukrainase nga qyteti i Avdiivka ishte një "vendim i duhur" për të "shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur", ndërsa ushtarët ukrainas luftuan për t'i rezistuar sulmit të trupave ruse.

Këtë e deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ishte një vendim i drejtë dhe profesional logjik për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur,” tha ai.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 17/02/2024 12:00

    Ty nuk te intereson jeta e ushtareve o komik por terheqja e ushtrise ukrainase u be sepse nuk kishin dhe nuk kane asnje shans perballe ushtrise Ruse . Duke mashtruar boten dhe veten me mendimin se do te sfidonit ushtrine Ruse i dergove djemte e nenave drejt vdekjes se sigurt kur mund te ishte bere nje marreveshje qe ne fillim pa u vrare dhe shkaterruar asgje o cifut

    Përgjigju
    • Komiti: 19/02/2024 07:45

      Zelenski një mercenar i Amerikës po bënë të gjith gjakderdhjen në ukrainë

    • Shaban: 17/02/2024 17:25

      Kur te vjen halli te shtepia a do ikesh me vrap apo do i vesh shpatullat??? Por kur ke byk ne vend te truve

    • Gripi: 17/02/2024 14:02

      Sakte, po hajde sqaro Shabanin me poshte qe beson perralla.

    • Shaban: 17/02/2024 13:04

      Shko mer qukapik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë