BE gati platformën për rindërtimin e Ukrainës, Zelensky: Janë shkatërruar mbi 800 mijë ndërtesa! I pranishëm në konferencë edhe Ahmetaj

BE gati platformën për rindërtimin e Ukrainës, Zelensky: Janë shkatërruar mbi 800 mijë ndërtesa! I pranishëm në konferencë edhe Ahmetaj

Luftimet pranë Lysychanskut

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

'Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe kanalizuar burimet', tha ajo.

Platforma do të bashkojë vendet, institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Do të përfshijë gjithashtu organizata ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Në takimin e lidërve të BE-së në Lugano ishte i pranishëm edhe zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, pasi Shqipëria dhe vendet e Ballkanit kanë premtuar që të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin. Lajmin për rindërtimin e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që zhvilloi në Kiev me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Banka Evropiane e Investimeve, krahu huadhënës i Bashkimit Evropian, po propozon një strukturë financimi të përdorur më parë gjatë pandemisë COVID-19 për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës me deri në 100 miliardë euro (104.3 miliardë dollarë) investime, raportoi Reuters të hënën.

Në takimin dyditor pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Lufta, Von der Leyen: Do të krijojmë platformë për rindërtimin e Ukrainës

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe kanalizuar burimet, tha ajo.

"Që nga fillimi i luftës, Bashkimi Evropian ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro (6.48 miliardë dollarë) në mbështetje financiare", tha von der Leyen. "Dhe... më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”.

Platforma do të bashkojë vendet, institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Do të përfshijë gjithashtu organizata ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Banka Evropiane e Investimeve, krahu huadhënës i Bashkimit Evropian, po propozon një strukturë financimi të përdorur më parë gjatë pandemisë COVID-19 për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës me deri në 100 miliardë euro (104.3 miliardë dollarë) investime, raportoi Reuters të hënën.

"Përmes platformës së rindërtimit, Komisioni Evropian mund të ofrojë ekspertizën e tij të gjerë në drejtimin e programeve që kombinojnë reformën dhe investimet", tha von der Leyen.

"Përveç kësaj, ne kemi punuar ngushtë me Ukrainën për një kohë të gjatë. Dhe kjo do të intensifikohet vetëm tani që Ukraina është bërë zyrtarisht kandidate për t'u bashkuar në union".

Evropa ka një përgjegjësi të veçantë dhe një interes strategjik për të qenë në anën e Ukrainës, shtoi ajo.

“Qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës”, tha ajo. "Ata duan të minojnë vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë".

Liderët nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare do të takohen më 4 korrik në Lugano të Zvicrës, në takimin që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj.

Në takimin dyditor në Lugano pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ora 14:06
Zelensky zotohet për rimarrjen e territoreve pasi Rusia pushtoi Lysychanskun

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forcat e tij u tërhoqën nga Lysychansku, territori i fundit i mbajtur nga ukrainasit në provincën lindore, Luhansk.

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelensky tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.

“Fakti që ne mbrojmë jetën e ushtarëve tanë, të njerëzve tanë, luan një rol po aq të rëndësishëm. Ne do të rindërtojmë muret, do të rifitojmë tokën dhe njerëzit duhet të mbrohen mbi të gjitha”, tha presidenti Zelensky.

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se vendosi të tërheqë luftëtarët e saj të mbetur nga Lysychansku sepse vazhdimi i përpjekjeve të mbrojtjes përballë epërsisë ruse në numra dhe pajisje, "do të çonte në pasoja fatale".

Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve ndihmë me armë më të përparuara për t'i ndihmuar saj të përballet me ushtrinë ruse.

Që nga dështimi i hershëm për të rrëzuar presidentin Zelensky ose për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në vënien nën kontroll të rajonit të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ruan kontrollin e disa qyteteve në Donetsk.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, informoi presidentin Vladimir Putin se Republika Popullore e Luhanskut, siç e quan veten qeveria separatiste pro-ruse që pretendon se kontrollon Luhanskun, është “çliruar”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në rrjetin Telegram.

Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimet në një qytet rus në kufi me Ukrainën të dielën janë vrarë të paktën tre persona.

Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet në Belgorod. Ligjvënësi rus Andrei Klishas ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimeve.

"Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod", tha ai në një postim në platformën Telegram, "janë një akt i drejtpërdrejt agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë atë ushtarake".

Zyrtarët ukrainas nuk komentuan pretendimet ruse për shpërthimet në Belgorod.

Plani i rimëkëmbjes

Zvicra është mikpritëse e një konferencë që do të mbahet sot dhe nesër lidhur me atë që do të jetë e nevojshme për të rindërtuar Ukrainën.

Takimi në Lugano mbledh udhëheqës nga dhjetëra vende e organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Ambasadori i Ukrainës në Zvicër, Artem Rybchenko, tha se konferenca do të ndihmojë në krijimin e një udhërrëfyesi për rimëkëmbjen e vendit të tij.

Presidenti Zelensky pritet t'i drejtohet konferencës me një video lidhje, ndërsa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, bëri një udhëtim të rrallë jashtë Ukrainës për të marrë pjesë personalisht në tubim./VOA

Ora 13:49
Putin: Ofensiva vazhdon edhe pas pushtimit të Luganskut

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu që të vazhdojë ofensivën në Ukrainë edhe pasi trupat ruse kanë marrë kontrollin e të gjithë rajonit të Luganskut.

Njësitë ushtarake, duke përfshirë grupin e Lindjes dhe atë të Perëndimit, duhet të kryejnë misionet e tyre sipas planeve të miratuara më parë.

Ora 13:21
Kuleba: Shanset që Bjellorusia të hyjë në luftë lidhet me suksesin e Rusisë në terren

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh se ka kontakte shumë të kufizuara me diplomacinë e Minskut, ndërkohë tha se ‘ideja’ e hyrjes direkte në luftë të Bjellorusisë lidhet me suksesin e Rusisë në terren.

"Hipoteza e hyrjes direkte në luftë nga Bjellorusia do të rritet në raport me sukseset ruse", tha Ministri Kuleba.

"Ne kemi një ambasador në Bjellorusi dhe ata kanë një ambasadë në Kiev. Këto janë kanalet e vetme të komunikimit. Kjo do të thotë, gjithçka është shumë e thatë dhe zyrtare, por nuk ka kuti postare të përditshme plot me komunikime", shtoi ai.

Ora 12:36
Peskov: Putini nuk do të përshëndesë Joe Bidenin për 4 korrikun

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t'i dërgojë përshëndetje presidentit amerikan Joe Biden për 4 korrikun, pasi ky vit përfaqëson kulmin e politikës armiqësore të SHBA ndaj Rusisë”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, raporton Interfax.

Ora 08:40
Konferencë në Lugano për procesin e rindërtimit të Ukrainës

Liderët nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare do të takohen më 4 korrik në Lugano të Zvicrës, në takimin që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj.

Në takimin dyditor në Lugano pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do të marrë pjesë virtualisht në këtë takim, ka paralajmëruar se puna që i pret vetëm në zonat që tashmë i kanë çliruar, është “vërtetë kolosale”.

“Është e nevojshme jo vetëm që të riparojmë gjithçka që pushtuesit kanë shkatërruar, por po ashtu të krijojmë një themel të ri për jetën tonë: të sigurt, modern, të rehatshëm dhe të arritshëm”, tha ai gjatë një adresimi më 3 korrik.

“Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë për ne sot, ne duhet të kujtojmë se na pret e nesërmja”, theksoi Zelensky.

“Ukraina është një shtet i madh dhe ka pasur shumë shkatërrim... nuk mund ta nisni planifikimin dhe koordinimin për rindërtim aq shpejt sa kërkohet”, tha për Dpa, Markus Berndt, kreu i departamentit për aktivitete të jashtme në Bankën Evropian për Investime.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për ndihmë urgjente që të sigurohet se shërbimet bazike, siç janë furnizimet me ujë, rrjet të kanalizimit, qasje në internet dhe të sigurohet se ka stabilitet makroekonomik.

Ambasadori zviceran që është përgjegjës për konferencën, Simon Pidoux, tha se është herët të vlerësohen të gjitha nevojat e Ukrainës, por insistoi se takimi në Lugano duhet të ofrojë një “busull” për punën që duhet të bëhet në të ardhmen.

“Mendoj se përpjekja [për rindërtim] do të zgjasë me vite, në mos dekada”, tha ai.

Qindra miliarda euro do të kërkohen për të financuar rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës.

Konferenca ishte planifikuar që të mbahej para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të gjerë më 24 shkurt dhe fillimisht ishte paraparë që në këtë konferencë të diskutohej për reformat në Ukrainë, por më pas qëllimi u ndryshua dhe takimi tani do të përqendrohet në rindërtimin pas luftës.

Konferenca pritet të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët: Deklaratën e Luganos./REL

Ora 08:08
Zelensky: Rusia po përjeton krizën më të keqe të 50 viteve të fundit, do të jetë kështu për aq kohë që dëshiron të jetë një shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përjeton krizën më të madhe të 50 viteve të fundit për shkak të vendimit të saj të nisjes së luftës në  Ukrainë. Lideri ukrainas  thotë se Rusia dëshiron të jetë një shtet terrorist, ndërkohë që ka shkëputur kontaktet me shumicën e shteteve.

Zelensky gjithashtu përsëriti nevojën e ushtrisë për armë moderne.

"Ekonomia ruse po përjeton krizën më të madhe të 50 viteve të fundit. Bota ka prishur lidhjet me Rusinë. Fjalët 'kolaps', 'deficit' dhe 'varfëri' do të përshkruajnë jetën ruse për aq kohë sa ky shtet dëshiron të jetë terrorist shtet. Dhe ky është një vlerësim konservator. Për çfarë është e gjithë kjo? Duhen propagandues të çmendur për të treguar një flamur rus ose sovjetik mbi rrënojat diku në transmetimet e tyre... Thjesht nuk ka përgjigje tjetër. Është e qartë për të gjithë në botë dhe, jam i sigurt, për të gjithë njerëzit e shëndetshëm në vetë Rusinë se Ukraina do të fitojë. Është vetëm çështje kohe. Fatkeqësisht, bëhet fjalë për humbjet që ne pësojmë, kryesisht të njerëzve. Bëhet fjalë për armë moderne, të cilat duhet t'i marrim dhe do t'i marrim sigurisht”, tha Zelensky duke shtuar se Rusia ka humbur më shumë se 35,000 ushtarë.

 

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 04/07/2022 13:29

    Jam kurjoz o Zelinsk, cilen ukraine do rindertosh, ate qe te mori rusi apo ate qe te ka mbet? Meso nga historia e komshijeve (Gjeorgjise) o derdimen dhe hapi syte se nuk po e izolon e gjithe bota, veç ajo perendimore. Konsumusit e energjive natyrore gjinden kudo neper bote se eshte deficit.

    Përgjigju
  • Slava Ukraine: 04/07/2022 12:52

    Putini do ketë fatin e Sllobodanit. Nuk i shpallet luftë qytetërimit

    Përgjigju
    • Loti: 04/07/2022 15:09

      Besoj e di qe Slloboqenin e sulmoj Nato pa miratimin e OkB, njesoj si sulmi i Rusise ndaj Ukraines. Slloboqeni ne kte rast eshte Zelinski

  • Tata: 04/07/2022 09:17

    Hahahaha,vertete e ka ky apo kujton se po xhiron ko edine e radhes?

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2022 09:04

    Do fitosh nje m.t ti dhe amerika jote o njeri kot qe vret popullin tend

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2022 08:44

    O legen i Amerikes qe per pushtet po vret popullin tend , ngele duke mashtruar si ato bushtrat dhe prape ke fytyre te dalesh ne media !

    Përgjigju
  • tre: 04/07/2022 08:18

    mir shoku mir, por dil nga bunkeri se te ardh rusi te dera shtepise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)