Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një lagje në Irpin! Abazoviç: Mesazh që Europa të bëjë më shumë! Zelensky: Ukraina dhe Ballkani meritojnë të jenë në BE

UKRAINË- Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo për 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç është një mesazh i fortë për Bashkimin Europian, që duhet të bëjë më shumë. Vendimi iu bë i ditur ballë për ballë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët për shtyp, që kulmoi vizitën e tyre disa orëshe në Kiev.  Rama teksa dha lajmin për rindërtimin e një lagjeje në Irpin, nga ku ishte vetë dëshmitar i pasojave shkatërruese të luftës, nuk nguroi edhe të “thumbonte” Bashkimin Europian.

“Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave”, tha Rama, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.

Ukraina pret që të merr statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe 2 kryeministrat Rama e Abazoviç kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj popullit të Ukrainës në këtë rrugëtim në familjen Europiane. Rama tha se nuk do nervozoheshin aspak, pse BE-ja do të anëtarësonte Ukrainën, ndërkohë që Shqipëria vijon të pres ditën jeshile.

Të njëjtin mesazh e përcolli edhe Abazoviç.

“Nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës, askush nuk duhet të thotë jo se po t’ia japim Ukrainës, këta të tjerët që po procesin do bëhemi nervoz, jo nuk ndodh kështu”, tha Rama.

“Nuk duhet të zgjatet shumë me çështjet e procedurave, për plotësimin e kritereve”, tha Abazoviç.

Në vazhdën e këtyre deklaratave, edhe Zelenskyy tha se Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nuk duhet të shihen si rivale, por mbështetëse të njëra-tjetrës, pasi të gjitha e meritojnë integrimin në familjen Europiane.

“Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE, nuk jemi rivalë, por plotësojmë njëra-tjetrën”, tha Zelensky.

Kjo konferencë për shtyp përmbylli vizitën gati 1 ditore në Ukrainë, ku së bashku me Abazoviç panë nga afër pasojat e luftës që ushtria ruse po kryen atje që prej 24 shkurtit. Pas vizitës 12-orëshe me tren, dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas në Kiev. Vizita e tyre nisi në Bucha, e më pas në Borodyanka e Irpin, tre ndër qytetet e prekura nga masakrat dhe varret masive të civilëve.

Më pas ata vizituan ekspozitën për luftën ruso-ukrainase, ku panë të dokumentuara tmerret me të cilat është përballuar populli ukrainas. Vizita vijoi me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Në këtë vizitë zyrtare, Rama ishte  i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Rama takon kryebashkiakun e Kievit, ish kampionin e boksit Vitaly Klychko

Gjatë vizitës në Kiev kryeministri  Rama është takuar dhe me Vitaliy Klychko kryetari i bashkisë së Kievit njëherazi dhe ish kampioni i boksit.

"Bashkia Kiev! Me kryetarin, kampionin botëror të boksit, Vitali Kliçko", shkruan Rama në foton e shpërndarë në facebokk krah tij.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Ukrainë ku ka takuar dhe presidentin ukrainas dhe zyrtarë të lartë të Ukrainës.

Ora 20:07
Rama: Nuk bëhemi nervoz nëse Ukraina do të marrë statusin si vend kandidat në BE dhe ne ende presim çeljen e anëtarësimit

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e sheh Ukrainën si rivale, duke këmbëngulur që nuk do bëheshin nervoz nëse BE do i jepte statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në familjen Europiane.

“Mund të marrësh statusin kandidat, por të nesërmen dielli nuk lind më herët, jeta do jetë po aq e vështirë, me shpresë do përmirësohet falë shpresës e vendosmërisë tuaj, do jetë një proces i gjatë, kam humbur sa vite ka që kur Maqedonia dhe në jemi bërë vend kandidat, ja ku jemi ende në pritje, na thonë që e meritojmë, por ka diçka që nuk shkon mes Bullgarisë e Maqedonisë, nuk e di kur do I nisim negociatat se nuk varet nga ne e as nga BE, nëse edhe në këtë Këshill nuk do të jenë në gjendje që ta zhbllokojnë Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria, do kërkojmë të ndahemi, jemi këtu për t’i thënë mikut tonë të dashur, Zelensky që nuk kemi asnjë problem nëse BE I jep statusin kandidat Ukrainës, askush nuk duhet të thotë jo se po t’ia japim Ukrainës, këta të tjerët që po procesin do bëhemi nervoz, jo nuk ndodh kështu”, tha Rama.

Ora 20:00
Abazoviç në Ukrainë: Do iu mbështesim financiarisht, prania e vende të Ballkanit mesazh për BE që të bëjnë më shumë

 

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se Ballkani do të japë ndihmë për rindërtimin e Ukrainës, ndonëse janë vende të vogla por do të kontribuojnë. Përveç kësaj, Abazoviç tha se po i japin Ukrainës mbështetje financiare.

“Lufta të ndalet, duhet të gjemë një rrugë sesi të ndalim luftën shkatërrimin masiv të infrastrukturës të shtëpive, vrasjes së njerëzve, pas kësaj do kemi mbështetje te plotë për rindërtimin e qyteteve. Nuk kemi shumë kapacitete jemi vende të vogla por do japim kontributin tonë. Siç po japim kontribut duke iu dhënë ca pajisje dhe mbështetje financiare, nuk është mjaft por është përgjegjësia jonë. Samit i tre kryeministrave nga Ballkani Perëndimor është një mesazh i fortë për BE, për vendet që janë superfuqi për të bërë shumë më tepër sesa ne. Ajo që keni bërë deri më tani është e pabesueshme. Nga ana jonë do keni mbështetjen tonë. 10 mijë ukrainas, janë mesë të mikpritur dhe ndihen mjaft të sigurt. Nuk dua të shoh që kemi refugjatë nga Ukraina sepse kanë shtëpitë e tyre këtu, dua të vijmë në atë kohë që të flasim për marrëdhëniet ekonomike të bërit biznes, kemi një mik të besuar do bëjmë më të mirën për të mbështetur çdo nismë. E dimë çfarë është agresioni dhe krimet e luftës. Në emër të paqes miqësisë iu uroj gjithë më të mirën për të ardhmen dhe faleminderit për këtë mundësi. Ky është një detyrim moral i vendeve të BE dhe më pas detyrim politik”, tha Abazoviç.

Ora 19:59
Samiti në Kiev i Ramës dhe Abazoviç, Zelensky: Kemi parë nazizëm, terrorizëm, ky është gjenocid!

 

Gjatë konferencës e cila po zhvillohet në Kiev nga liderët e ballkanit dhe Zelenskyt, Presidenti i Ukrainës është shprehur se agresioni rus është agresion i ngjahsëm me nazizmin dhe mizoritë e tjera historike. 

'Kjo luftë ka 8 vjet shkelje. Nuk mund ta krahasojmë këtë me, pushtimin në shkallë të gjerë. Ka nisur qysh prej 2014 por atëherë ishim të gatshëm për çdo gjë. Por askush nuk di ta mendonte për këtë torturë, në rajonin lindor, rajonin e Kievit, për vrasjet e Kievit. Kjo lloj mizorie ishte e paimagjinueshme. Kemi parë nazizëm, terrorizëm, ky është gjenocid!

Kjo nuk është vetëm me fjalë, mund ta shohësh me dytë e tu. Në mediet ruse, thuhet se nuk njohin Ukrainën si shtet, si territor, nuk e njohin si komb.

Kjo është një propagandë si ajo naziste.

Ata nuk e njohin sovranitetin tonë. Është çështje parimi për ta të mos na njohin si komb. Ata e kanë pasur këtë koncept prej vitesh. Ata kanë degraduar Ukrainën. Nëse ne biem, ata mund të fitojnë diçka. Kjo nuk duhet të vazhdojë. Është një dramë nga ato televizive, kur Ukraina mendoi të jetë e bashkuar me vendet e tjera të botës, atëherë kjo do përfundojë. Kjo është një propagandë që ndjekin ata. Nëse i luftojmë sëbashku, Ukraina do bëhet më e fortë” – tha Zelensky.

Ora 19:45
Rama në Ukrainë: Do rindërtojmë një bllok banesash për familjet e Irpin, ta bëjmë në mënyrë ballkanike pa burokraci

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelenskyn, rama bëri me dije se janë gati të rindërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin.

“Me gjithë zemër zoti president për ftesën për të qenë këtu sot dhe ndihem i privilegjuar sëbashku me Dritanin dhe Dimirin i cili për arsye objektive nuk mund të ishte me ne. Si kryeministra të tri vendeve të NATO-s nga vendet e Ballkanit të gjendemi me ju dhe të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe popullin ukrainas. Personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak  e mjaftueshme, por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës. Jam mirënjohëse për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. Të kërkesës suaj në emër të popullit ukrainas që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Ai tha se Shqipëria si vend anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës. 

“Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe bashkë nismëtare për rezoluta bashkë me SHBA, është e privilegjuar që t’i jap zë shqetësimeve dhe zërit të popullit të Ukrainës për një paqe të drejtë, kështu më lini t’ia kaloj fjalën Dritanit, duke falenderuar atë që po bëni, se ajo nuk është diçka që ia keni detyrë popullit të Ukrainës, është diçka që nuk detyroheni, por po e bëni, për vlerat dhe parimet të të jetuarit në paqe, për Europën dhe botën”, përfundoi Rama.

Ora 19:42
Zelensky: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meriton të futet në BE, s’jemi rivalë

 

Presidenti Ukrainas, Volodomir Zelensky është shprehur se ky takim dëshmon mbështetjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi ndaj Ukrainës. Ai tha edhe Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, duke mos e parë njëra-tjetrën si rivale, por si plotësuese e njëra-tjetrës.

“Ky takim është një dëshmi për mbështetjen për Ukrainën nga ana e tyre, për sovranitetin e saj dhe kauzën për anëtarësimin në BE, për të vënë përpara të drejtësisë përgjegjësit e krimeve. Ratë luftës, paketa e shtatë e sanksioneve duhet të ndihet në mënyrë akute nga Rusia, duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus, na duhet të shmangim çdo zonë gri në Europë, Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE, nuk jemi rivalë, por plotësojmë njëra-tjetrën, ju falënderoj për mbështetjen, që mbështesni njerëzit tanë dhe shpresoj që shumë shpejt do jemi në gjendje së bashku për të punuar për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky.

Ora 18:07
Blofi i Berishës/ Shkruan se dy ministra u përjashtuan nga vizita në Kiev, por Xhaçka e Peleshi ndodhen në organet më të larta të sigurisë globale

Teksa kryeministri Edi Rama po viziton Kievin së bashku me kryeministrin e Malit të Zi Abazoviç, në Tiranë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se nga vizita ishin përjashtuar ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, nga kryeministri Rama.

Në fakt, një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ministri Niko Peleshi ndodhet në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes se vendeve të NATO-s, që zhvillohet në Bruksel, ndërsa ministrja e jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Neë York, ku merr pjesë në një sesion diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Pra të dy ministrat, sipas agjendave të planifikuara prej muajsh, po përfaqësojnë vendin në organet më të rëndësishme të sigurisë globale, ku Shqipëria vazhdimisht ka mbështetur e vijon të mbështesë fuqimisht betejën për liri të Ukrainës.

Ora 18:03
FOTOGALERI/ Rrugëtimi i Ramës në Ukrainë, çfarë nuk u pa nga vizita e tij në Kiev

 

Report Tv sjell fotot nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë. Me anë të kësaj foto galerie, tregohet i gjithë rrugëtimi i Ramës në Kiev, personat të cilët e kanë shoqëruar, vendet në të cilat ka qenë.

Ora 16:33
Zelensky në konferencën për shtyp me Ramën e Abazovic: Shqipëria dhe Mali i Zi të ngrenë çështjen e sigurisë së Ukrainës në takimet e NATO

1655303627_Screenshot2.jpg

“Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetur iniciativën për t'i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”. Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ai shtoi se është e rëndësishme Ukraina të ketë mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s, sepse çështja e sigurisë është prioritet dhe se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si anëtarë të NATO-s, mund të ngrenë çështjen e sigurisë së Ukrainës në takimet e Aleancës.

Ora 16:26
Rama dhe Abazoviç takojnë Zelenskyy, dalin pamje nga takimi (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë zhvilluar takimin me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky.

Ora 13:29
Abazoviç: Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam në Ukrainë! Paqja nuk ka çmim, është gjithçka që na nevojitet

1655292734_abazovic.JPG

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet në Kiev për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga bombardimet ruse. Pas vizitës në Borodyanka dhe Irpin, Abazoviç foli për mediat duke thënë se shkuan për të mbështetur Ukrainën ndërsa thekson se paqja nuk ka çmim.

"Të gjithë vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi këtu për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i sulmeve, agresionit dhe vrasjes së civilëve", tha kryeministri malazez Dritan Abazoviç për RTCG.

Ndër të tjera tha se qytetet e shkatërruara nga lufta dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

"Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam. Duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha kryeministri malazez.

Para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazoviç tha se ata janë "aty për të mbështetur Ukrainën".

Ora 13:21
Rama në Kiev, në ekspozitën ku tregohet tmerri i luftës me Rusinë: Bota ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë e rilindur

 

Pjesë e agjendës zyrtare të Kryeministrit Rama gjatë udhëtimit në Ukrainë ishte edhe vizita në Muzeun Kombëtar të Historisë së Luftës së Dytë Botërore, ku shpaloset ekspozita kushtuar luftës ruso-ukrainase. Rama ka lënë të shkruar edhe një mesazh.

  “Bota ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë e rilindur nga kjo”, ka shkruar ai.

 

 

Ora 12:37
Vizita e Ramës në Ukrainë, Berisha: Nga udhëtimi u përjashtuan ministrat Peleshi e Xhaçka

1655116837_berisdha.jpg

Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së Edi Ramës në Kiev. Ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka ngritur pyetjen se pse Edi Rama ka përjashtuar nga vizita ministrin Niko Peleshi dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçkën. Sipas Berishës udhëtimi i tyre u refuzua nga vetë Rama, i cili e dinte se në bisedimet me Zelenskyn do t’i ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishte ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

‘Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine, Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes! Te dashur miq, Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti  Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere. Sb’- shkruan Berisha.

Ora 11:01
FOTOGALERIA/ Mes rrënojave dhe dhimbjes së luftës, Rama sjell pamjet nga vizita në Ukrainë

Mes rrënojave, pallateve të shkatërruara dhe pasojave të tjera që ka lanë pas lufta e ashpër mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetet e Borodyankas dhe Irpinit. Këto janë pamjet që ka sjellë në facebook kryeministri Rama, të cilat i shikoni në fotot e mëposhme.

Kryeministri  Rama, dhe homologu i tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, kanë mbërritur në Ukrainën e e goditur nga forcat ruse mëngjesin e sotëm pas 12 orëve udhëtim me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni.

Ora 10:22
Rama dhe Abazoviç vizitojnë Irpinin, shohin nga afër bombardimet ruse në Ukrainë

 

Kryeministri Edi Rama se bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç po vizitojnë në Ukrainë vendet e bombarduara nga ushtria ruse. Kryeministri i Malit të Zi ka publikuar një video nga Irpin, një nga qytet më të prekura nga bombardimet ruse.

Ora 09:47
Nga mbërritja me tren te siguria dhe ushtarët e armatosur, dalin pamjet e vizitës së Ramës në Kiev

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga mbërritja në Kiev. Aty duket se si zbret për të përshëndetur zyrtarët ukrainas ndërsa pranë tyre qëndrojnë forcat e sigurisë. Kryeministri Rama pret homologun malazez për të vijuar më pas udhëtimin drejt Borodyanka.

Ora 09:30
Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Bucha, shohin zonat e bombarduara nga forcat ruse në Borodyanka: Jemi dëshmitarë të ferrit të luftës

 

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Borodyanka, qytet në rajonin Bucha për të parë nga afër krimet e luftës nga ushtria ruse.

Në zonën ku ndodhen duken qartë pallatet e djegura dhe trotuaret e shkatërruara si pasojë e sulmeve. Ndërkohë që zyrtarë ukrainas i shpjegojnë dëmet që kanë pësuar nga bombardimet e forcave ruse. "Jemi dëshmitarë të ferrit të luftës", shkruan Abazoviç në videon e publikuar.

Mes tyre ka edhe forca sigurie të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.

Ora 09:13
Forcat RENEA, ministrja Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri! Kush janë shoqëruesit e Ramës në Kiev

 

1655278307_cats.jpg

 

Në udhëtimin drejt Ukrainës, Kiev, kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga forcat RENEA si pjesë e sigurisë.

Gjatë vizitës në Bucha, ku do të shohin nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, do të jetë edhe Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shoqërohet nga forcat speciale.

Ora 08:50
Del VIDEO, Abazoviç së bashku me Ramën marrin trenin për në Kiev

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka publikuar pamjet e udhëtimit drejt Kievit së bashku me kryeministrin Edi Rama. Të dy shoqërohen nga ekipet e tyre dhe shkojnë me avion deri në Poloni dhe më pas marrin trenin për të shkuar në kryeqytetin e Ukrainës, ku do të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/06/2022 04:34

    Iniciativa per rindertimin eshte e mire.Po i gjendemi prane Ukraines,ashtu si bota na u gjend prane pas termetit.

    Përgjigju
  • Emri: 16/06/2022 00:12

    Hahaha o zot.... teatër i papare

    Përgjigju
  • erti: 15/06/2022 23:44

    Rama ,ky rindertues i madh ????????????????.Lot lot

    Përgjigju
  • LBL: 15/06/2022 21:46

    Dakort jam dhe une me rindertimin me parate publike te disa lagjeve ne Ukr. Me pas mund te japim nje PPP ne shendetesi, kolaudim tankesh, mbikalime dhe nenkalime me 40 Mil Eur/KM dhe ne fund per ta mbyll nje Kontrate 1 Eur per per kopshtin zoologjik te Kievit, pasi mbaruam pune me kopshtin e Tiranes qe ka dale nje mu. i vertete????????. Kesaj i thone tja fusesh bam -- thoshte Vani i shkrete te Pallati 176. Dhe kishte te drejte

    Përgjigju
  • maksi: 15/06/2022 20:53

    Ne NUK KEMI AKOMA UJE 24 ORE NE TIRANE MOR HORR,,,TI DO NA HEDHESH LEKE NE UKRAINE.....RREGULLO NJEHERE VENDIN TEND O MUT,,SE I KE NJEREZIT ME 30.000 LEKE TE VJETRA NDIHME EKONOMIKE....T.Q.R.....

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/06/2022 21:29

      Mjerim o vlla …!

  • Arbërori: 15/06/2022 20:17

    O Edvin shkjau shqipfolës, populli shqiptarë në Shqipëri nuk kan Kishor minimale për jetes e ty të doli koh që ta promovosh balkanin serborus që të ndertojë në Ukrain. Aty luftojn më shumë se 2000 serboqetnik në anën e rusis që vrasin , përdhunojn e masakrojn popullin e pa fajshëm Ukrainas, e ti ke fytyrë të na qet hi syve botën serboruse shkja shqipfolës, e ti sigurisht nuk e harrone që ta njollosësh edhe Kosovën për mos njohur nga parlamenti Ukrainas. Të premtojë se je i zbuluar si 1+1=2 . Një pyetje e kam për popullin tim shqiptarë , a e shifni se kryeministri bq i Shqipëris nuk është shqiptarë , por është një serb shqipfolës !!! Gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë nuk e pranon e njashtu edhe gjenocidin serb në Bosnje dhe Hercogovin ! Si është e mundur që ky njeri të lejohet që ta shkatrrojë qdo gjë shqiptare…??? ZGJOHUNI NGA AGONIA O SHQIPTARË….

    Përgjigju
    • Dory: 15/06/2022 20:28

      Shume bukur e ke kopjuar komentin... Po shiko punet ne kosove se ketu ne shqiperi i zgjidhim vete ne...

  • Gradishta: 15/06/2022 20:17

    O Sali që mbjell veç zi Zia dhe gjëma të rënët në shtëpi,

    Përgjigju
  • Titi: 15/06/2022 20:12

    Mos ua bej kete dhurate bllokun e pallateve se i bie te presin dhe ata nga 2-3 vjet ne cadra si ata te termetit ketu. Me kete vizite i harxhove aq fonde sa per t'u krekosur pak. Dhe ju ne komente kur perserisni te njejtat gjera si papagalle kuptohet qe jeni i njejti njeri koti, mos u lodhni e mos harxhoni kohe se nuk genjeni njeri.

    Përgjigju
  • Rigers: 15/06/2022 19:15

    O sali po si ke ftyr e te komentosh negativisht vajtjen e kryeministrit rama ne ukraine??? Kape thelbin kape mos ki mendjen vec me hedh balt

    Përgjigju
  • Rakip: 15/06/2022 19:13

    Mesazhi qe zoti rama dha per ndalimin e luftes ne ukraine ishte nje mesazh teper orekes dhe ke te urojme te mbyllet sa me shpejt lufta mes rusise dhe ukraines

    Përgjigju
  • Endri: 15/06/2022 17:41

    Shpresoj qe ky ferr te marri fund sa me shpejt sepse ata po perjetojne nje fatkeqesi mjafte te madhe

    Përgjigju
  • Hasan: 15/06/2022 17:39

    Ne kohera te veshtira lufte te gjithe duhet te behemi bashke qe ukraina te rigjeje paqen dhe qetesine dhe populli i saj mos te ndeshkohet padrejtesisht nga agresioni rus i tepruar

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/06/2022 15:39

    So ka mundësi që një kriminel hajdut si Salhe bajga të vazhdoi e të qëndron në politik. Ky njeri duhet prej shum vitesh të ishte në burg. Po ky vazhdon e bën politikën e tij kriminele. Po ky është Albanistani jon.

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/06/2022 20:19

      Edvin shkjau shqipfolës ështé më i zi në zemer se 10 Saliha!

  • besa: 15/06/2022 13:47

    ndihemi shume keq per te gjithe situaten e krijuar ne Ukraine, dhe i pergezojme te gjithe lideret me ne krye zotin Rama qe po i qendrojne prane ne keto momente kaq te veshtira per popullin Ukrainas

    Përgjigju
    • Oj besa: 15/06/2022 21:33

      Ta hongsha zemren sa mir qe e ke thon mi dreq. Sikur ta kish thon spilopali .qe u nderrua treher nga frika atje.I kish mush breket. E u nderrua 3 here

  • deni: 15/06/2022 13:45

    E pergezojme zotin Rama qe po i qendron prane popullit Ukrainas ne keto momente te veshtira per ta

    Përgjigju
  • Lala: 15/06/2022 13:18

    Sale o pallosh ka samit nato ne bruksel dhe ti e di shum mir se cfar vendoset e firmoset sot.pra duke qen se esht marreveshje ushtarake dhe politike ministri i brendshem per anen ushtarake dhe ministrja e jashtme per ane e politikes se jashtme jan atje.na cave riken ne idiotlliqe o olak.po ik ore gezo ca ke vjedh se te ka kalu ene mosha e pensionit

    Përgjigju
  • Artan: 15/06/2022 12:39

    Shume vende e kan mbeshtetur ukrainen por jo cdo lider ka guxuar te shkoj ne ukraine.

    Përgjigju
  • Gon Tota: 15/06/2022 12:13

    Duket influenca e Rames e vlerat e shqiptarve. E mori dhe Abazovicin me vete edhe pse mali zi ka mardheni te mira me Rusin

    Përgjigju
  • Alfred: 15/06/2022 12:10

    Shqiptaret gjithmon krah te drejtes dhe gjithone ne mbeshtetje te lirise. Kemi qene gjithmone ne mbeshtetje te ukraines dhe do jemi deri ne fund

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/06/2022 20:19

      Dhe më në fund në krah të serborusis …!!!

    • Tiku: 15/06/2022 12:49

      Hahaha...

  • anastas: 15/06/2022 12:10

    shpresoj qe kjo lufte te shuhet sa me pare. rrespekte per zotin rama qe vizitoi kievin ne kete kohe

    Përgjigju
  • kimi: 15/06/2022 12:02

    me kujtohen pamjet e termetit te 2019 me vjen keq qe ukraina eshte ne kete gjendje

    Përgjigju
  • leme: 15/06/2022 12:01

    me ato pamje qe pash me kujtohet termeti i 2019 dhe me vjen keq per ukrainen qe eshte katandisur ne ate situat

    Përgjigju
  • Robert: 15/06/2022 11:56

    Pamje te trishta nga ukraina nje perfaqesim i denje nga ana e kryeministrit te vendit tone

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/06/2022 11:50

    Ju lumte te dyve per kete takim qe do te beni dhe mbeshtetjen dhe kurajon qe po i jepni shtetit ukrainas

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/06/2022 11:49

    Iu lumte per mbeshtetjen te dyve qe po i jeni shtetit ukrainas ne kete sitate te keqe qe ndodhet shpresojme qe kjo lufte te marre fund sa me pare dhe cdo gje te kthehet ne normalitet

    Përgjigju
  • Festim: 15/06/2022 11:26

    Dhe njehere tjeter e treguat qe jeni mbeshtetje per kedo qe eshte ne veshtiresi,ne kete rast per ukrainasit!

    Përgjigju
  • Xheni: 15/06/2022 11:24

    Me vjen mire qe e keni mbeshtetur Ukrainen dhe po vazhdoni ta mbeshtesni????!Ky takim tregon dhe njehere vlerat e tuaja dhe na krenuat dhe njehere tjeter!

    Përgjigju
  • Noldi: 15/06/2022 11:17

    Nje vizite sado e vogel qe do te thote shume per ukrainen , dhe me kete vizite i jepni fund skeptikeve qe rama mbron ruset dhe politikat e tyre

    Përgjigju
  • Ona: 15/06/2022 11:16

    Mbeshtetja qe i keni dhene popullit te Ukraines tregon qe je shume njeri i mire dhe mendon per ate popull qe po kalon nje periudhe shume te veshtire

    Përgjigju
  • Fredi: 15/06/2022 11:11

    Nje kryeminister i cili ve jeten e tij ne rrezik duke shkuar ne ukraine vetem per te ndihmuar dhe rrjedhimisht per ti shtuar pike plus shtetit shqiptar ne mardhenje me nderkombtaret.

    Përgjigju
  • Iliri: 15/06/2022 11:09

    I vleresoj jasht mase perpjekjet dhe levizjet nderkombtare qe zoti Rama po ben. Do ndikojne shume ne avancimin tone drejt europes.

    Përgjigju
  • Frenki: 15/06/2022 11:08

    Ju lumt zoti rama tani ato kan me shume nevoj me shume se kurr per te gjithe ne me me behet qefi qe jeni ne mbeshtetjen te kuraines dhe i jepni mbeshtetje tuaj zoti rama

    Përgjigju
  • Eri: 15/06/2022 11:02

    Nje vizite e tille eshte e rralle nuk e ben kushdo. Ju jeni nje kryeminister i cili e vlersoni shume paqen dhe lirin e popullit. Me vjen mir te shoh sesi ju po beni nje vizite te tille dhe po i jepni kaq shum perkrahje ukraines

    Përgjigju
  • Meli: 15/06/2022 10:59

    Ukrania e meritom mbeshtetjen e shqiperise shpresoj qe ky takim te shkoj mire

    Përgjigju
  • andrea: 15/06/2022 10:57

    Me behet vertete qejfi kur shikoj Zotin Rama qe vizitoj nje vend te prekur nga lufta per ti dhene sadopak mbeshtetje

    Përgjigju
  • Ela: 15/06/2022 10:57

    Bravo Edi Rama per mbeshtetjen qe i keni dhene Ukraines dhe keni treguar gjithmone qe i qendroni ne krah cdo populli ne nevoje

    Përgjigju
  • Elda: 15/06/2022 10:54

    Kjo vizite do beje te mundur qe maredheniet me Zelenskyn te forcohen akoma me shume dhe te mbahen lidhje te mira per te ardhmen

    Përgjigju
  • Flavio: 15/06/2022 10:53

    Nepermjet kesaj vizite dy kryeministrat po tregojne se i qendrojne prane Ukraines dhe e mbeshtesin ate derisa liria dhe e drejta e saj te fitoje

    Përgjigju
  • Fati: 15/06/2022 10:31

    Me vjen mire qe permes ketij udhetimi drejt kievit ju po tregoni nje mbeshtetje te madhe per ukrainen dhe ktyeministrin e saj hero qe nuk u dorezua asnje moment perpara rusise

    Përgjigju
  • Joni: 15/06/2022 10:27

    Nje vizite e rendesishme ne ukraine ne kete kohe te keqe lufte. Ky veprim tregon mbeshtetjen e vendit tone ndaj qytetareve fatkeq te kesaj lufte te tmerrshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë