Lufta/ Scholz: Do të vazhdojmë të furnizojmë me armë Izraelin! CNN: Netanyahu plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve në SHBA

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në parlamentin federal të Gjermanisë tha se vendi i tyre do të vazhdojë që t’i dërgojë armë Izraelit dhe se Irani po luan me zjarrin.

Ndërkohë raportohet se plani i Izraelit për t'iu përgjigjur sulmit të Iranit më 1 tetor është gati. Sipas burimit televiziv amerikan CNN, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë siguruar Shtetet e Bashkuara se çdo kundërsulm ndaj Iranit do të kufizohet në objektiva ushtarakë dhe jo në objektet e naftës ose bërthamore.

Gjithashtu, burime brenda administratës së presidentit Joe Biden thonë se presin që Izraeli të hakmerret kundër Iranit brenda këtij muaji, përpara votimeve presidenciale në Amerikë që do të zhvillohen më 5 nëntor.

Nga ana tjetër ushtria izraelite (IDF) konfirmuan se kishin kryer një bastisje në periferi të Dahiyeh, në Bejrutin jugor, disa ditë pas sulmit të fundit ajror në kryeqytetin libanez. Lajmin e ka raportuar agjencia e lajmeve Times of Israel.

Avionët luftarakë izraelitë, të udhëhequr nga agjentë të shërbimit sekret, thuhet se goditën një depo armësh nëntokësore të Hezbollahut. Para sulmit IDF u bëri thirrje civilëve të evakuohen nga kjo zonë.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Bejrutit, të paktën 5 persona vdiqën mes tyre edhe kryebashkiaku Ahmad Kahil.

Sipas një dëshmitari, qyteti u sulmua nga të paktën nëntë sulme ajrore në hapësirën prej 30 minutash. Dhe  një prej këtyre bastisjeve me sa duket goditi ndërtesën komunale Nabatiyeh, ku kryetari i bashkisë po mbate një takim për të menaxhuar situatën humanitare në qytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Kancelari gjerman: Do të vazhdojmë të furnizojmë Izraelin me armë, Irani po luan me zjarrin

Foto: Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në parlamentin federal të Gjermanisë tha se vendi i tyre do të vazhdojë që t’i dërgojë armë Izraelit.

Ne i kemi dërguar armë Izraelit dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë edhe në të ardhmen”, tha kancelari gjerman.

Po ashtu ai shtoi se Irani po luan me zjarrin.

"Ne nuk do të pranojmë që Irani të sulmojë Izraelin me raketa. Kjo nuk duhet të ndodhë. Irani po luan me zjarrin” shtoi Scholz.

Më tej Scholz insistoi sërish për një armëpushim në Lindjen e Mesme.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 16/10/2024 16:16

    O legen servil i cifuteve , nuk ishin te paret cifutet qe bombarduan ambasaden Iraniane ne Siri ? Nuk ishin sherbimet sekrete cifute ato qe kane vrare drejtues te sshtetit Iranian ? E keqja ne lindjen e mesme do te vije cetem nga cifutet dhe nga asnje tjeter sepse jane rrace grabitqare dhe manipuluese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Në Bruksel shkohet për t'u 'djegur'

Mero Baze: Në Bruksel shkohet për t'u 'djegur'